Prokuroria për Krime të Rënda zbardh detaje të dosjes së të arrestuarve për gjobëvënie në Shkodër. Janë se rreth 150 tregtarë të ndryshëm kanë paguar taksën mujore me detyrim për llogari të dyshuarve që i kërcënonin me jetë, e djegie të mallit dhe dyqaneve.
Gjatë ditës së martë, pritet që disa prej tyre të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë.
Rreth 150 tregtarë të Shkodrës, janë detyruar çdo muaj të paguajnë tek të arrestuarit shuma që varionin nga 1000 deri në 3000 lekë në formën e gjobës.
ABC News ka mësuar se në momentin e arrestimit policia e shtetit ia ka gjetur dhe sekuestruar të dyshuarve edhe disa blloqe shënimesh, me emrat e personave që kanë paguar dhe nuk kanë paguar çdo muaj.
Nga këqyrja e këtyre blloqeve, thonë burimet, janë konstatuar emrat e rreth 150 tregtarëve të vegjël në Shkodër, që kryenin aktivitetin e tyre në tregun e Zdrales e të rrugës së gjerë të Kirasit. Krahas emrit, mbiemrit dhe vendit të shitjes të dyshuarit mbanin shënim edhe pagesat mujore të cilat merreshin çdo fund muaji.
Sipas akuzës, të dyshuarit që drejtoheshin nga Abedin Bajraktri dhe Muhamet Lici, prej muajsh i detyronin këta tregtarë të paguanin në formën e gjobës shumat e caktuara mbi bazën e hapësirës dhe mallit që kishin në treg.
Këto pagesa, thonë burimet, tregtarët detyroheshin t’i jepnin pasi kërcënoheshin me dhunë e me djegie të mallit brenda tregut e dyqaneve që kishin. Burimet thonë se në listat e këtyre shënimeve, kishte edhe emra të personave që nuk kanë paguar, duke shkruar refuzon të paguajë.
Sipas prokurorisë, në ditët në vazhdim të gjithë emrat e tregtarëve që ndodhen në këto lista do të thirren për të dhënë deklarime, mes tyre edhe ata persona që kanë refuzuar të paguajnë taksën mujore.
Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se njëri prej dy organizatorëve të gjobëvënies, shtetasi Muhamet Lici, është me precedent penal në të kaluarën. Ai rezulton se në vitin 2014 është arrestuar në Tiranë për akuzën e “armëmbajtje pa leje”.
Akuzë për të cilën në proces gjyqësor, prokurori ka kërkuar dënimin e tij me 7 vite burg. Por, tre gjyqtarët Sokol Tona, Artan Gjermeni dhe Arben Micko, në përfundim të procesit gjyësor vendosen lirimin nga burgu të Muhamet Licit dhe dënimin e tij me kusht për 3 vitet e ardshme, që të mbajë kontakt me shërbimin e provës. Edhe disa nga të arrestuarit e tjerë për gjobëvënie, rezultuan se në të kaluarën kanë pas problem me ligjin.
Ndërsa para Gjykatës së Krimeve të Rënda, të dyshuarit e arrestuar për gjobëvënie pritet që të dalin gjatë ditës së martë.
PLERA SUNITE
pune sunitesh te pagjaks,te pabese,te pa fe,te pa bithe…………….varu mohamedin!
Nese ne blloqet e tyre eshte togefjaleshi “REFUZON TE PAGUAJE”, siç thuhet ne shkrim, atehere kjo eshte e mjaftueshme per te hedhur teresisht poshte pohimet e disa tregetareve te cilet dolen e thane se “…… ja jepnim vete me deshiren tone paret qe te na ruanin pronen…….”
Ai togeflqjesh vereton qe ata vinin gjoba…..
Edhe nese paguheshin per te ruajtur mallin, perseri denohen sepse kryejne nje veprimtari te paligjshme, nderkohe qe ne radhe te dyte nuk kane asnje marrveshje te shkruar dhe te noteruar me tregetaret per nje veprim te tille, nuk jane regjistruar si biznes qe te mbrojne te tjeret dhe nuk besoj se kane paguar ndonje takse per te ardhurat qe kane fiutar. Pra kane bere evasion fiskal. Edhe Al Kaponen nuk e denonin dot per krimet makabre qe kishte bere, por ja gjeten, e denuar 30 vjet …….., a e dini perse………, per evazion fiskal. Po te doje sheti ta fut koken ne vrime te halese.
Po ça ju thoni gjyqtar kriminelat thuaj.Ja këta janë kriminelat nëpër gjykata që mbron shqupi.
Kto Jan anadollaket e shkodres nga kirasi qe jetojn me lope ne shtepi dhe gjobisin familjet e thjeshta qe skan mbeshtetje duke ju ba presion.. ka 10 vjet burg pak I kan kta shkerdhata te pa bes..