Arrestohen vëllezërit shqiptarë në Itali me 32 kg kokainë

8 Mars 2017, 13:53Kronika TEMA

Policia italiane arrestoi dy vëllezër shqiptarë në Como, pasi u kapën me lëndë narkotike.

Të ndaluarit Q.N 34 vjeç dhe A.N 32 vjeç akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Atyre iu gjetën 32 kilogramë kokainë dhe 233.950 euro “cash”.

Sipas medieve italiane, policisë i lindën dyshime nga një automjet që përdorej nga dy vëllezërit e papunë, të cilët transportonin drogë nga Holanda.

Hetimet çuan në zbulimin e banesës së tyre në Inverigo, Comasco. Gjatë kontrollit, policia gjeti çelësat e një apartamenti të dytë e pikërisht në këtë shtëpi, brenda një dollapi të mbyllur me çelës, ata kishin fshehur kokainën e ndarë e 29 pako, si dhe paratë, të ndara në pako nga 10 mijë euro.

Droga mësohet se kapte vlerën e 4 milionë e gjysmë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje