Një sjellje skandaloze është fiksuar nga kamera e emisionit “BOOM” në ambientet e brendshme te Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Pas një pyetje që qytetari i drejton zyrës së informacionit ai merr si përgjigje tërheqjen zvarrë dhe nxjerrjen me forcë jashtë nga përfaqësues së administratës së këtij institucioni që në fakt duhet të japë drejtësi dhe jo dhunë.
Kamera e emisionit ka arritur të fiksojë sjelljen abuzive të punonjësve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.
Ka mjaftuar një pyetje të cilën qytetari ia drejton informacionit që punonjësi i kësaj Gjykate ta tërheqë zvarrë dhe ta largojë forcërisht nga sporteli.
Në pamundësi për të marrë sqarimin qytetari ka kërkuar takim me Kryetarin e Gjykatës Administrative Eriol Roshi.
Qytetari: Si është çështje e pushuar Drejtoria e Punëtorëve mua s’më ka kundërshtuar?
Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri, o zotëri
Qytetari: Është e paditur
Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri kalo këtej
Qytetari: Një minutë, o një minutë
Roja i Gjykatës Administrative: Kalo këtej thashë
Qytetari: Një minutë, o një minutë
Roja i Gjykatës Administrative: Kalo or këtej të thashë
Qytetari: Një minutë mos më tërhiq kështu
Sekretaria: Çështjen e ka pushuar gjyqtari
Qytetari: Gjyqtari nuk ka të drejtë ta pushojë
Sekretaria: Gjyatari e ka pushuar
Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri kalo këtej
Qytetari: Çke që tërheq?
Roja i Gjykatës Administrative: Kalo këtej thashë
Qytetari: Hiqe ore dorën, s’ka të drejtë ta pushojë ai, s’ke të drejtë të më tërheqësh. Më jep takim me kryetarin atëhere, më jep takim me kryetarin. Ajo ka të drejtë të më pranojë kërkesën për përjashtim as po e kërcënoj asgjë. S’ke të drejtë të më prekësh me dorë.