Arrestohen 3 vëllezër në Lushnje, rrahën motrën e tyre 60-vjeçare

7 Mars 2017, 09:09Kronika TEMA

Policia e Lushnjes ka bërë të ditur se ka vënë në pranga tre vëllezër pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tyre.

Mësohet se në pranga janë vënë vëllezërit Astrit Koroveshi, 42 vjeç, Pëllumb Koroveshi, 53 vjeç dhe Ilmi Koroveshi, 49 vjeç, të tre banues në lagjen “Kongresi” Lushnje.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tyre, shtetases F.S, 60 vjeçe, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje.

Ndërkohë, në Fier është arrestuar  Adriatik Çomo, 44 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje