Greqi, në pranga 2 shtetas shqiptar/ Sekuestrohen pilulat me vlerë 10 milion euro që do përdoreshin nga ISIS

7 Mars 2017, 12:25Kronika TEMA
Greqi, në pranga 2 shtetas shqiptar/ Sekuestrohen pilulat me vlerë 10

Një shtetas shqiptar me banim ne Greqi, është identifikuar si kreu i rrjetit ndërkombëtar që do të furnizonte me një sasi të madhe barnash narkotike luftëtarët e Shtetit Islamik.

Autoritetet greke njoftuan se kanë zbuluar në rrethinat e Athinës një laborator ku prodhoheshin barnat me emrin Captagon, që njihen gjerësisht si “droga e xhihadistëve”.

Përdorimi i saj i stimulon luftëtaret e ISIS-it para operacioneve luftarake.

Autoritetet greke sekuestruan 650.000 pilula Captagon, vlera e të cilave përllogaritet në rreth 10 milion euro, raporton Lapsi.al.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan dy shtetas shqiptare, një turk dhe një grek.

Ndërsa janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë, përkatësisht, një shqiptar, një turk dhe një grek, i cili është një ish-oficer policie në pension.

Sipas medias greke që citon burime nga organi i akuzës, shqiptari i shpallur në kërkim njihet me emrin Andrea, dhe prezantohej si biznesmen në fushën e ushqimeve.

Por sipas mediave kjo ishte thjesht një mburojë për trafikun e barnave që 47-vjeçari po përgatitej të realizonte.

Ai madje kishte porositur në një kantier në Athinë ndërtimin e një skafi të fuqishëm, të tipit Top Gun, me gjatësi 12.5 m.

Me këtë skaf ai do të kalonte ngarkesën e barnave narkotike për në Turqi e prej andej do ta dorëzonte tek porositësit, që me gjasë i përkasin Shtetit Islamik.

Policia greke thotë se në bashkëpunim edhe me shërbime inteligjente të vendeve të tjerë, po punon për kapjen e kreut të grupit, që dyshohet se aktualisht ndodhet në Turqi dhe personave të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje