Gjykata lë ish-komandon vrasës në burg

7 Mars 2017, 12:00Kronika TEMA

Gjykata e Përmetit vendosi që Alban Voda, njeriu që tronditi Këlcyrën sepse i preu kokën një të moshuari do të qëndrojë në burg.

I arrestuari 30-vjeçar, i cili ka qenë komando më parë akuzohet se vrau Nesim Hoxhën në fshatin Ujë Mirë të Këlcyrës.

Gjatë seancës në Gjykatën e Përmetit, Voda,  i cili vrau fqinjin e tij në fshatin Ujëmirë të Këlcyrës, dha gjithashtu një shkak tjetër për masakrimin e 66-vjecarit Nesim Hoxha, duke thënë se ai i kishte përdhunuar një familjaren e tij.

“Mirë ia bëra”, tha ai gjatë gjykimit.

Voda pranoi edhe djegien e kasolles së bagëtive dhe të 30 krerëve të viktimes disa vite me parë.

Po ashtu, si në rrëfimin e tij pas aktit makabër, ish-komandoja përsëriti se viktima kishte dashur ta mbyste me një kokër ulliri.

Ish-komando thuhet se kishte probleme mendore pas kthimit nga misioni nga Afganistani, por policia këmbëngul se ai e kishte paramenduar krimin dhe nuk ishte i sëmurë.

Nga ana tjetër ka dëshmitarë në fshat që flasin për një konflikt të hershëm midis autorit dhe viktimës.

Frika nga hakmarrja e ka boshatisur shtëpinë e ish-Komandos Alban Voda në fshatin Ujë Mirë të njësisë Sukë në Bashkinë e Këlcyrës.

Vëllai i 66-vjeçarit Nesim Hoxha reagon ashpër ndaj familjes së autorit të ngjarjes me të cilën ka edhe lidhje krushqie.

“Ta dëgjojë e gjithë bota, unë nuk rroj gjatë sa ta çoj atje “sipër”, jo vetëm atë, por të gjithë si familje”, u shpreh Tafil Hoxha, vëllai i viktimës.

Megjithë lidhjen mes dy familjeve, konfliktet nuk kanë munguar asnjëherë.

Vëllai i madh i viktimës tregon se 4 vite më parë të vëllait i kanë djegur rezervat e barit dhe kasollen e bagëtive duke u shkrumbuar rreth 30 krerë bagëtish.

Autori nuk u gjet asnjëherë, ndërsa para një viti Alban Voda e ka goditur me gur në kokë vëllain e tyre, por që familja e tërhoqi denoncimin pas ndërhyrjes së babait të ish-Komandos.

Kanë qenë 4 raste, djegia e mullarit, djegia e kasolles me dhentë, plagosja e tij me gur dhe heqja e kokës. Sepse ne pranuam pajtimin”, u shpreh Shyqeri Hoxha, vëllai i viktimës.

Kryeplaku i fshatit thotë se Albanin e njeh njeri pa probleme, por që nuk komunikonte më që pas kthimit nga shërbimi në Afganistan.

“Kur donte të fliste, kur nuk donte s’të kthente përgjigje”, shprehet kryplaku Asllan Sako.

Ish-komando i tregoi policëve se vrasjen e kishte kryer sepse viktima kishte dashur ta mbyste me një kokërr ulliri, një rrëfim ky që tregon gjendjen e rënduar psikike të tij.

E megjithatë problemet mendore, ai nuk kurohej dhe nuk kishte asnjë shënim në kartelën mjekësore.

Personi nuk është paraqitur asnjëherë në qendrën shëndetësore. Nuk ka kryer asnjë vizitë tek mjeku specialist psikiatër ose te konsulta në Vlorë”, thotë mjeku Arjan Xhaferaj.

“Ne i trajtojmë sa janë në radhët e FA, ndërsa më pas nuk mundemi pasi nuk jemi Ministria e Punëve Sociale. Megjithë aplikimin e kritereve te rrepta te pranimit, ngjarje të tilla tregojnë se duhet të bëjmë akoma më shumë në mënyrën e përzgjedhjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje