Gjykata Kushtetuese ka shpjeguar sot anulimin e dënimit të përjetshëm për Aldo Baren, duke sqaruar se është vendosur pranimi pjesërisht i kërkesës dhe dërgimin e saj për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë.
“Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2015-2087, datë 02.07.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”, thuhet në deklaratë sqaruese të vendimit.
Gjykata Kushtetuese informon se aktualisht, çështja ndodhet në fazën procedurale të shpalljes të vendimit, konform parashikimeve të ligjit procedural dhe në përputhje me afatin ligjor, dhe menjëherë pas shpalljes vendimi do të jetë në dispozicion të palëve në proces dhe publikut.
“Për sa më sipër, sqarojmë se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka dërguar çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Vendimi i saj nuk ka cenuar vendimmarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krimet e Rënda, nga ku rezulton se kërkuesi është dënuar me burgim të përjetshëm”, thuhet në deklaratë.
por ç’fare ka per tu çuditur ketu ?!?! jane jashte e do te mbeten
jashte kriminele si Sberisha e Sbasha.e shume e shume tetjere
EGZEKUTORE………
Keta te kushtetueses i japin argumente Saliut, (me urdher tij, kuptohet, qe ti perlyejne dhe baltosin te gjithe, Edi Ramen sidomos, meqe ky i duhet Saliut tani), sepse ka kaq kohe qe thote qe po pergatitet falja e Aldo Bares. Po nga e dinte ky njehere?!
Po kaq popull k.r te jemi valle!?
Ne kete vend kanibalesh me kete drejtesi shpellaresh edhe njeqind njerez te masakrosh, prape do gjendet nje dritare per ta falur vrasesin, sepse klani i Milosheviqit i ka hartuar ne menyre te tille ligjet qe te sundoje mbi shqiptaret e jo te bashkejetoje me ta. Prandaj Vetingu eshte me i domosdoshem se kurre.