Një vit më parë, Eni Vasili, më kërkoi të bëja një shënim në kopertinën e librit të saj mbresëlënës “Unë kam vrarë”: 10 portrete grash të burgosura për vrasje”.
Pikërisht ato ditë, me një grup ekspertësh, po i jepnim dorën e fundit një studimi mbi pjesëmarrjen e gruas në role vendim-marrëse, në politikë, administratën publike dhe kompani private në Shqipëri.
Analiza na kishte sjellë në përfundimin e qartë se megjithëse gratë e vajzat performojnë më mirë se burrat e djemtë, në rrugën e arsimimit ato ende nuk janë në kushte të barabarta, as për sa i përket aksesit në arsim dhe as nga vlerësimi i nivelit arsimor e i aftësive të tyre profesionale.
Por, unë bie dakord me këdo që thotë se megjithatë, ato ja kanë dalë të jenë një prani e admirueshme në shoqëri, si mësuese, mjeke, doktore shkencash dhe profesore; janë sot një e katërta e parlamentit; përbëjnë më shumë se një të tretën e kabinetit qeveritar; konkurojnë lirshëm në pozicionet e larta në administratë; janë në një prezencë të kënaqshme në linjën e parë të menaxhimit të kompanive të mëdha private.
Sidoqoftë, kjo anë e medaljes, me cilësinë e zhvillimit të pamohueshëm në këtë drejtim, mund të na çojë në përfundime të gabuara, nëse e shohim të ndarë nga ana tjetër, atë të diskriminimit ndaj vajzave e grave qysh në vitet e fëmijërisë e në vazhdim.
10 portretet e Enit, libër të cilin ja sugjeroj dashamirësisht atyre që nuk kanë patur rastin ta kenë në duar, janë një udhërrëfyes i vyer, për të kuptuar si duhet anën tjetër të medaljes; një anë e zymtë, e rëndë, e pamundur të relativizohet në përmbajtjen e saj shumë shqetësuese prej të gjitha rezultateve të mirëqëna të këtyre viteve në drejtim të barazisë gjinore.
Krimet ekstreme të atyre 10 grave e vajzave, janë një pasqyrë brutale e jetës së përditshme që zhvillohet larg mureve të institucioneve dhe kompanive, në një Shqipëri diskriminuese ndaj bashkëqytetareve tona; për të cilën dëgjojmë vetem kur kryhet një krim i rëndë, dhe ku sjellja e vrazhdë si prelud i dhunës ndaj tyre është normë, mënyrë jetese.
Kjo është një Shqipëri tjetër, një botë e mënjanuar pas një perdeje sedre arkaike e turpi bashkëkohor, ku nuk penetron syri i medias e prej ku asgjë nuk del në botën e klikimeve e të pëlqimeve, e cila përthith fuqishëm vëmendjen dhe diktatin e çastit duke e kthyer në një lloj diktature të sipërfaqësores.
I jam trembur qysh në fillim kësaj diktature dhe jam përpjekur t’i rezistoj duke mos krijuar një profil timin në rrjetet sociale, por jam shumë e vetëdijshme se nuk i shpëtoj dot shfaqjes së saj përpara e rreth meje si një prani e pashmangshme; diktatit të saj konsumues përmes subjektesh e objektesh të imponuara në biseda të cilat i ngjajnë gjithnjë e më shumë një dorëzimi përpara sipërfaqësores e kalimtares, që i bën marrëdhëniet mes njerëzve t’i ngjasojnë përherë e më tepër klikimeve se sa komunikimeve.
Shumëkush thotë se interneti ka rritur ndjeshëm kapacitetin tonë për të komunikuar. Ndjesë, por shumë modestisht mendoj se po, me siguri e ka rritur mundësinë tonë për t’u ekspozuar e për të ekspozuar opinione gjithnjë e më të përmbledhura, por besoj se e ka ulur kapacitetin tonë për të komunikuar, dëgjuar, dyshuar në të vërtetat tona.
Dhe nuk është aspak rastësi, që 10 portretet e Enit dhe mijëra e dhjetëramijëra portrete vajzash e grash që jetojnë jashtë mureve të ekspozitës së madhe virtuale të klikimeve e pëlqimeve, janë sot edhe më të ndara, edhe më të izoluara, prej realitetit tonë ,ku progresi i madh në këtë drejtim, është një pengesë më vete në rrezen tonë të vështrimit.
Në një kohë si kjo, më duket se është i kërcënuar edhe vetë konsensusi i arritur në pjesën e zhvilluar të shoqërisë, mbi faktin se gruaja nuk është peng i fatalitetit dhe i skandalit, thelb i “bukurisë që vret”, për të cilën fliste Migjeni, por paralajmëruese, pararendëse dhe garante e “së Padukshmes”, siç e cilësonte Shën Gjon Pali II; pra e së Mirës, e Virtytit, dhe e historive të vërteta të suksesit, ato, për të cilat flitet më pak, ose nuk flitet aspak.
Duket sikur ka një rrëshqitje të vazhdueshme në një terren paqëndrueshmërie përthithëse; fizikja po përparon në dëm të shpirtërores, e sipërfaqshmja në dëm të thelbësores, pëlqyeshmëria imediate në dëm të thellësisë së pëlqimit.
E çka e bën rrënqethës këtë përparim në sens të kundërt të progresit që kërkuam me vite e dekada të tëra, është dasia, fragmentimi, copëzimi, në dëm të vizionit e të sintezës mbi shoqërinë e barabartë qe duam.
“Pak rëndësi ka sa e papërfillshme mund të duket një Grua. Nëse në fytyrë ka të shkruar vërtetësinë dhe luajalitetin, gjithçka do të tërhiqet rreth saj.”, shkruante Eleanor Roosvelt; një kumt i mrekullueshëm që sot zor se do të merrte klikime e pëlqime të dallueshme në klasifikimin e thënieve të ditës.
“Historia e qytetërimit, me uljet e ngritjet e saj mund të lexohet si një produkt i ligjit të forcës. Të interpretohet si shuma e ndjesive të frikës të gjithsecilit. Më duket pikërisht se është sfida e grave të kësaj epoke qytetërimi, konsolidimi i demokracisë dhe qëndresa ndaj tundimit për t’i paguar haraç frikës”, thoshte zonja Roosvelt shumë kohë më parë.
Po sot, kaq shumë kohë më pas, kur jo pak çështje të shoqërisë e të vetë grave që dukeshin si të zgjidhura parimisht njëherë e përgjithmonë, çfarë duhet të mendojmë dhe si duhet të reagojmë ndaj haraçit të frikës prej rivënies në diskutim të tyre?
Si duhet të reagojmë ndaj shfaqjes së përditshme të relativizimit brutal të normave etike, vlerave shoqërore, nocioneve të së vërtetës e të gënjeshtrës?
Si duhet të reagojmë ndaj eksodit masiv të fëmijëve tanë nga bota e leximeve në botën e klikimeve?
Nuk e di, por kam prirjen e fortë të besoj se përsëri, njësoj si në kohën kur Eleanor Roosevelt e quante sfidë të grave konsolidimin e demokracisë dhe qëndresën ndaj tundimit per t’i paguar haraç frikës, përgjigja për pikëpyetjet e kohës që jetojmë mund të vijë nga gratë më shumë se sa nga burrat.
10 portretet e Eni Vasilit, janë përgjigja e dëshpërimit më ekstrem që mund të na vlejë si një arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të detyruara të gjejmë përgjigjen e kurajos për të besuar në mundësinë e një bote më të mirë për fëmijët tanë; për të besuar në rëndësinë e komunikimit tradicional, ku dëgjimi ka po aq rëndësi sa kumtimi; për të besuar në forcën ndikuese të shëmbullit të mirë, duke e çmuar e komentuar me respekt pa u tkurrur nga presioni mbytës i mjedisit zhvleftësues e përçmues ndaj suksesit të tjetrit.
Këto vite nën dritat e një skene që nuk e kam zgjedhur me dëshirë, po ku jam e detyruar të qëndroj për hir të një dashurie të madhe, kam parë që shpesh na qëllon edhe ne grave me profil publik ta gjejmë veten përballë një pasqyre ku imazhi ynë zhgarrivitet.
Kjo më lëndon padyshim, por mbi të gjitha më lëndon indiferenca e përgjithshme ndaj së vërtetës, të cilën ju, kush më shumë e kush më pak, e keni provuar në sensin e zbrazëtisë që të krijon brënda vetes, përballë një cënimi të padrejtë.
Sepse të gjitha e të gjithë për fat të keq, jemi gjithnjë e më të prirur të mos i marrim seriozisht cënimet që bëhen përditë, masivisht, në këtë mjedis ku shuplakat publike të akuzave, shpifjeve, fyerjeve, janë bërë rutinë njësoj si klikimet.
Por, në fund të ditës, një pyetje pa përgjigje mbetet: “Çfarë po u bën e do t’u bëjë fëmijëve tanë i gjithë ky transformim radikal në stomakun e shoqërisë?”.
Sot në mëngjes, Zaho me sinqeritetin e një bebeje, duke më parë bukur drejt e në sy më tha dicka që më befasoi, “Mama Linda, ti je shumë e bukur!”.
Kjo më bëri të mendoj se fjala që kisha përgatitur e që lexova përpara jush, mund të jetë e gjitha për t’u hedhur në kosh dhe e nesërmja do të jetë gjithsesi e ndritshme, si një ditë 8 marsi me diell.
******
Është vetëm një Zotëri i ftuar sot. I ftuar si një mbështetës i madh i barazisë gjinore, dhe besoj si Ministri, Kryetari i Bashkisë, Kryeministri dhe politikani që ka nxitur vijimësisht ekselencën brenda gruas duke i dhënë asaj besimin dhe mundesinë për të shpalosur potencialet e saj në të gjitha drejtimet dhe nivelet dhe duke e bërë sic ajo e meriton, bashkëautore të reformave dhe një kontribuese të denjë në ndërtimin e shtetit ligjor dhe të rrugëtimit europian të Shqipërisë.
Dhe thënë ndryshe, pa pasur frikë se nxjerr një sekret – si ne kohëra te zymta, në ditët e aksioneve të vështira e po ashtu dhe në ato të paktat fragmentet qetësie, ka dicka që Edi nuk e humb kurrë – interesin për gratë…, besimin e plotë dhe sinqerisht tek roli i grave në qeverisje dhe administrim, jo thjesht si moment emancipimi gjinor por si kapacitet i posaçëm menaxhues.
Duke i njohur të gjithë meritën dhe duke i uruar 8 marsin një gruaje speciale , Aneta Ramës, ftoj këtu bashkëshortin tim dhe Kryeministrin e shqiperisë, Edi Rama.
*Fjala e plotë e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, në aktivitetin e organizuar kushtuar 8 Marsit
Nuk ka nevoje dhe as mos e ki ate hall,e nderuara zonja Linda,te na tregosh sekretin e Rames ne lidhje me grate…
Ate e di e gjithe Tirana.
Ate e di e gjithe Shqiperia.
E dime,zonje e nderuar,e dime se sa shume i don dhe i respekton grate buri yt, Edi.
Edhe ata qe nuk kane pasur mundesi te kene kontakt te drejtperdrejte me burin tend apo me njerez qe e njohin ate, e dine shume mire.Sepse,jua ka treguar te gjitha,nje me nje,analisti yne i nderuar,sot nje nder pazhet me te zellshem te oborrit kryeministror.
Aq shume i don buri yt grate,zonje e nderuar,sa njeren e beri per cmendine,duke e akuzuar se kishte shkuar me te atin(e kam fjalen per ate te cilen i keni zene vendin ju sot)!
Aq shume i don buri yt grate,zonje e nderuar,sa tjetren e beri per spital,mu ne mes te sheshit,duke ia thyer turinjte,mu si te ishte nje mashkull e gjora grua!
Aq shume i don buri yt grate,e nderuara Linda,sa nje tjeter akoma e degjeneroi publikisht ,para kamerave,duke e quajtur respije!
Aq shume i don buri yt grate, e nderuar zonje,sa del me hallate perjashta nga tualeti dhe u therret me te madhe,t’i sjellin leter higjenike (Mimiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ku jane letrat higjenike…)!
Aq shume i don buri yt grate,e nderuar dhe e respektuar zonje,sa burin e ndonjeres qe e ka patur dashnore,e ben minister,kurse ate milionere me parate e taksapaguesve euroamerikane!
Aq shume i don buri yt grate,e nderuara zonje,sidomos ato te ministrave te tij sa,kur ia prishin qejfin, u thote para dhjetera e qindra njerezve ne zijafete,ooo kuuurva!
Shume i don grate buri yte,zonje,sepse vetem ato i qendrojne besnike,nuk ia thyejne fjalen,i binden per cdo gje.Prandaj,edhe i ben drejtoresha e ministre.
Keto qe thashe,dhe te tjera qe s’po i them,nuk jane per ironi.
Me te vertete e kam.
Eshte dicka tjeter,qe te them te drejten,edhe une nuk e di se c’emer ti ve.
Sepse,burin tend te dashur,zonje e nderuar, i binden,e besojne dhe e duan me te vertete grate qe ai ” i perkedhel” si me siper.
I cmend nga trute e kokes,i ben per cmendine,i rreh,i gjakos,i fyen ,i shan,u thote kuurvat e muutit…. e ato ia kthejne : te duam ,te duam ,te duam!Ti je me i miri,me i mencuri,me trendy…!!!
Por,nje gje me habit vec.Sepse,mesa dime ne,me aq sa dime,meqe Merua nuk na ka servirur ndonje info nga ato te tijat deri me tani,juve nuk ju ka trajtuar me kaq gjentilese dhe finese sa grate me siper.
A mos eshte kjo ,valle,nje ironi e holle nga ana juaj,per burin qe nuk te jep te njejtin respekt e dashuri,sa c’u ka dhene dhe jep grave te botes?!!
Nga emri duket si mashkull personi qe shkruan komentin e mesiperm. Nga te shkruarat dhe te percaktuarat ngjan si nje qenie me gjini te dyfishte. Nese ia mban ana qenesore te fotografoje vetvehten seposhtemi e ta postoje ketu ta shohin te tere ose te marre mundimin ta pershkruaje vetvehten sa te mundet e si te mundet, edhe seposhtemi, atehere, besoj, do te jape mundesine per t’a gjykuar me drejt te vjelluren e tij prej nje pijaneci te rendome…
Komenti me siperm i ketij komentuesit “skypion” me duket banal dhe sidomos kur thote: “e dime” “e dime”. Une nuk di gje. Tani, me gjithe respektin qe kam per potencialin intelektual dhe njerezor te kesaj gruaje, per korrektesen dhe elokuencen e shprehjes, veça atyre gjerave te domosdoshme qe thote do ti beja nje nderhyrje: Gruaja dhe burri s’kane per te qene kurre te barabarte as fizikish dhe as ne jete. Le te behet lufta per te shkuar drejt limitit , por asnjehere s’do arrihet se limiti matematikisht s’ka kufi. Tjetra eshte se grate kane peshe me te madhe se burrat ne jete dhe kete e kane çfrytezuar per keq dhe jo ne interes te tyre, te familjes dhe shoqerise; flase ketu edhe per opinioni ne publik por dhe per ngjarjet qe shohim perdite. Dhe vjen pyetja: kush duhet te kete priorite familja apo individi. Ne qoftese ka familja, gruaja ka peshe te madhe ne te dhe shoqeri, ne qoftese ka individi gruaja ka mbaruar dhe eshte nje gjallese riprodhuese (kete e ka bere natyra, pavaresisht nderhyrjeve artificiale) dhe si e shikojme neper shtepite me xhama shkon me deshire per te nxjerre para nga ajo pjese e trupit qe i ka dhene natyra , ndryshe nga burri. Pra ketu burri çfrytezohet nga gruaja me privilegjin natyral qe ka. Pra, ne kete sistem me keto prioritete do te kemi kete qe po ndodh. Historikish e dime se periudhat e sundimit jane alternuar si matriakat apo patriakat, por e dini si jane katandisur nje pjese e burrave te sotem? Kush njeh biologjine e zhvillimit te bletes qe mbreteresha piell bletet mashkullore deri ne fekondimin e saj dhe pastaj “jep urdher” dhe keto blete mashkullore nxirren jashte nga kosherja e vdesin ne hyrje te saj te vrara nga femrat puntore. Vetem per kaq kohe duhen meshkujt. Prandaj, gruaja si gjallese humane e shoqerore ka me teper privilegje natyrale per te qene edhe qendra e jetes, por edhe e dashurise dhe jo e ekonomise tregut. Prandaj gruaja duhet ta sistemoje parcelen familjare, qe qoftese i jep prioritet si forma me e mire e zhvillimit te nje shoqerie, gje qe sot, ahaha eshte bere torollumb nga mendjet e terbuara e çfrenuara te politikaneve injorante jo vetem ne Shqiperi. Gruaja e embel ne mendim dhe ndjenja stabilizon nje familje te embel dhe nje shoqeri progresive te shpirtit dhe dashurise njerezore. Nuk ka perendi tjeter mbi gruan ne qoftese ajo nuk e vlereson veten vetem me ate qe i ka dhene natyra per ti sherbyer jetes, por jo ta çfrytezoj per interesa meskine, emocionale, bastarde e çperberese. Dhe mos kujtoni se ne diktature gruaja ka qene me e nenshtruar dhe poshteruar se sot. Sot gruaja, duke pare e degjuar, ka ulur shume vlerat e saj: shiko ne gazete, shiko ne tv, shiko ne rruge, shiko ne shtepite publike e gjithe andej; jane vlera apo antivlera? Jane sipas deshires se gjitheseicilit, por kujdes: ç’e dallon kafshen nga njeriu apo kerkojme te kthehemi ne origjine?!