Ky çift londinez është një nga më të njohurit në metropolin anglez, falë rezultateve të arritura në palestër.
Pasioni i tyre për t’u stërvitur ka bërë që ata t’i kthejnë trupat në një biznes që u siguron të ardhura të mëdha.
Simeon Panda, 30 vjeç dhe Chanel Brown, 24 vjeçe janë kthyer në protagonistë në botën e fitnesit britanik.
Të dy janë yje në rrjetet sociale dhe ndiqen nga 4 milionë persona në profilin tyre në Instagram.
Përveçse japin këshillat e duhura për programet stërvitore, të dy sugjerojnë edhe dieta të ndryshme.