Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që të shtyjë me një muaj tjetër punën e Komisionit për reformës zgjedhore.
Kërkesa u parashtrua nga bashkëkryetari i Komisionit, Taulant Balla dhe ajo gjeti mbështetjen me votë të deputetëve të mazhorancës.
Ndërkohë kreu i Kuvendit përshëndeti rezolutën për lirimin e Haradinaj të miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës.
“Dua të përshëndes në emër tuaj dhe gjithë Kuvendit rezolutën e sapomiratuar nga Kuvendi i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të zotit Haradinaj”, deklaroi Meta.
Taulanti ose “balli i kazanit” po i prin me sukses Rilindjes……dhe Opozites….