Italia fal 40 mln euro, financohen 15 projekte

10 Mars 2017, 16:15Ekonomia TEMA

Falë borxhit të falur nga qeveria italiane sot ministria e Financave shpalli 15 projektet e radhës që janë përzgjedhur për t’u financuar përmes

Italia i ka falur rreth 40 milionë euro borxhe Shqipërisë, të cilat kanë financuar investime lokale në të gjithë territorin e vendit.

“Vlera e financimit të këtyre projekteve në kuadër të fazës së parë, është afërsisht 5 milionë euro, duke përmbyllur fazën e parë të investimit në shifrën 20 milionë euro me mbështetje të drejtpërdrejtë të komuniteteve, që është në linjë edhe me qasjen tonë si qeveri për përkujdesjen sociale dhe solidaritetit për shtresat në nevojë. Shtrirja gjeografike e këtyre projekteve prek pak a shumë të gjithë vendin.

“Sot falë këtij programi, disa mijëra nxënës mësojnë në shkolla me kushte bashkëkohore, sipërmarrës të vegjël kanë mbështetje të drejtpërdrejtë falë financimeve, turizmi ka gjetur mbështetje falë disa ndërhyrjeve në zona të ndryshme të vendit. Kategori, shtresa në nevojë kanë gjetur një përgjigje për problemet sociale nga më të ndryshmet”, deklaroi Ahmetaj.

4 komente në “Italia fal 40 mln euro, financohen 15 projekte”

  1. Tema says:

    Italia te respektoje shtetasit e Shqiperise ne territorin e saj.

  2. Shqiperia tashme prej 25 vitesh po ndihmohet nga Italia nga te gjithash anet. Duke filluar nga ndihmat humanitare ne vitet e veshtira 1991, 1992 e 1997, ne financimin e mijra projekteve ne tere fushat dhe realizimin e tyre , ne pranimin, sistemimin e integrimin e me shume se gjysem milioni emigrantesh shqiptare, ne hapjen e qindra sipermarrjeve italiane qe u kane dhene pune me mijra shqiptareve, etj. etj. Po Shqiperia çfare ka bere per Italine? Asgje. Asnje propozim konkret dhe sigurisht asnje favorizim. Perkundrazi, tere lendet e para te vendit tone, per te cilat Italia ka nevoje si nafta, kromi, hekuri etj. jane marre nga te tjeret. Tere koncesionet jane dhene per te tjeret. Klasa jone politike nuk i ka ofruar Italise asgje, asnje favor por i ka paraqitur vetem halle e vetem probleme per te zgjidhur. Gezohem qe Italia, qe kurdohere ka qene vendi strehe i shqiptareve, perseri i fale vendit tim miliona euro dhe me kulturen e saj katolike po na ndihmon perseri qe te dalim nga varferia e thelle ekonomike e sociale qe kemi trasheguar. Grazie Italia.

  3. lelegu says:

    Nga keto 40 milione euro jane financuar xhepat e zyrtareve te rilindjes duke bere korrupsion e duke vjedhur si plehra qe jane.

  4. kastravec tronguj dhe kalli misri says:

    ha haa !!!
    kombi” “krenar” shqiptar!
    kombi lypsar shqiptar.
    ngelet tu u gzu nga lypjet o shqiptare “krenare”!
    edhe lypsar
    edhe krenar
    tamam shqiptar..
    edhe bythqi
    edhe nonqi
    tamam n shqipni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje