FOTOT/ Droga e re në Britani që i kthen njerëzit në zombi

11 Mars 2017, 13:28Lifestyle TEMA
FOTOT/ Droga e re në Britani që i kthen njerëzit në zombi

Në Britani është shtuar shqetësimi për pasojat që droga e re sintetike “spice” po lë te njerëzit.

Përdorimi i saj është rritur së tepërmi në të gjithë ishullin he sipas mjekëve kjo vjen sepse droga e re është më e lirë dhe të krijon më shuam varësi sesa “crack”.

“Spice” krijohet nga përzierja e disa lëndëve kimike me disa barëra dhe efekti i saj është i madh.

Ajo shitet gjerësisht në të gjithë Britaninë.

Një nga efektet është tendosja dhe mpirja e muskujve, që bën që njerëzit që e kanë përdorur të ngjajnë si zombi.

Në Mançester është shtuar numri i përdoruesve të drogës.

Në rrugët dhe sheshet e qytetit vërehen njerëz të ngritë, me lëkurë të bardhë dhe plagë në të, të gjitha dëmtimet si pasojë e përdorimit të “spice”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje