Ditmir Bushati duke hyre sot ne Ministrine e Brendshme
Largimi i Saimir Tahirit nga Qeveria do të pasohet nga të tjerë ministra.
Por, nuk bëhet fjalë për qeveri teknike.
Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama do të ristrukturojë kabinetin e tij.
Ai do të heqë nga qeveria ministrat që do të drejtojnë fushatën.
Ata do të zëvendësohen nga përfaqësues të tjerë të PS-së, pra njerëz politikë.
Për momentin nuk dihet nëse Rama do t’i heqë të gjithë ministrat që janë caktuar për të drejtuar Qarqet zgjedhore për fushatën elektorale, apo vetëm disa prej tyre.
Burimet e gazetës TemA bëjnë me dije se gjithë këto lëvizje pra, kanë të bëjnë ekskluzivisht me fushatën elektorale, dhe prapa nuk qendron asnjë prapaskenë politike, por ne funksion të objektivit: fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.
Partia Socialiste hyn kështu para kohe në fazën finale të fushatës, duke rritur praninë e drejtuesve politike në çdo qark, si edhe duke përfshirë të tjera figura politike në kabinetin qeveritar.
Ministrat socialistë, që do të drejtojnë fushatën e PS-së
Saimir Tahiri – Tiranë
Damian Gjiknuri – Vlorë
Niko Peleshi – Korçë
Ditmir Bushati – Shkodër
Blendi Klosi – Berat
Lindita Nikolla – Lezhë
Mimi Kodheli – Dibër
Bledi Çuçi – Gjirokastër
Ilir Beqja – Kukës
hahahahahahahhahahah
Rama po i ve flaken shtetit me lezet. Do vendose teknike qe nuk kane asnje pergjegjesi mbi deshtimet. Tenderat mbarun, oncesionet po ashtu.
Vazhdo Mero, vazhdo. As Fahri Balliu nuk shkruante me keq profesionalisht kur donte qe ne traktin e tij, “55” te mbulonte traplleqet e Berishes dhe te PD-se ne pergjithesi.
Ky eshte veprimi i duhur! Biles duhet qe ky standart te zbatohet gjithnje, ne zgjedhjet parlamentare. Drejtuesit e fushatave zgjedhore te mos kene poste ministrore qe te abuzojne me pushtetin!