Gazetari i CNN, Reza Aslan është duke u përballur me një sërë kritikash në rrjetet sociale, pas një dokumentari, ku ai konsumoi tru njeriu.
Në episodin e parë të serisë së dokumentareve “Believer,” të CNN, Aslan trajtoi sektin ekstrem hindu, “Aghori,” të njohur për praktikat e tyre ekstreme në lidhje me të vdekurit.
Por, ajo që e përkeqësoi edhe më tepër situatën e Aslan, ishte një status i tiji në T*itter, ku thoshte se truri i njeriut kishte shijen e qymyrit.
Aghori-t janë një sekt, të cilët ndryshe nga hindutë e tjerë nuk besojnë tek pastërtia. Në fakt, ata besojnë se asgjë që vjen nga jashtë nuk mund ta ndotë brendinë e një njeriu.
Për ta provuar këtë, ata konsumojnë mishin e kufomave, lyhen me hirin e të vdekurve, jetojnë pranë varrezave si edhe pinë nga kafkat e personave të vdekur, apo konsumojnë jashtëqitjet e tyre.
Ndërkaq, kritikët e kanë akuzuar Aslan se përqëndrimi i tij tek ky sekt, keqinterpreton hindutë në tërësi.
tamam si maloket shqiptare qe rrojn neper shpella,martohen me grat e vllaznise se vrar nga gjakmarrja,hajn ne nje sahan te perbashket me duar dhe gishtrinj,flejn ne nje dhon me lopen dhe derrin,dhjesin ke qoshja e kulles…
Vetevleresimi i ulet qe ke per veten nuk te jep te drejten te vleresosh te tjeret me gjendjen tende idiot
Pas nje morie pyetjesh nga gazetari, kryeplaku i Aghorit i tha:
“Nqese nuk resht se pyeturi me, do te ta ngul thiken ne fyt”
Ne fund te emisionit gazetari, perkthyesi dhe kameramani kane ikur me vrap. E lane ate plakun e cmendur duke pire urinen e vet me grushta.
(E shikova emisionin mbreme)