"Forbes": Rikthehet dashuria idilike Shqipëri-Kinë

11 Mars 2017, 20:19Sociale TEMA

Shqipëria komuniste ka patur dikur një romance politike me Kinën, shkruan revista prestigjioze “Forbes”, por tani duket se i është kthyer një idili ekonomik me këtë vend.

Ndryshe nga SHBA, e cila është fokusuar në Shqipëri  tek reforma në drejtësi, Kina po përqendrohet tek zhvillimi ekonomik dhe paratë, duke qëndruar larg politikës.

Megjithëse vendi ynë, sipas “Forbes”, shumë larg në shumë aspekte me Kinën, përfshirë atë gjeografik, gjiganti i lindjes ka arritur të jetë që prej vitit të shkuar partneri i dytë më i madh tregtar, duke mundur  fqinjët tanë, Italinë dhe Greqinë.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili citohet nga revista “Forbes”, mendon se “historia  do ta ndihmojë Shqipërinë për të patur një marrëdhënie më pragmatiste”. Revista kujton se kryeparlamentari Meta ishte në inaugurimin e Presidenti amerikan Trump, por tetorin e viti të shkuar kreu i Kuvendit shqiptar vizitoi Pekinin për të firmosur disa marrëveshje me kompanitë më të mëdha kineze.

“Kina po kthehet në një partner kryesor duke mundur europianët, pasi marrëveshjet tregtare të Shqipërisë me ta kufizohen nga shumë rregulla. Ndërkohë, Kina llogarit se kur vendet  e Ballkanit,  mes tyre dhe Shqipëria të anëtarësohen në BE, Pekini do të ketë një pikë mbështetje tek ta”, shkruan Forbes.

Por çfarë është duke bërë ekzaktesisht Kina? Kompania kanadeze “Bankers”, e cila po shpon naftë në Patos-Marinzë u ble nga një kompani kineze. Një muaj më vonë, një tjetër kompani  kineze kërkoi Aeroportin e Rinasit, pasi e vlerësonte atë një aeroport me rritjen më të madhe të fluksit krahasuar me të tjerët në Europë.

Shqipëria ndërkohë, është bërë pjesë e gazsjellësit që vjen nga Azerbajaxhani, diçka që Kina e projekton si një mundësi që të investojë në rehabiltimin rrugëve të cilat janë të dëmtuara nga ndërtimit i TAP-it.

“Qëllimi ynë ëshë të kthehemi në një rrugë kryesore energjitike”, i tha Meta homologut të tij azer  kur ai ishte në Tiranë, diçka që sipas tij do të jetë pozitive për Shqipërinë, por edhe Europën dhe meqë Kina vjen me shumë pak ndërlikime dhe akoma më pak intrigë ndërkombëtare, shkruan “Forbes”, Shqipëria nuk ka pse ankohet prej saj.

2 komente në ““Forbes”: Rikthehet dashuria idilike Shqipëri-Kinë”

  1. korrekt says:

    kur do ta heqe gazeta Tema dhe gjithe te semuret psiqike me luften kunder kamunizmit si ajo e mullinjeve me ere.
    .
    e kam fjalen me togefjaleshin “shqiperia komuniste”

    ne ate kohe ai vend emertohej “shqiperia socjaliste” dhe partia qe udhehiqte quhej “partia e punes”.

    pse ky makartizem kaq i neveritshem ?

    behuni korrekt me vehten tuaj….nuk jemi ne 1991-1992 kur i genjyet njerzit me keto perralla

  2. albti says:

    Nga Kina kurr nuk kemi pare te keqija. Kina dikur dergoi drithra dhe ushqime per te ndihmuar Shqiperine te shpetonte nga kriza duke lene nje krahine te tere ne Kine pa ushqime ku ka patur dhe te vderkur atje. Po ne si njerez bukshkele qe jemi i sulmuam se tradhtuan vijen marksiste, bullshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje