VIDEO / Kushëriri i Lulit lë çadrën për çerdhen e Veliajt

10 Mars 2017, 16:01Sociale TEMA
VIDEO / Kushëriri i Lulit lë çadrën për

Në një kohë kur Lulzim Basha është ngujuar prej 20 ditësh në çadrën e ngritur në Bulevard duke kërkuar mbështetje nga qytetarët, në familjen e tij ka nga ata që nuk e besojnë më.

Gjatë inaugurimit të çerdhes nr. 13 në njësinë 8, ish lagjia e Lulzim Bashës para se të blinte shtëpinë dupleks te Liqeni, kryebashkiaku Veliaj është habitur jo pak ku mes pjesëmarrësve ishte edhe djali i xhaxhait të vetë kreut të PD-së.

Në videon me celular dërguar në redaksinë e gazetës TemA, dëgjohen batutat e Veliajt me kushëririn e Bashës, i cili në vend të çadrës, kishte zgjedhur të marrë pjesë në hapjen e çerdhes së rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës. “Hallall për punën që ke bërë”, thotë ai.

Në vitin 2015, Veliaj fitoi bindshëm në njësinë nr.8, e cila njihet edhe si zonë bastion e PD.

 Biseda mes Veliajt dhe djalit të xhaxhait të Lulzim Bashës:

 Djali i xhaxhait të Lulzim Bashës: Hallall për ket pun që ke bo edhe ishahlla na e gadit edhe lagjen, siç ke gadit edhe kopshtin

Veliaj: Lagjes ia kemi hequr edhe ato bllokimet që ka pas

Gruaja: Ndërtimet tani se gjithë shtëpi të vjetra jemi ne…

Veliaj: Si ?

Gruaja: Gjithë shtëpia të vjetra jemi ne, qerpiç jemi ne

Veliaj: Ti ku e le lagjen?

Gruaja: Ja këtu jemi ne…

Ndërhyn një burr: Është çuni xhaxhait të Lulit…

Veliaj: Ah ti je çuni xhaxhait të Lulit?! Po pse nuk je te çadra ti apo ti je te streha e çerdhes? E mir, shumë mirë… Se kështu janë ndarë gjërat…

Djali i xhaxhait të Lulzim Bashës: Ashtu osht …

Veliaj: Ça te çadra, ca te çerdhja…

Djali xhaxhait të Lulzim Bashës: Buzëqesh

18 komente në “VIDEO / Kushëriri i Lulit lë çadrën për çerdhen e Veliajt”

  1. Aksi says:

    Pse me ka lidh kerthizen me Lulin cuni xhajes e? Ku ka cun xhaje e cun halle sot, po s’te beri nder e kur s’te shef as me b. per ca te duhet?

  2. Endri says:

    Bravo Erion Veliaj nuk ka demokrat qe mos te pranoje punen e madhe qe ke bere ti per Tiranen

    1. andi says:

      Tu beje foto ky zoteria kushteve te reja te kopshtit dhe tu coje te printuara atyre te cadrese se ndoshta ndoshta mund tu hapen syte ose mendja…

  3. Manjola says:

    fal punes tende shum gjera po ecin si duhet
    tlumt

  4. alma says:

    hahahahahah po e braktisin lulin perdite

  5. fiona says:

    Shyqyr paska njerez te hajrit edhe andej nga PD-ja

  6. sindi says:

    Aman ti jape 2 mend Bashes se mir veten dhe partine po po marrin ne qafe dhe njerezit qe rrine ne cader

  7. donald says:

    ta marre dhe bashen bashke me te gjithe ata qe rrine ne cader ti shohin cerdhet shkollat dhe te gjitha investimet qe po ben Bashkia ne vend qe te rrine kot gjith diten. Na kane zene vendin madje vdiqem duke i rene larg e larg e plus trafiku

  8. Erga says:

    e Eh mor plak ishallah te jemi mirenjohes per gjithcka ti ben per popullin e Tiranes.Ishallah dalin jashte lekures dhe tradites se deritanishme dhe edhe opozita te mbaj qendrim per keto pune qe ti si askush tjeter ne kete vend ke bere dhe po ben.Pervec puneve te mira ti po mbjell nje mentalitet pune qe ska aspak dallim me vendet perendimore.

  9. Burim says:

    Cdo njeri zgjedh me te miren per te. Prandaj shume mire ka beri zoteria, se tek e fundit do zgjidhte lumturine femijes se vete jo te mbante anene e kushuririt Bashes qe derdellin kot.

  10. Oni says:

    Veprim normal per nje person qe ka 2 fije mend ne koke. Me mire sesa te rrish ne nje cader dallaveraxhish, shikon nga afer punen reale te personave qe vertet punojne per te ardhmen e femijeve dhe qytetit.

  11. Alma Ziguri says:

    Bravo qe ka njerez qe dijne te vleresojne pa anesi politike dhe fisnore ne te tilla raste. Kohet po ndryshojn me ne fund dhe njerezit po zgjohen!!!

  12. elton says:

    Edhe vlla me e pas Lul Bashen, me kto budalliqe qe po thote e ben, nuk i del dot ne krahe.
    Ne fund te fundit gjithkush kerkon nje jete me te mire, nje lagje me te mire, kushte me te mira dhe jo llafe pazari neper cadra.

  13. endri says:

    Edhe une jam me PD mor vlla, kshu kena qen te gjithe si familje gjithe kohen po punen qe po ben Veliaj nuk ja mohon dot kush, sidomos me kto kopshtet. Kam qef ta coj gocen tani ne kopesht se vec se iken me qef prej kushteve te reja, e di qe dhe gocen e kam te sigurt pa e vrare mendjen ku fjeti, cfare po ha, a ka ftohte a jo. Sic thote nje shprehje, inat kije po hakun jepja.

    1. Milan says:

      Bravo,duhet te Jemi te gjithe pa ngjyra per te ardhmen e femijeve tan dhe te vendit

  14. Qerem says:

    Normale te gjithe e kane kuptuar fytyren e verete te Bashes tani nuk e do me asnjeri. Duhej te vinin keto kohe qe njerezit te njihnin Erion Veline njeriun qe po ben kaq shume per Tiranen, per femijet, gjyshet dhe njerezit e te gjitha shtresave sociale! Bravoooooo Veliaj!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  15. Fatmir Gushi says:

    Un smar vesh fare nga politika por me cfare shoh perdit po punohet shume, si kurre me pare! Prinderit e mi kane qene me PD dhe tani as nuk duan tia degjojne me emrin kesaj partie. E besoj dhe kushuririn e Lulit qe ka bere kete zgjedhje, dhe ka bere gjestin me te mire, qe duhet marr shembull nga te gjithe! Pergezimet e mia…

  16. NADI says:

    BRAVO , O KRYETARI YNË;
    NA PASTROVE QYTETIN, O KRYETARI YNË;
    NA LUMTUROVE FËMIJËT,O KRYETARI YNË;
    E TËRBOVE LULUSHIN, O KRYETARI YNË;
    TA PAÇIM BORXH, O KRYETARI YNË!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje