Ndërtimet në qytetin bregdetar të Durrësit kanë krijuar disa herë përplasje të ashpra midis analistit Fatos Lubonja me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Teksa ishin përballë njëri-tjetrit në emisioni ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’, Lubonja ka akuzuar Dakon për projektin ‘Veliera’, ndërsa e cilësoi atë një ‘injorant, ashtu sikur kryeministri Edi Rama.
Madje Lubonja shkon edhe më tej, ndërsa shton se kryebashkiaku Dako duhet të ishte arrestuar për këtë krim që ka bërë, duke punuar në një zonë të mbrojtur arkeologjike.
Përgjatë emisionit, Lubonja iu drejtua Vangjush Dakos me fjalët “idiot” dhe “ko*e injoranti”.
Ndërkohë kryebashkiaku i Durrësit i tha Lubonjës se “ty të paska lënë burgu mangët, ta ka dhënë me vonesë”.
Pas mbylljes së emisionit Dako ka vijuar debatin duke thënë “unë jam më i ndershmi në Shqipëri”.
Teksa dikush e pyet: “Edhe më i ndershëm se Rama?”
“Po, edhe më i ndershëm se Rama”, ia kthen Dako.
Perplasja Dako-Lubonja pasi u fiken kamerat by lapsi-al
Lubonja ka shkare me kohe, por ama ka te drejte kur thote se Dakoja duhej te ishte ne burg. Dhe jo per Velieren, por per qindra shkelje dhe favore te paligjshme qe ka bere ne Durres.
Po qe eshte idiot Lubonja e dinim po kaq shume nuk e dinim.
Bravo z.Lubonja,ia ke thene troc,ai kete e meriton.Si eshte e mundur qe mafiozi Dako te jete Kryetar Bashkie me vite e vite?Turp per durresaket tru dele!
Nuk u habitem tek ndiqnim me vemendje emisionin ne New 24 me ,shperthimet PA KUPTIM te Lubonjes ndaj kryetarit Dako.Eshte fakt qe vitet e burgut kane ndikuar ne uljken e aktivitetit te trurit,ai i eshte thare pjeserisht prandaj dhe shperthen ne debate “..roma per toma..”Keqardhje ndjejme POR do tye jete mire edhe per ate po te lere panelet e diskorsit.
Po ka me injorant dhe me koqe se ty o lubonja o flliqesire