VIDEO/ Bushati ironizon Dakon: Ky vë bast me jetën dhe ikën si kryebashkiak. Rilindja është e përjetshme

10 Mars 2017, 14:04Sociale TEMA

Vangjush Dako ka bërë një premtim të fortë gjatë emisionit të “Pa ekspozuarit” të Ylli Rakipit në “News 24”.

Ai ka vënë bast me jetën që të japë dorëheqjen nëse del që muri te Veliara është bizantin.

Kaq i ka mjaftuar Andi Bushatit për ta vënë në lojë Dakon.

Neritan Ceka: Mbishkrimi në mur është latin. Muri është bizantin.

Vangjush Dako: Muri nuk është bizantin.

Ylli Rakipi: Arroganca që ke…cfarë ke mbaruar ti?

Vangjush Dako: Inxhinier ndërtimi.

Ylli Rakipi: Po tani ti thuash një nga arkeologëve më të mirë shqiptarë që ti thuash “zotëri nuk është kështu..”

Vangjush Dako: Unë po bëj bast me jetën, jap dorëheqjen nesër, ti më thua mua arkeolog.

Ylli Rakipi: Se mos të ka thënë kryeministri që është kështu.

Neritan Ceka: E ke raportin për dy mure të veçanta.

Vangjush Dako: Është mur i mesjetës.

Andi Bushati: Sapo tha zoti Dako që po nuk doli kështu siç them unë, unë vë bast me jetën. Pra jetën ai e quan të lidhur me kryetarin e Bashkisë së Durrësit. Se mund të japë dorëheqjen por kjo nuk është jetë e tij.

Vangjush Dako: Pse të duket pak ty që të japë dorëheqjen një kryetar Bashkie? Është zanati im.

Andi Bushati: Rilindja është e përjetshme.

 


dako me bushatin by adishkembi

2 komente në “VIDEO/ Bushati ironizon Dakon: Ky vë bast me jetën dhe ikën si kryebashkiak. Rilindja është e përjetshme”

  1. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë

  2. sali says:

    Keta te vete quajtur opinioniste leshi te emeruar nga saliu jane helmi i shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje