VIDEO/ Sinjal për ndihmë? Sekretari i shtypit i Donald Trump del me flamurin amerikan të përmbysur

11 Mars 2017, 08:27Sociale TEMA

Sekretari i shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Sean Spicer është kthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe të ironisë së rrjeteve sociale.

Kjo, pasi ai doli në një konferencë për shtyp, duke mbajtur një flamur amerikan të përmbysur në xhaketëne tij.

Një prej reporterëve ia vuri këtë në dukje, ndërsa Spicer shihet se u përpoq ta rregullonte.

Megjithatë, komentuesit në rrjetet sociale janë treguar të pamëshirshëm. Një prej tyre, madje ka cituar edhe titullin 36 të kodit amerikan, që në pikën (a), thotë:

“Flamuri nuk duhet të shfaqet asnjëherë me simbolet e përmbysura, përveç rasteve të zisë, si pasojë e një rreziku ekstrem ndaj jetës ose pronës.”

Komentuesit janë shprehur të shqetësuar se gjesti i Spicer ishte një mënyrë për të kërkuar ndihmë.

2 komente në “VIDEO/ Sinjal për ndihmë? Sekretari i shtypit i Donald Trump del me flamurin amerikan të përmbysur”

  1. tironci says:

    ne kodin e luftes, flamuri permbys interpretohet si broken arrow (shigjete e thyer) qe nenkupton qe nje pike ushtarake apo e rendesise se vecante ka rene ne duar te armiqve.

  2. Ledio says:

    “FIKU”.”FIKU”. Jam “GJETHJA”. Po na pergjojne…:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje