Liverpooli ka përmbysur Burnley duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 2-1.
Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në javën e 28-të, duke përmbysur rezultatin ndaj Burnely.
Miqtë shokuan Lioverpoolin në Anfield duke shënuar në minutën e shtatë me anë të Ashley Barnes.
Por, para se skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjeve, mesfushori Georginio Wijnaldum barazoi shifrat.
Kjo i dha qetësinë e duhur ekipit të Klopp që të luajnë kujdesshëm në pjesën e dytë dhe të arrijnë golin që do t’ia siguronte tri pikë që u realizua nga ana e Can.