VENDIMI: Rama largon ministrat Tahiri, Klosi, Beqja e Çuçi

12 Mars 2017, 11:36Politika TEMA
VENDIMI: Rama largon ministrat Tahiri, Klosi, Beqja e Çuçi

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me 12 të deleguarit të PS në qarqe.

Mësohet nga burime të gazetës “TemA” brenda mbledhjes së janë larguar ministrat Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Ilir Beqja dhe Bled Çuçi.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim prej rreth 1 orë në selinë e PS-së, me koordinatorët në qarqe.

Burime të gazetës “TemA” brenda mbledhjes bënë të ditur se ka ndryshime në katër ministri. Bëhet fjalë për largimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ministrit të Mirqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe Ministrit për pushtetin Vendor Blendi Çuçi.

Zytarisht mësohet se një gjë e tillë pritet të bëhet publike gjatë ditës së hënë.

Kjo me qëllim fuqizimin e PS-­së në prag të zgjedhjeve, për t’i dhënë dinamizëm fushatës elektorale të 18 qershorit.

Ministrat do të zëvendësohen me emra të tjerë për të qenë me kohë të plotë në aktivitetin qeveritar.

Takimi i Ramës me koordinatorët erdhi pikërisht pas largimit të Saimir Tahirit nga detyra e ministrit të Brendshëm një ditë më parë.

Në këtë takimin në selinë rozë ka marrë pjesë edhe Tahiri, i cili ka qenë ndër të parët që i është bashkuar mbledhjes, si koordinator i qarkut të Tiranës.

Në takim marrin pjesë Gramoz Ruçi koordinator për qarkun e Fierit, Blendi Klosi, për qarkun e Beratit, Vangjush Dako për Durrësin, Damian Gjiknuri për Vlorën, Bledi Çuçi për Gjirokastrën, Taulant Balla për Elbasanin, Ilir Beqaj për Kukësin, Mimi Kodheli për Dibrën dhe Lindita Nikolla si koordinatore për qarkun e Lezhës.

Dy ditët e fundit kabineti qeveritar është përfshirë nga mistere të shumta rreth fatit të disa prej ministrave.

8 komente në “VENDIMI: Rama largon ministrat Tahiri, Klosi, Beqja e Çuçi”

  1. une says:

    Po Shkodra me cilin qark shkon me Kukesin apo Lezhen?

  2. like says:

    ke do gjeke Rama tani qe t´i ruaje prapanicen:)

    Habitem se si e lejon LSI qe fillon e ben dashuriçka me PD ky pallosh. LSI ka rastin me te arte per tu bere opozita me e forte e vendit po qe se PD Nuk hun ne zgjedhe. Meta rrezik i merte pushtetin edhe PS po te bashkonte rreth vetes gjithe satelitet qofshin te majte apo te djathte.
    do tia varin pushtetin ne qafe Berirshes me zorr.

  3. shqip says:

    Na zhgenjeve , prap na zhgenjeve. Ne tham shyqyr te dilnim nga çadra. Po ti na le aty, si M..t, ne mes te rrugeve. Hahaha. O shpellare te pa gdhendur. Edhe enderrat i keni te kunderta. Karagjozet, menduan qe Rama do tu thoshte: Ejani merreni qeverine se na çate menderen. Yyy rrace talebanesh.

  4. Trimi says:

    Keta ministra te zvendesohen nga 1 Sali berisha.2 lulka. 3 F. Mediu 4. Ndonje post per xenin 5 mos harroni e nje post per Strazo qerozin✋??

  5. Janaqi says:

    Mire tahiri dhe beqja se e kishin bere balte po me cucin e me klosin ca pati se ishin ne terezi te vet.

  6. Sit back and relaks says:

    Basha do jete kryeministri i rradhes, pas tij do behet Veliaj. Rruga per KM kalon nga bashkia e Tiranes. E keni degjuar gje Velon te prononcohet per cadristat apo cadristat te prononcohen per Velon? Jo. Kam pershtypjen qe kete rradhe kunder Rames jane bashkuar shume forca shtytese te brendeshme dhe te jashteme dhe do ta kete te veshtire ta kaloje bregun, gjithmone nqs ai vete ka deshiren ta kaloje.

  7. antifashisti says:

    TURP,TURP,TURP per Ramen qe ju ul ne gjunje krimineleve Berisha dhe Basha!
    Rama je FRIKACAK!
    Rama nuk je per kryeminister!
    Rama e ke bere PS-ne me keq se nje tufe delesh!
    Te heqesh Tahirin,ministrin me te sukseseshem te Shqiperise pas 90-tes eshte me shume se TURP!
    Rama:HARRAM VOTAT TO(NA!
    Me ty nuk votojme ne 18 qershor,o vrrome!
    Kemi 4 vjet qe presim te denosh Berishen,ndersa ti ke bere pazare!

  8. Gjergj says:

    Ti na frymëzon dhe na jep forcë Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje