Shtetasi shqiptar Ali Qazimaj është shpallur përfundimisht fajtor për eksekutimin e një çifti të moshuar britanik.
Qazimaj u përpoq vazhdimisht të mbrohej në gjykatë, me pretendimin se bëhet fjalë për një incident të gabuar.
Ndërkohë, pesë qime floku të gjetura nga efektivët në makinën e tij, kanë bërë që të sigurohen prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor.
Përmes ADN-së është vërtetuar se 43 vjeçari është autori i vrasjeve.
BBC shkruan se ai është fajtor për vrasjen e Peter dhe Sylvia Stuart, të cilët u zhdukën nga shtëpia e tyre në Weybread, Suffolk në qershor të vitit të shkuar.
Mësohet se Qazimaj është nga Elbasani, dhe ka si emër të vërtetë Vital Dapi. Emrin që mban aktualisht e ka vendosur kur ka shkuar në Britani si emigrantë nga Kosova gjatë luftës atje.
Trupi i të moshuarit 75-vjeçar u gjet pranë një lumi, ndërsa trupi i gruas së tij, 69- vjeçare nuk është gjetur ende.
BBC shkruan se Qazimaj pritet të dënohet përfundimisht të martën, ndërsa është shpallur fajtor nga gjykata Ipswich.
Ujku qimen e nderron, por zakonin se harron!
nuk ka shqiptar as Ali e as Qazim,flitet per turk,kshq vari kkkkkkkk si turk qe eshte ne burg le te kalbet krimineli…………
Po pse e bere more shtaze ?