VIDEO e rralle/ Kur Fatos Nano la burgun e mori pjesë në varrimin e të ëmës

14 Mars 2017, 14:30Politika TEMA

 Kjo është videoja e rrallë e filmuar nga “Associated Press”, kur ish kryetari i Partisë Socialiste më 15 dhjetor 1995 la qelinë dhe shkoi në varrimin e nënës së tij.

Aso kohe Nanos, që ndodhej në burg, autoritetet i kishin dhënë 17 orë leje për të lënë qelinë në Bënçë dhe për të përcjellë në banesën e fundit nënën.

Kujtojmë se ndërkohë president i vendit ishte Sali Berisha. Në videon pa koment të AP, duket Nano me kostum e kollare, i rrethuar nga shumë njerëz.
Një nga ata që e mbajnë për krahu, është deputeti i sotëm i PS­së, Paulin Sterkaj. Në atë kohë, Sterkaj ishte shefi i repartit special të policisë “Brisku”.

“Dua të falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë t’i jap lamtumirën e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës sime. I falënderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin.

Para vdekjes edhe hasmerit ulin armët”, tha Nano gjatë ceremonisë mortore të nënës së tij.

“AP” komenton se në varrimin e nënës së Fatos Nano morrën pjesë mbi 5.000 persona dhe se lideri historik i së majtës shqiptare u prit aso kohe si hero nga qytetarët e Tiranës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje