Ambasadori amerikan "ultimatum" Kosovës, themelimi i ushtrisë sjell pasoja

15 Mars 2017, 15:25Rajoni TEMA

Krijimi i ushtrisë në Kosovë  do të shoqërohet me pasoja serioze.
Alarmi vjen nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Diplomati i ka paralajmëruar autoritetet kosovare se nëse themelo het ushtria përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në, atëherë situate nuk do të jetë e mirë.

Gjatë një interviste për gazetën online “Insajderi”, Delawie  ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar prej kohësh që Kosova të ketë ushtri, por nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe në konsultim me të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Kjo nuk është mënyra sesi ne parashikuam që të ndodhë procesi. Kjo me të vërtetë nuk e pasqyron përmbajtjen e diskutimeve që kemi pasur me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në të kaluarën e afërt”, ka thënë Delawie. “Ne punojmë ngushtësisht në partneritet lidhur me këto çështje. Kjo është arsyeja pse u befasuam disi dhe u zhgënjyem kur ky projektligj u paraqit javën e kaluar sikur të kishte rënë nga qielli”.

Më tej. diplomati amerikan ka thënë se ka qenë i habitur me propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e projektligjit të FSK-së, hap që për më tepër e ka bërë të ndihet i zhgënjyer për shkak të të gjithë përkushtimit të SHBA-ve për të ndërtuar kapacitetet aktuale të FSK-së.

Gjithashtu ambasadori amerikan ka hedhur poshtë gjithashtu deklaratat e fundit të krerëve të Kosovës, presidentit Thaçi dhe kryeparlamentarit Veseli, të cilët kanë thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është duke u bërë në koordinim të plotë me partnerët.

Ambasadori Delawie ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndalojnë nismën për formimin e ushtrisë në këtë kohë. Ai ka bërë thirrje që të reflektojnë për pasojat e mundshme, nëse vazhdohet në mënyrën e propozuar javën e kaluar.

“Shpresoj që Qeveria e Kosovës të ndalet dhe të fillojë një përpjekje për të siguruar mbështetje të gjerë të bashkësive të Kosovës për këtë hap, e të punojë ashtu siç ne e kemi diskutuar gjithmonë. Sigurisht, Shtetet e Bashkuara me kënaqësi do të punojnë me njerëzit e Kosovës për këtë çështje”, ka thënë Delawie.

Kur është pyetur se çfarë nënkupton me pasoja, ambasadori Delawie ka thënë se “shpreson që kurrë nuk do ta marrë vesh këtë”.

1 komente në “Ambasadori amerikan “ultimatum” Kosovës, themelimi i ushtrisë sjell pasoja”

  1. kuq e zi says:

    z.ambasador
    ju e dini me mire se ne qe pakica serbe kurre nuk do ta pranoje ndryshimin ne kushtetute prandaj eshte e kote te flitet per kete me serbet… te gjitha pakicat e tjera jane dakord
    nese shqiptaret do prisnin qe ushtria e tyre te merrte pelqimin serb me mire kosova te kthehej ne serbi
    une e kuptoj qe ju nuk doni vetem shqiptaret por edhe serbet nen cadren tuaj kjo nuk ndodh sepse serbia eshte rusi pra nese beheni miq me ruset automatikisht jeni dhe me serbet
    miqsia e tyre eshte me e vjeter se vete amerika loja e tyre e poshter si gjoja pro perendimor i con ato stomaku jo zemra
    mos harrjme z.ambasador
    ukraina dorzoi bambat e saj berthamore sepse disa shtete garantuan per te ndesa sot po e shohim ralitetin
    ne kemi besim ne mbrojtjen tuaj por kur mbrohemi dhe vete jemi me te qete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje