Ka një pasazh në ekspertizën letrare të Diana Çulit mbi poezitë e Genc Lekës të shkruar në vitet ‘70 që të bën më së shumti përshtypje. Ja se ç’thuhet: “Autori shkruan me një frymë pesimiste, shpreh dëshpërim; kujton me nostalgji të kaluarën, bën aluzion për një të ardhme…, gjë që tregon se autori ose ka një tronditje të theksuar ideologjike, ose nuk është i kënaqur nga realiteti i sotëm dhe e quan të rëndë ambientin ku jeton, se për të është mbytës dhe i padurueshëm, ndaj kërkon rrugë për të dalë”. Kjo ekspertizë i është përdorur Genc Lekës në gjyq, ku ai, tok me Vilson Blloshmin, u dënua me vdekje.
Por kuptohet që nuk janë dënuar me vdekje për shkak të kësaj analize letrare. Kush ka jetuar në diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, apo kush ka njohuri mbi atë diktaturë, e di shumë mirë se askush nuk shkonte në litar mbi bazën e kësaj analize letrare, ku dora është rënduar më së shumti në këtë pasazh që sapo citova. Dihet tanimë që prokurorët komunistë e kishin mbushur gotën e akuzës ndaj dy poetëve Leka e Blloshmi, e kështu i bie të themi që, me gjasë, ekspertiza letrare të ketë qenë pika e fundit që e bëri gotën të derdhej (do t’i kthehem kësaj metaforës së gotës që derdhet prej pikës së fundit të ujit, sepse ne të gjithë në këtë botë, shpesh pa e ditur, bëjmë veprime që nuk janë gjë tjetër veçse kjo pika e fundit që derdh gotën, me fjalë të tjera: që bën gjëmën). Askush nuk është i sigurt mbi rolin që ka luajtur kritika letrare e Çulit në dënimin me vdekje të Blloshmit e Lekës, por unë po e zë se ajo kritikë ka qenë pika e fundit e ujit që ka derdhur gotën.
Sikur të isha në vend të Diana Çulit, do ta kisha bërë një mea culpa që në momentin që do ta merrja vesh se kritika ime letrare ishte shndërruar në hallkën e një procesi kafka-ian, që pati për finale vdekjen e dy vetëve, që kishin të njëjtën ëndërr me mua për t’u bërë shkrimtar. Ajo e ka bërë në një farë mënyre, por unë do ta bëja të plotë e të qartë. E do ta shihja këtë si një rast për ta shpjeguar të gjithë atë rrethanë, do shpjegoja pra se ç’ishte ajo kohë e ai regjim për sytë e mi, do rrëfeja se atëbotë unë isha një njëzetvjeçar i bindur se diktatura komuniste e kreu i saj ishin një shpëtim për vendin, ose nëse nuk ka qenë ky rasti, do shpjegoja se unë atë regjim nuk e doja ose, në një rast të tretë, as që e dija nëse e doja apo e urreja, apo ku di unë ç’gjendje të tjera të ndërmjetme mund të ketë, por nën shtysa të çuditshme që më vinin prej nga nuk e prisja (edhe këto shtysa do t’i shpjegoja), i dhashë dum punës të shkruaja atë kritikë letrare që më pas qëlloi që ishte ajo pika e fundit e ujit që derdhi gotën, do të shpjegoja situatën time në momentin që unë e mora vesh se Genc Leka ishte dënuar me vdekje në një gjyq, ku ishin përdorur edhe opinionet e mia mbi poezitë e tij etj.
Vini re: Unë supozova sikur të isha në vend të Dianës. Por po pyes menjëherë (veten më shumë se ju që po më lexoni): Është e vërtetë që do të sillesha në këtë mënyrë? Është e vërtetë që do të bëja një mea culpa? Mjafton në rrethana të tilla veç disponimi individual për të bërë një mea culpa? Nuk janë kaq të thjeshta këto gjëra. Ti mund të kesh gjetur gjuhën e mirëkuptimit me ndërgjegjen tënde, e mund të jesh i gatshëm të dalësh e të kërkosh ndjesën e madhe, por lipset dhe një moral publik i caktuar për ta bërë këtë që ti mendon se do të ndihmonte, jo vetëm ty për të bërë një gjest shëlbimi, por edhe shoqërinë që akte të tilla t’i shtjerë në punë për të gjetur rrënjët e së keqes.
Nëse shoqëria nuk e bart këtë moral të vetin, nëse shoqëria nuk dallohet as për virtyte të tjera që do ta ndihmonin të hynte me këtë rast në një proces vetëshqyrtimi, nëse shoqëria gjeste të tilla as nuk di t’i presë, as nuk di t’i përdorë, përkundrazi mezi pret rastin të presë kokën e falur, atëherë nuk është edhe aq e lehtë të bëhen gjeste të tilla. Të kuptohemi, nuk është se një shoqëri e virtytshme është kusht i mjaftueshëm për të bërë gjeste të tilla. Jo, është thjesht kusht i nevojshëm.
Gjeste të tilla nuk do të ishin të lehta, gjithsesi. Historia e njerëzimit është një magazinë e mbushur me lloj-lloj mallrash, por është një mall që mezi gjendet në të, dhe ky mall është “gjesti i ndjesës publike nga ana e individëve që kanë gabuar”. Ka në historinë e kësaj bote sa të duash njerëz që kanë bërë sakrifica e heroizma të jashtëzakonshme, por njerëz që vënë veten e tyre në bangon e akuzës janë të rrallë. Kjo do të thotë se kjo është një nga gjërat më të vështira për njeriun.
Gati-gati të vjen të mendosh se ky është heroizëm më vete. Dhe nuk është se duhet të besojmë se njerëzve u ka munguar ai urdhri i brendshëm për të bërë një mea culpa. Jo, shpesh ky urdhër i brendshëm njerëzve u lind, por ka qenë frika e moskuptimit apo keqkuptimit të këtij gjesti. Soji i njeriut, me sa duket, nuk i duron dot ata që kërkojnë ndjesë. Kushedi pse? Ndoshta ngaqë gjeste të tilla na nxjerrin zbuluar të gjithëve, na bëjnë të kuptojmë se edhe jeta jonë është e mbushur me veprime që kanë qenë në një rrethanë të caktuar pika e fundit e ujit që ka derdhur gotën. Për të mos thënë se jeta jonë ka shërbyer për të mbushur gotën, mbi të cilën pritet ndonjë pikë që ta derdhë.
Në këtë kuptim, nuk çuditem që Diana Çuli nuk e ka bërë një mea culpa. Çuditem më shumë me ata që i janë sulur asaj me termat “naziste”, “vrasëse” etj., sikur të kenë zbuluar te ajo kuintesencën e ndyrësisë së regjimit. Më vjen t’iu them: Seriozisht e keni? Ky është kuti me të cilin ju i matni krimet? Nuk mendoni se dhe ju jeni duke derdhur gotën me ca pika uji që shtoni mbi të, ashtu si Diana bëri 40-50 vite më parë? Pastaj, keni menduar ndonjëherë se ç’do të bënit ju sikur në moshën njëzetvjeçare të ndodheshit në rrethana të ngjashme me ato të Dianës? Nuk dua të relativizoj mbrapshtinë e asaj recense, por unë këmbëngul t’ju pyes, megjithatë: keni menduar ndonjëherë se ç’do të bënit ju sikur në moshën njëzetvjeçare të ndodheshit në rrethana të ngjashme me ato të Dianës? E di, mund ta keni përgjigjen në majë të gjuhës: kurrë nuk do ta bënim atë gjë.
Dhe unë nuk e përjashtoj këtë gjë. Madje, nuk përjashtoj që t’i thoshit atij hetuesit: “Ik, m’u hiq sysh, se nuk dua t’ia di as për ty, as për partinë tënde; ju jeni kriminelë”. Nuk kam si e pse ta përjashtoj edhe këtë. Kushedi? Edhe mund ta bënit. Por po kështu nuk mund të përjashtoj që mund të bënit të njëjtën gjë që ka bërë Diana. Nuk përjashtoj as që atë pasazhin e Dianës ta kishit bërë edhe më të ashpër. Një pjesë e madhe e atyre që kanë dalë “të kulluar” nga ajo kohë, nuk bëjnë keq ta quajnë veten me fat. Regjimit nuk i është dashur që t’i përdorë. Po t’i ishte dashur, me siguri do t’i kishte përdorur. Si rregull kështu ka ndodhur.
Dhe është kjo kohë që po jetojmë “në liri” që ma ka mbushur mendjen se sa të kota janë sulmet moraliste mbi ca njerëz, të cilëve iu ka rrëshqitur këmba gjatë diktaturës. Kam parë në periudhën postkomuniste të kryhen gjëra ku e ku më të tmerrshme se sa recensa e Dianës 40-50 vite më parë, por zërat që janë ngritur kundër kanë qenë trishtueshmërisht të paktë. Dhe kjo do të thotë se dhembja, përdëllimi, e fibra jonë humane e morale në përgjithësi, na aktivizohen në mënyrë sezonale. Me fjalë të tjera, në gjithë këtë histori nuk na intereson homazhi për Vilsonin e Gencin, por na intereson Diana Çuli, së cilës duam t’i biem kushedi se për ç’arsye. Ndoshta ngaqë është e lehtë t’i biesh Dianës. E të bësh gjënë e lehtë në vend të gjësë së duhur është një sport shumë popullor në Shqipëri. Të merresh me Dianën, nuk të kushton asgjë. Nuk rrezikon asgjë.
Me sa më sipër, nuk dua të përcjell idenë se çfarë është bërë, është bërë, apo idenë tjetër se ajo ekspertiza e Dianës nuk ishte një big deal. Jo, jo, për mua ka qenë e është një big deal, prandaj shpika në krye një mea culpa mbi një rrethanë hipotetike të ngjashme me atë, në të cilën është ndodhur Diana Çuli. Dua të përcjell një ide tjetër: Të ngresh fushata histerike kundër Dianës, apo Dianave, me idenë se me këtë je duke denoncuar komunizmin, është në rastin më të mirë një vetëgënjim i madh, e në rastin më të keq, është një mënyrë për të mos u marrë kurrë me komunizmin. (Mapo)
*Titulli origjinal: Rasti “Çuli” dhe veprimet tona si pika e fundit që derdhin gotën
Se pari ata nuk jane denuar me pushkatim per poezi,dhe se dyti une nuk kam degjuar qe ndonje nga keta ” trimat pas lufte” te kete marre ne mbrojtje poezite apo autoret ne ate kohe.Ah sikur njeri,po vetem njeri ama,dhe vetem njehere te vetme ti kishte shkuar vizite ne Rreshen te internuares Musine Kokalari….do ja degjoja me qejf pordhet per tere jeten …
Jam shume dakord me z. Nano! Mea culpa e zj. CULI duhet bere nga vet zj. Culi dhe e sinqerte.
Znj. CULI do te jepte shembullin personal ne te mire te njerzve dhe per ti dhene nje pergjigje njerzve qe e akuzojne per gjera qe ajo s eshte fajtore. Keshtu do te binte dhe alibia e atyre pseudo antikomunisteve qe akuzojne pa fund znj. Culi per fajtore kryesore e denimkt te Genc Lekes.
Por mos eshte teper vone per znj. Culi? A mos duhej ta bente kohe publike nje Mea Culpa ? Respekte z. Nano
Atë krahasimin me pikën e fundit që derdh gotën nuk e ke të qëlluar. Nëse i hidhet një pikë uji më shumë se nxë gota, kjo nuk derdhet, por vetëm pika e tepërt.
Unë mund të mirëkuptoj qëllimin që mos fyhet Diana, por krahasimi që përdor bota është “fila e fundit e kasht[s që i theu shpinën devesë”.
Nuk derdhet gota se ka një pikë më tepër. Thjesht derdhete e tpërta.
Ne fakt forcat e tensiont siperfaqesor thone te kunderten, derdhen shume me teper se pika e fundit qe shtohet-por ky shpjegim fizik nuk kalidhje me temen qe diskutohet
Hiç nuk ka lidhje pika e ujit me derdhjen e gotës.
Ajo e fijes së kashtës, po…sepse shpina bart gjithë atë peshë, dhe vetëm kur e tejkalon kufirin bartës, që ndodhe për hiçogjë, një fije kashte, i thyhet kurrizi dhe bie. Kjo, po ka kuptim krahasimi, jo pika ujit. Po ti ke hall se mos të quajnë lindor, duke sjell devenë a gomarin.
Mos ki gajle se edhe në perëndim e përdorin, si kuajfuqi.
Bravo
Per here te pare lexova recensen dhe kuptova ndikimin e saj ne denimin e Genc Lekes, sepse thuhet shpesh qe ai eshte denuar kryesisht per arsye te tjera. Apo sic thote Muci: kjo ka qene ajo pika e ujit qe mbushi goten. Kjo recense e ekzagjeruar ka thene te gjitha gjerat qe u nevoiteshin hetuesve per te argumentuar qenien e tij armik I socializmit, pasi aty thuhet se per autorin ambjenti eshte I padurushem, se eshte nostalgjik per te kaluare, I pakenaqur nga realitetne etj. Kjo analize argumenton edhe veprimtarine e tij ne fushen ekonomike. Dhe pas kesaj recense, me siguri Diana rriti besueshmerine e vet, eci e qete dhe vazhdon edhe sot pa e vrare ndergjegja. Kjo eshte Diana. Dhe hajde pastaj lexo shkrimet e saj apo ndiqe ne emisionin qe ajo drejton. Pune laraskash.
KRIMET E KOMUNIZMIT AKOMA NUK JANE DENUAR NE SHQYPNI SI NE ASNJE VEND TJETER TE EVROPES LINDORE
Diana Culi po te ishte ne ndonje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore do te kishte kaluar nje pjese te mire te jetes se saj ne burg per krimin e saj fatal te shpifjesh dhe kallezimit me ekspertize tek xhelatet e Enverit per dy djem te rinj krejt te pafajshem qe u pushkatuan pikerisht duke u mbeshtetur ne ekspertizen e saj famekeqe. Prandaj edhe jusitifiket e Muc Nanos me dacibao fillozofike ne TEMA duken si autokritikat shoqerore te Enver Hoxhes per Mehmet Shehun qe masakroi e vrau si zogj pule 60 e kusur katundare lushnjare vetem sepse nuk donin te hynin me dhune ne Brigaden e tij partizane.
Diana Culi jo vetem qe nuk u denua me burg per krimin e saj monstruoz, por u zgjodh si deputete dhe ligjvenese e Parlamentit nga Like Floriri dhe njekohesisht eshte Kryetare e Grave shqyptare qe ka gjithmone Jozefina Topallin nga pas. Ne filmin dokumentar te intelektualit qe u xhirua me shume sukses ne shume vende te Botes me titullin “Martese alla shqyptarce” duket qarte toleranca qe i ben Klasa jone Politike xhelateve te Enverit, Hetues, Prokurore, Spiuna, Marioneta te regjimit dhe lloj-lloje vemjesh te regjimit me gjakatar ne Evropen Lindore, te cilet sot akoma kane zene vende ne administraten shteterore bile ne majat e saj, nga keshillltare e avokate deri tek gjyqtare dhe drejtore dhe ketyre xhelateve te Enverit nuk i plas fare qe me veprimet e tyre kane marre ne qafe me mijra jete njerezish dhe familjes duke u justifikuar: “ASHTU ISHTE KOHA!” Njesoj sic ben edhe Muc Nano ne dacibaon e tij amorale per kriminelen Diana Culi, qe perpiqet ta paraqese si viktime te sistemit.
PO PSE KESHTU DO TA BESH GAZETARINE EVROPIANE TI O ENVERISTI MUC NANO?
As mish as peshk.U be dhe ky fshatar nga malet te na jap mend.Po zaten ndaj kemi mbetur ne mes te rruges, nuk e kalojme ylberin apo Osumin per te dale ne nje sistem tjeter.Kane bere shume poete dhe intelektual ekspertiza te tilla me te cilat u eshte marre jeta njerezve, po edhe pjese te jetes, 8-10-12 vite burg te rende.Nje pjese e tyre iken qe ne fillim te viteve 90-te jashte dhe e mbyllyn historine e “fajit”, te tjere mbeten ketu dhe vazhduan jeten e tyre private ne heshtje, te penduar ne vetvete.Askush nuk eshte marr me ta dhe nuk do te merret, se demokracia e vertete eshte shpirt gjere dhe i ka falur.Po nese ndonje si Diana vazhdoi te mirret me politike, te jete deputete ne demokraci, te jete person publike, moderatore neper ekrane, te reklamoje aty, shoke e shoqe te shtreses se saj, modele perseri amorale, qe kane ne plan te pare interesin e tyre me cdo kusht, edhe duke ndjekur modelin e saj te dikurshem, qe edhe sot pretendon se s ka bere asgje te keqe, ka vepruar brenda ligjeve te kohes, atere ajo do te prese rrufe edhe me te medha se keto.Me vjen keq per kete Nanon nga ane e anes qe pretendon tashme te jete ne rreshtin e pare te kultures ne vend.Kjo s ka rendesi fare nese vendi me veprimin e tij po dhe shume te tjereve qe e kane ndalur mendjen atje thelle dhe krimet u duken normale, s do te shohe kurre Europen.
Citimi I Ekspertizes se zonjes Culi, te cilen zoti Nano e ben ketu, tregon qarte se ajo ka bere nje ekspertize ne linje me akuzen. Nuk eshte ajo fajtore per denimin e poeteve, por diktatura ne te cilen ne te gjithe jetuam. Fakti qe po shkruaj keto rradhe eshte se jam i indinjuar me disa komentues ketu, qe pretendojne se ata djem u ekzekutuan sepse ishin “hajdute, … sabotatore … dhe spiune te UDB-se”. Keto akuza jane ne linje me akuzen qe ju be atyre ne gjygj, por qe kurre nuk u vertetua. Sigurisht q ene ate kohe, Kodi Penal nuk parashikonte denim me vdekje per poezite qe dikush mund te shkruante. Lind pyetja, perse u formuluan ato akuza false qe ti dergonin keta persona ne pushkatim? Perderisa nuk kishte prova per keto akuza, perse duhej qe ata te futeshin ne ato nene te Kodit Penal qe I denonin me pushkatim?
Sic e kam treguar edhe me pare, ne komentet e mija, ishte viti 1977, viti I Kongresit te 7-te te PPSH-se. Nga tribuna e ketij kongresi, Enver Hoxha, denoi “revizionizmin kinez” qe per hir te se vertetes, kishte paguar te gjitha shpenzimet e cmendura te “industrializimit” te Shqiperise mbas prishjes me BS. Po aty, ai u kujtoi te gjithe klasave te ashtuquajtura “te permbysura”, se Diktatura e Proletarjatit do godiste kedo qe flinte me enderren e permbysjes se pushtetit popullor. Si ne cdo rast, deklaratave te “Udheheqesit te ndritur” duhej tu gjendej nje fakt dhe kjo u gjet me “zbulimin” e grupit te poeteve qe benin agjitacion e propogande nepermjet vjershave, si dhe sabotime te ekonomise kooperativiste si agjente te UDB-s qe thuhej se ishin. Per sa me siper, kur nuk u provua asnjehere asnje prej akuzave per Vjedhje, Sabotim dhe Spijunazh, a ka ndonje te “mencur” ne keto forume te na thote se perse tjeter u denuan ata djem te rinj?
Zonja Culi, e dinte shume mire se perse ju kerkua e ashtuquajtura “ekspertize”, sidomos po te kihet parasysh se kush ja kerkoi dhe se I jati I saj ishte officer I Sigurimit dhe plotesisht ne dijeni te hetimeve qe beheshin. Kjo e ben ate instrumenti qe I sherbeu qellimit. Alibia e saj se po te mos e beja une “ekspertizen” do ta bente dikush tjeter, nuk e cfajeson ate nga fakti qe ajo u perdor nga regjimi per te denuar dy te pafajshem.
Spiuni mbron spiunen.
Ti Mustafa sulmon personin qe ka kurajon tia thote ne sy tjetres maskarallekun qe ka bere, nuk I dime rrethanat, dhe merr ne mbrojtje ate qe po te ishte miratuar ligji per hapjen e dosjeve, nuk do te kishte asnje mundesi te dilte ne televizion e jo me te promovohej.
Lum ne per keta fare opinionistash te korruptuar, aneks I establishmentit politik, vazhdim ne kushte te reja te qeverisjes komuniste.
O Muc, askush nuk kerkon denimin penal te Culit per ate ekspertize, por edhe qe te udheheqe mendimin dhe sfiden intelektuale te shoqerise sone kjo eshte pak degjeneruese.Diana per fatin e saj te mire ne ate kohe dhe te keq sot nuk eshte caktuar kot si eksperte per te bere ekspertizen, po ashtu ajo i ka dhene nje dore te mire ne karrieren e saj te asaj kohe.Pra mea kulpa e saj duhet te ndodhe , se dyti askush nuk po e kryqezon Culin, por edhe qe te flase sikur ka ndodh nje aksident , nuk duhet ta beje.Pike e fundit apo tharmi i akuzes kete ti nuk e gjykon dot tani, por qe Culi duhet te beje nje ndjese te thelle per kete as nuk duhet te vihet ne diskutim.Ajo eshte pjese e makines ne teresi qe mori jeten e dy njerezve.Denimi i c’ka ka ndodhur edhe duke shenuar personat pjese e procesit te keq eshte dicka qe duhet te ndodhe.Diana Culin as po e denon njeri me burg dhe as po e con njeri ne litar.Ne litar e vdekje shkuan ata te dy qe Culi u beri ekspertizen dhe me siguri e dinte qe edhe mund te shkonin ne nje denim me vdekje, sentimentalizmi bosh nuk vlen.Sigurisht qe kjo eshte vetem nje pike uje ne detin e krimeve te regjimit.
Akoma me Dianen ?! Nuk shkon fare. Ata nuk ishin poete. Kane botuar atehere ndonje vjershe? Jo. Poete si ata ka pase plot. Edhe per ato letra qe u kane gjet, jane çfryrje amatoreske te hedhura ne vargje. Ajo, Djana, paska qene shume e pjekur ne ate moshe qe ka shkruar aq pak dhe pa ngarkese ne ate reçenence, ne ato kushte, ne ate sistem dhe me ate pergjegjesi seicili per veten e tij. Po te isha une, ma merr mendja se do kisha shkruar me teper, sinqerisht. Tjeter eshte se pse Agron Tufa apo Mark Marku, pse nuk thone nje llaf per burgosjen e Shoshorit kur Sali Berisha bertiti ne mes te salles: arrestojeni kriminelin dhe Shoshori vetem propagande kunder pushtetit beri, hapet dhe me guxim e kurajo duke vene ne diskutim jeten e tij. Ndersa ata qe ju i quani poete kishin mbi veten e tyre shume gjera me te renda se poezite apo vargjet, kishin akuze per sabotim ekonomik, shkaterrim te prones me qellim dhe agjitacion e propagande ne Mapon e Librazhdit duke vene karikatura te Hitlerit e Enverit, kishin dhe biografine e tyre se lufta e klasave perbente rolin kryesor. Per kohen, per ligjet, per diktaturen ishte i mjaftueshem qe ti hiqte qafe keta me akuzen e ngritur dhe ajo reçenca e Djanes nuk ishte as pike uji qe derdhte goten as pike rendese, me sa lexoj çfare kishte shkruar. Ka shume reçenca te tjera dhe me me shume rendese e pergjegjesi per njerez te tjere qe nuk u kane marre jeten. Per shembull Kasem Trebeshina dhe te tjere. Me kete keta zoterinjte duan te thone e shikon? Dje ishit ju, sot jemi ne. Pra vetem ndryshuan krahet e pushtetit, por jo sistemi, bile me i kalbur, me amoral, me i papergjeshem shume here me pak human dhe i paskrupullt me njerez te tille. Jo, mbaroi ajo kohe, ju mund te flisni çfare te doni, por nuk mund te veproni si te doni sado qe moçali i krijuar ka dhe mushkonja anopheles. Po jane maskaralleqet si ajo e Djanes dhe Djana na perfaqesoka komunizmin si sitem apo diktaturen, komunizmi na del se paska qene shume here me i mire se demokracia qe vrau Remzi Hoxhen dhe nuk i dihet as trupi tij nga pushteti, per te mos marre shembuj te tjere te panumurt ne keto vite demokracie. Mendoj se njerezit duhet te reflektojne ne mendim bashke me kohen dhe çdo gje ta vendosin ne kohen qe nuk kthehet dhe jo ne ate qe jetojne per te pasur nje aresye dhe logjike te ftohet.
Ky lloj stili i diskutimeve per te fajesuar Dianen te kujton te njejten menyre qe perdorej dikur kunder ish-te deklasuarve, por tani me senc te kundert-jane ish te deklasuarit (te privilegjuarit e sotem) qe godasin te “deklasuaret e sotem” (vetem ky vend u rezervohet Dianes me shoke nga te tille komentues). Kjo ste con asgjekundi. Fakti qe Diana mund ta kete patur babane ne sigurimin e shtetit per ta eshte mjaftueshme per ta denigruar dhe argumentuar “urrejtjen e saj”. Logje koti! Diana beri nje recense ashtu sic ishte sipas realizmit socialist dhe kjo per disa vargje te pabotura gjekundi, pa asnje influence ne opinionin publik. Per Kadarene u thane shume me shume gjera te keqia ne “zerin e rinise” nga Frederik Shalesi, me mijera te tjere permbyten gazetat me urrejtjen ndaj Kadarese qe shkruante per ” shijet” e perndimoreve, e megjithate Kadareja u zgjodh deputet! Keto antiteza jane te mjaftueshme per te kuptuar qe merremi kot me Dianen. Ajo nuk ishte ne kupolen drejtuese, nuk ishte ajo pjese e vendimarjes per ecurine e sistemit politik ne Shqiperi. Sistemi politik perdorte skema te larmishme duke e paraqitur situaten sikur cdo lloj levizjeje vinte nga njerez te zakonshem-ne fakt cdo gje ishte e inskenuar. Dhe ne vend qe te merremi me inskenuesit merremi me figurantet-pikerisht kjo ishte ideja kryesore e inskenuesve-udheheqja kriminale ja le fajin ne dere te punesuarve te zakonshem.
Edhe sikur Diana te kishte kerkuar direkt pushkatimin e nje aspiruesi per poet (gje qe as e ka patur ndonjehere ne mend)-pas 40 vjetesh rrihet uje ne havan. Sot ka shume njerez qe ne blogjet e Temes kerkojne pushkatimin apo varjen ne litar te Sali Berishes apo x-politikani. A kujtohet ndokush te rreagoje ndaj ketij fjalori makabr-varje-vrasje-etj? Askush
Lereni Dianen ne punen e saj. Nqs ka potencial artistik, askush nuk eshte ne gjendje ta coje ate ne Saver per te prashitur dhe mbjelle kallamboq. kohera te tjera kane ardhe.
Cudi nga e nxori djana ate ekspertize joprofesionale per poezite e poeteve.pse u zgjodh Djana, mbesa e Sofokli Lazrit per te bere ekspertizen letrare?
Djana nuk ishte shkrimtare,por aspirante per shkrimtare pra per karriere shkrimtuese.
Djana nuk ka bere ndjese te ndjere publike
se nuk.mund ta beje dot, aq e ka kutin.djana s ka zot, s e ka kete dimension, djana ka parti ,ideoligji.eshte njeriu i ri.femra e re e farketuar nga e liga. A e fi Djana sa siperfaqsore eshte?
Djana fle si.qingj, s e vret ndergjegjja.A eshte djana femer, grua, meme, femer e ngrohte qe krijon dhe rrit qenien? Them se jo. Djana apo femrat si Diana , jane karreriste vetem kaq,per karriere bejne gjithshka .te tjerat jane funksione fiziologjike si te kafshet.
Diana mund ta kish menjanuar veten nga pjesemarrja ne aksion.mund te kishh thene jo
Nuk e bej.djana vjen nga familje e krishtere,dhe i njeh 10 urdheresat por jo, ajo i mohon te gjitha per t ju bindur urdhrit te partise.se partia te ben shkrimtare
.Por shkrimtare s u be kurre.vec fjalamane ,veshja kot. Djana i ka borxh shoqerise luksin qe ka patur per te shkruar ,por s ka qullosur gje.
Po te kish refuzuar,asgje s fo e gjente
Do e mbronte Sofo lazri, e mbronte babi etj
Por jo, djallushka eshte vetofruar.
Mos e mbro Mustafa, se nuk e ke ke vjehrre.