Ambasadori Lu: Jam realist dhe jo optimist. Byroja e Hetimit do trajtojë korrupsionin në nivele të larta...

16 Mars 2017, 18:45Politika TEMA

Gjatë një takimi me Dhomën Amerikane, ambasadori Donald Lu ka folur lidhur me të ardhmen e Shqipërisë.

Ne nje kohe kur situata politike ne vend eshte shume e tensionuar ambasadori i SHBA­-ve u shpreh se është realist dhe se të ardhmen e Shqipërisë e shikon me përparësi të mëdha.

Në këtë takim është e pranishme dhe ministria Milva Ekonomi. Ambasadori ka shprehur vendosmërinë e tij se SHBA do të mbështesin qeverinë shqiptarë në luftën kundër krimit të organizuar.

Në mesazhin e tij ambasadori amerikan theksoi ndër të tjera se këtë vit me zbatimin e reformës në drejtësi do të krijohen më shumë mundësi për biznesmenët, dhe investimet kombëtare në Shqipëri.

Po ashtu, me humor ai theksoi se nuk është optimist, por thjesht realist.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e Dhomës së tregtisë amerikane në Tiranë, ambasadori amerikan Donald Lu është ndalur në mesazhe të qarta në lidhje me efektet e Reformës në Drejtësi në vend.

Ai u ndal pikërisht në fenomenin e korrupsionit për të cilin tha se do të hetohet nga strukturat e antikorrupsionit që do të ngrihen Bashkë me Byronë kombëtare të Hetimit.

“Jam realist, shoh që po vijojnë gjëra të mira për Shqipërinë. Reforma në Drejtësi do të transformojë klimën e biznesit në vend.

Byrja e hetimit do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta. Garantimi i stabilitetit dhe demokracisë çon vendin drejt integrimit”, tha ambasadori Lu.

10 komente në “Ambasadori Lu: Jam realist dhe jo optimist. Byroja e Hetimit do trajtojë korrupsionin në nivele të larta…”

  1. Toku says:

    Ore ca ka me ne, qy? Ore ca te kemi ber? Opo na ler rehat ere, na esht qepur me buk ne trast. Ca korrupsioni thot qy. Po ik o tujtje lena rehat. Ik o ik se jemi per qef te zotit jemi te 3 mbas gjermanis ishim te 2 po qe kur na erdhi ky bojaxhiu na rrezoi nje vend me posht. Are sali ca na bere are sali ku je o sali si e lejon kete diversantin amerikan te flasi keshtu? Do ja mbledhesh ketij ti apo jo..

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Remain to be seen..

  3. Andy says:

    Po cadra cdo behet,apo monument kulture…..

    1. Aleksander says:

      Cadren do ta bejne KAUSH dhe saliut te parit me gjithe shkelzen e fatmir medi e basha pas tyre …pa sapun fare ,te mos i mbetet merak Erion Braçes !

  4. Kujtimi says:

    Lu thoi me emra kysh nuk e do Shqiperin . Cirua madken LU

  5. Presim nga ju Z Lu says:

    Vetem fjalet e tua Z Lu ngjallin shprese per
    Shqipetaret Sepse ketyre taneve u ka dale boja
    Pervec Rames qe ende po mbahet me paterica dhe shpresoj te jem i gabuar sepse po beri reformen ne drejtesi ka merita te vecanta Une Uroj qe PO

  6. KUR? kUR? kUR? Z Lu? says:

    kUR?KUR?KUR?KUR?
    Populli po pret ti shohe pas hekurat politikanet dhe qeveritaret hajduter!
    Gezoje nje here te pakten ne jeten e tij! Kete popull fatleq!

  7. emigranti says:

    dakort ta filloj nga peshqit e medhenj si saliu e me radhe.

  8. Populli says:

    Po KUR? Se na plaset shpirtin.

  9. ti je realist,por paraardhesit krijuan nje perbindesh si saliu qe na e lane ne peshqesh.ju vini edhe ikni por kusuret i kemi ne me keta kriminel qe njerin na e quan i nga mut shteti ne burr shteti ,tjetri yll ne ngjitje kur ai ka rene si meteor dhe ka hap nje grop te madhe ne bulevard.
    Ju jeni si populli shqiptar qe urreni komunistet dhe beni pazar me komunistin sali e co,edhe populli jone u ngrit kunder komunisteve dhe zgjodhi ne krye kryekomunistin saleh qe u be edhe kriminel per karieren e tij,edhe ashtu sic duartrokisnin per enverin tani duartrokasin dhe japin jeten qe familja e tij te pasurohet dhe te jetoj e lumtur dhe po ti shikosh jane po te njejtet servila te kohes enverit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje