Teksa mbyll ditën e 29 të ngujimit në çadrën e instaluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Partisë Demokratike po i fut ujë çdo ditë e më shumë qëndrimi i saj opozitar. Kjo sepse shqiptarë e ndërkombëtarë i përsërisin papushim faktin se rruga e zgjidhjes së çdo krize (kur ka realisht krizë) janë institucionet dhe jo ultimatumet nga rruga.
Megjithatë Partia Demokratike nuk shkulet nga bulvardi, ku me pretekstin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ka paralizuar edhe reformën në drejtësi e specifikisht ligjin e vettingut, i cili është çelësi i vazhdimësisë së zbatimit të saj. Afër mendsh, këtu nuk bëhet fjalë për kauzë apo krizë reale institucionale, por për një problem, që quhet reformë në drejtësi. BE dhe SHBA si asnjëherë më parë janë investuar për ta çuar deri në fund. Angazhim i cili u tha copë nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu kur u shpreh se “Reformën në drejtësi ja kemi premtuar popullit shqiptar dhe ne i mbajmë premtimet”. Që do të thotë se luftën Basha e Berisha nuk e kanë më me Ramën, por me BE-në dhe SHBA-të.
Por përtej asaj që Basha po bën kundër Vetting-ut e integrimit të vendit në BE, ajo që po del në dritë çdo ditë e më qartë është pozicionimi i Partisë Demokratike kah politikës anti-BE e anti-SHBA. Kjo duket qartë në deklaratat e Bashës e Berishës kundër ambasadores Vlahutin e ambasadorit Lu, që vazhdojnë të përsëriten pandërprerë a thua se po akuzojnë ndonjë drejtoreshë a drejtor pushteti e jo ambasadoren e Bashkimit Evropian e SHBA-ve. Natyrisht që nuk është gafë e Berishës dhe e Bashës akuza ndaj Vlahutin e LU, por një strategji e mirëfilltë kundër politikës së perëndimore edhe pse po bën çmos që të hiqet si i tillë.
Sikundër thamë për rastin Vlahutin, Berisha e Basha kanë akuzuar dhe eksponentë të tjerë të BE-së, duke shkuar deri te Shefja e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federika Mogherini. Me hapur se kaq Berisha e Basha nuk dinë t’ju thonë shqiptarëve që janë anti-perëndim. E si për të provuar që kahu i PD-së tanimë ështe Rusia, Basha shkon e qan hallet me “ariun e madh rus”, duke i thënë të gjitha problemet e tij e duke kërkuar mbështetje. Një karshillëk i pastër i Bashës kundrejt BE-së e cila po tregohet akoma “tolerante” me të duke i dhënë mundësi të takohet për ditë me ambasadorët e saj.
E për çudi, i vetmi takim normal për Bashën ka qenë ai me “ariun e madh rus”, duke bërë kështu lëvizje prej adoleshenti politik me fatet integruese të vendit.
Sot reporteri kristiandemokrat për Shqipërinë në PE, Eduard Kukan, i ka bërë një tjetër thirrje Partisë Demokratike për tu kthyer në rrugën e duhur pro BE. “Koha është e një rëndësie thelbësore në këtë rast. Kam bërë thirrje vazhdimisht që opozita të rifillojë punën e saj në parlament në mënyrë që të ecet para me reformën e të kryhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme.”, ka thënë Kukan në një intervistë të dhënë ditën e sotme në Bruksel. Duke i sjellë kështu Bashës ndoshta mesazhin e fundit nga BE, para se realisht ta fusin atë në “listën e zezë” sa i përket vizionit që ka për Shqipërinë e cila ndodhet në zemër të Evropës.
Mire e ke ti or mik, po Basha nuk asht fut ne cader per hallin e Shqiperise po per hallin e vet. Jo se nuk behen zgjedhjet sipas standartit po kunder vetingut qe fut hajdutet ne burg.
Popull idiot. Akoma nuk e dini kush eshte Berisha-Basha -Meta? Ja po u them une, jane dora Serbo-Ruso-Greke. Sa vite te tjera doni ta kuptoni ?
Turpi eshte per nje grup deputetesh ne PD, filluar nga E. Selami, M.Bregu, Patozi( Nese), etc. Pra keta duhet ta duan Shqiperine por edhe PD! Por… duhet te kuptojne qe duhet te reagojne,…pavaresisht kostos! Shpresoj te mbeten te heronj ne memorjen popullore! Kaq!