Devalvimi i çadrës dhe njeriu i "Sorosit" dhe "Gulen" nga Shkupi

17 Mars 2017, 16:27Blog TEMA

Xhemal Ahmeti


Deri sa nuk rrezikohet siguria e vendit dhe nuk eskalon çdo gjë në dhunë, çdo opozitë ka të drejtën për të përdorur mjetet e saja për të luftuar anomalitë brenda një sistemi dhe të tentojë të fitojë masat për pushtet. Kjo është gjëja më e përsëritshme e historisë së demokracive, sidomos në fazën e tyre transicionale (edhe pse këtë shqiptaret e zgjatën përjetësisht).
Unë si qytetar, analizues apo i interesuar nga larg mund ta kritikoj njërën apo tjetrën palë; mund ta preferoj këtë apo atë palë; mund ta përshkruaj situatën sipas «portalit» e kutit tim, por mua nuk më lejohet të nisem nga Zvicra apo nga diku tjetër, të futem aty brenda dhe të bërtas si kali i bardhë i ish shokut Tito: «më thirrët, ja ku jam unë, profeti i shqiptarisë dhe po ju premtoj se do ta bëjmë shqiptarinë». Këtë e bënë vetëm një njeri me probleme të rënda mentale, ngase normali e dinë që nuk e ka mandatin e lere më forcën për një gjë të tillë. Është mohim i gjithë historisë, pra i gjithë viktimave nga Kuvendi i Lezhës e deri sot, të mos kenë qenë të aftë për ta bërë atë që ja po e bëka një janiçer i dëshmuar nga Shkupi -me biografi, bindje dhe vepër të dëshmuar kundër pikërisht të asaj «ideologjie» të shqiptarizmës. Një shkrimtar që jo me vite por me dekada vetë ka jetuar nga Sorosi si tash nga agjenturat e Gülenit apo Erdoganit.
Natyrisht mund të më thoni; «çka e bën mizën e elefant për një brohoritmë koti». Dakord. Kritikën e pranoj si të drejtë dhe nuk e kam ndërmend ta bëj dëshmitarin për një aventurier koti që lëvritë salloneve parapolitike, por më shumë dua të tërheq vëmendjen rreth fenomenit që e minon pikërisht bazën e çdo demokracie; tribunalizimi i demagogëve që flasin në emër të popujve, shteteve, pjesëve të kulturosferës shqiptare me nxitje e sugjestione pa të drejtë, pa ua dhënë askush të drejtën e përfaqësimit askund është pikërisht antidemokracia në vepër. Kjo ia humb vlerën çdo lufte të drejtë, ngase nuk merret më seriozisht nga askush përpjekja të jetë vërtet për demosin, për më shumë drejtësi apo shtet. Kjo devalvon çadrën nga një instrument të luftës për kauza politike brenda vendit në një agorë budallenjsh që ia japin asaj karakterin e filiallës së «Besës» në Maqedoni apo grupeve të ndryshme që sabotojnë po atë «shqiptarizëm« në emër të një shqiptarie, e cila po aq sa kodi i partisë «Besa» ka të bëjë me shqiptarinë dhe realitetet.
Ç’i duhet çadrës ky budallallëk?

1 komente në “Devalvimi i çadrës dhe njeriu i “Sorosit” dhe “Gulen” nga Shkupi”

  1. Drini says:

    Ke qelluar ne shenje me kete shkrim Xhemal,te lumte mendja dhe pena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje