Debati i letërsisë/ Askush nuk detyroi, shërbimi u dha me dëshirë

14 Mars 2017, 20:12Blog TEMA

 Nga Ben Andoni

 

Tregojnë për një kallzim që i bënë kolegët e rinj prof. Çabejt, pas kthimit prej një aktiviteti ndërkombëtar në Austri kushtuar studimeve të shqipes. Prej puthjes së dorës që i bëri shefes së katedrës të shqipes, kërkohej masë prej kolegëve të tij, paradoksalisht nxënës të pedagoges ruse. Përgjigja e profesorit do t’i habiste njerëzit e Partisë: “Jam shumë plak të ndryshoj zakon. Mos më nxirrni më jashtë shtetit, sepse do të bëj njësoj”. Kuptohet se studiuesit të njohur, megjithë sikletet, nuk do t’i bënin gjë, vetëm duhet ta paralajmëronin. Ç’fituan kolegët e tij, cili i detyroi? Askush. Megjithëse patjetër e kanë fituar ndonjë ngritje në detyrë. Kurse sot, kokën nën shalë…

Koha që po jetojmë po na mëson gjithnjë e më shumë sesi të mësojmë nga e shkuara. Më saktë të mos përsërisim ato që po vuajmë dhe që e kanë përçudnuar vendin tonë. Por, historia ka treguar se pak herë njerëzit mësojnë nga ajo. Hegeli e kishte parandjerë shumë e shumë kohë më parë kur nga shekujt e shkuar do shprehej se: “Historia na mëson që njeriu nuk mëson nga historia”.

Me pak fjalë është fare e lehtë në ditët tona që të bësh trimin, të papërlyerin, të pastërtin dhe të fërkosh duart si Pons Pilati. E vërteta është e thjeshtë, kur nuk vishet dhe nuk shëmtohet si në ditët tona mbushur me kinse të pafund dhe me shfajësime mjerane.

Duke u kthyer në debatin për recensat e shkrimtarëve dhe artistëve për kolegët e tyre, askush në atë kohë (përveç rasteve specifike) nuk të detyronte! Vetëm se piketoheshin njerëzit që zellin e kishin të lartë për të bërë karrierë. Mu ata ishin gati të bënin gjithçka. Ndërkohë kishte plot njerëz, autoritete që nuk janë ngarë sepse dihej prej staturës së tyre që nuk do korruptoheshin, vetëm se këta të fundit në garën e shkencës, artit duhet të fillonin pastaj nga shumë pas për karrierë, sepse në start ishin ata të devotshmit, që ‘ua kishin’ marrë punën. Ata që ishin gati për gjithçka. Mu për këtë shkak, edhe pa ia kërkuar njeri, shumë syresh e mbushën me fletërrufe profesor Çabejn, Buza Plaku fshinte punët, kurse Trebeshinës i dilnin pa i kërkuar dëshmitar pas dëshmitari dhe atyre poetëve të ngratë ia shtuan dënimin!

SIGURIMI ishte një armë e shtetit të Diktaturës së Proletariatit, që nuk mund të funksiononte pa vigjilencën e kinseve, pa spiunët gratis, e jo thjesht ata që e kishin për detyrë dhe të zellshmit e kudogjendur.

Më keq akoma, në kohën tonë në një paralelizëm disi direkt mund të shikosh lloj-lloj kinsesh sesi kanë ngritur karrierat e tyre në kurriz të shumë fatkeqëve apo emrave të nderuar, duke i spiunuar, duke i marrë nëpër këmbë dhe duke i shmangur pa asnjë lloj vrasje mëndje. Sa profesorë të nderuar, të rinj të talentuar kanë mbetur udhëve prej këtyre të zellshmëve militantë!

Nuk mëdyshohet të thuhet se në këtë kohë mbase po ia kalojmë sërish me përçudnim ndaj njerëzve të zotë, atyre që janë të kualifikuar, sepse në ballë duhet të dalin ata që edhe pa i detyruar askush, japin shërbimin. Ja pse mea culpat e sotme të pak njerëzve janë të padobishme apo shfajësimet e tepruara, ashtu si do jenë nesër të shumë kinseve sot, që po i ngrenë karrierat e tyre mbi fatkeqësitë e shumë njerëzve, që nuk bëzajnë dot. (Javanews)

20 komente në “Debati i letërsisë/ Askush nuk detyroi, shërbimi u dha me dëshirë”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Nje Bravo te madhe!

    1. uhahahaaa says:

      Ti pse ngazellehesh mor derdimen,apo ben pjese te keta kinset e sotem ?

  2. Sazan Goliku says:

    O shoku Ben Andoni, pas gjithe ketyre zhgaravinave qe shkruan pa lidhje, kam nje kerkese te thjeshte: a me ha mutin??!

  3. berti says:

    Të luuuuuumtëëëëëë !

  4. ca po thu o Shabono says:

    O Ben,shkon hetuesi dhe i thote redaktores : na bej pak recensen e ketyre vargjeve!
    Recensuesja ate pune kishte dhe per ate paguhej. Si thua ti do thoshte : nuk dua ta bej,se dua te punoj ne prodhim!?
    O Ben O Koqe ?

  5. antonio says:

    Pasi e mbarove se shkruari,a e lexove se ke shkruar per UFO-t e jo per shumicen e popullit?

  6. Safo says:

    Beni, mos ja fut kot! Cabej ishte produkt i shkollave perndimore dhe jo i kulture se shkollave shqiptare te monizmit. Si rrjedhim, Diana, une ti e mijera te tjere nuk mund te kishim hapesiren e mendimit te Cabej. Madje edhe Kadare nuk do ishte Kadare nqs nuk do kishte lexuar Pasternak!
    Sigurisht, Diana nuk krenohet se ka bere nje reference negative, por kjo nuk e ben ate aspak fajtore. Esenca eshte a mundet qe te denohet me vdekje nje artist apo njeri i thjeshte per nje pikepamje! Ketu duhet te biem dakord qe sistemi ishte fajtori, por kursesi jo Diana . Nuk ishin nxenesit e studentet,dmth kuadrot perspektive te vendit ata qe instaluan sistemin totalitar, perkundrazi ata u shkolluan duke besuar se benin dicka te mire per vendin. Une nuk e kuptoj pse te mos e pranojme si reale ate qe dukej pesimiste ne syte poetit. Ai ashtu e konceptonte. Diana ne kete rast vetem se ka thene nje realitet, ashtu si e konceptonte ajo. Eshte tjeter pune kur konsiderohet si ligj nga sistemi qe heroi duhet te jete pozitiv, tip Garda e re ne “realitetin e lumtur te popullit shqiptar”, dhe per rrjedhoje mos respektimi i ketij parimi mund ta conte cdo enderrues ne karmanjolle.
    Madje Cabej ka rrezikuar edhe thjesht se nuk u ngrit ne kembe kur nje antar i byrose politike hyri ne sallen ku zhvillohej nje konference albanologjike ku Cabej ishte chairman i seances.
    Nuk eshte e para here qe sistemet totalitare prodhuan paradokse.Xhordano Bruno u dogj sepse mbeshteste sistemin heliocentric! Por askush nuk meret me inkuzitoret qe e cuan ate ne turren e druve.
    A ishte Diana inkuizitore? Kategorisht JO!

    1. i revoltuari says:

      Or ti Safo,or MASKARA i NDYRE! Ata “poetet” nuk jane denuar me vdekje per pikepamjet e tyre!!! Ata jane denuar me vdekje per sabotim dhe vjedhje dhe jo per “vjersha dekadente”! Shko shiko dasjen gjyqesore dhe akuzat per te cilat u denuan. Pe rpikepamje apo krijime letrarae kunder sistemit mund te denoheshe me pune ne prodhim e deri ne 5 vite burg.KAQ!!!!
      Pthuuu BAJGE ?

    2. safo says:

      Desheroj te shtoj disa mendime rreth subjektit. Duke u njohur me artikullin e A. Vehbiut rreth te njejtes teme, rilexova me kujdes ekspertizen letrare te poezive (me sakte vjersherimeve te nje djaloshi 22 vjecar). Ekspertja letrare ka marre nje vendim nga Hetusia e Deges se Puneve te Brendeshme te Librazhdit (vendim i d.t. 28/09/1976) ku i kerkohet nje ekspertize rreth disa vargjeve. Dianes i eshte dashur nje kohe rreth dy muaj per te bere kete ekspretize (19/11/1976)!!! A ju dergua Dianes per ti botuar ne gazeten Drita? Sigurisht qe jo. Pa dyshim ne detyren e saj si redaktore ajo duhet te jete ndeshur me vargje te ngjashme, por qe kane patur nje rezultat te thjeshte: mosbotimin e tyre. Kurse ketu ndryshon puna. Dega e puneve te brendeshme, dmth organi i ngarkuar per te ruajtur sistemin qofte nga embrione disidente kerkon me shkrese zyrtare ekspertizen. A mund ti shmangej Diana kesaj kerkese? Si punonjese e gazetes Drita ishte detyrim zyrtar i saj, refuzimi ishte si te firmoste me e pakta shkarkimin e saj, qarkullimin diku ne periferite malore dhe me e shumta venien ne pikpyetje te ardhmes se saj. Ajo fatkeqesisht nuk kishte mundesi zgjedhjeje. Ajo e vonoi gati 2 muaj nje ekspretize fare te thjeshte sepse ishte ne peshen e regjimit, ajo madje mund te perfytyronte se autori i vargjeve mund te humbte ndonje privilegj-qe ai ne fakt nuk kishte fare-apo edhe mund te internohej-ku me keq se ne nje fshat malor ne librazhd do ta conin-por nuk mund te prefytyronte perdorimin e ekspertizes letrare ne nje gjyq me denim kapital.
      Mbi cilat parime do te bazohej nje redaktor letrar per nje analize letrare? Edhe ketu perzgjedhja ishte e kufizuar. Parimet e letersise se realizmit socialist ishin baza per cdo lloj analize te tille. A ishte objektive analiza e vjersherimeve te djaloshit 22 vjecar sipas atyre parimeve detyruese? Perfekte! Edhe sot po t’ja japesh dikujt keto vargje, pak a shume te njejten gje do thote, qe vargjet jane pesimiste, qe autori enderron per nje bote me te mire etj. Gjithe puna eshte se cfare desheron porositesi nga nje ekspertize e tille. Dhe ketu vlen thenia e Fushese-nje gjenerali te Napoleon Bonapartit, i cili thoshte ” me jepni tre fraza te shkruara nga francezi me i ndershem qe ta fus ne burg me fjalet e tij”. Dhe porositesi nuk donte te merrte ate qe pafajesisht shkruan redaktori letrar. Psh nje nder vjershat shkruan se autori i tyre kurre nuk do ta braktiste atdheun-megjithe veshtiresite dhe endrat e parealizuara-po ti meshonte kesaj vjershe, hetusia do te duhej te rekomandonte botimin e saj per nje qendrim patriotik te autorit, por hetusia thjesht plotesonte provat per vendimin qe ajo e kishte gati, dmth portreti i nje armiku te betuar!!!
      Eshte llogjikisht e papranueshme qe vjersha te gjendura ne bllokun e shenimeve te nje enderrimtari te trajtohen sikur te ishin vjershat e nje shkrimtari me fame te cilat mund te kishin ndikim negativ ne opinionin publik. Personi qe i shkruante ato ishte nje figure krejt e panjohur dhe po ta kish fshehur fletoren e shenimet e tij, askush nuk do ta dinte egzistencen e ketij “disidenti”. Artista si Francesk Radi i festivalit te 11 , u degdis ne ne Fushe- Arrez, Sherif Merdani u burgos-ka plot shembuj me “faje” shume me te medha se disa vjersha xhepi. Per vete Fadil Pacramin qe u konsiderua si ideatori i nje rryme te re liberalizimi nuk u dha denimi kapital! E shumta qe mund te behej ndaj nje djali te ri per disa vjersha xhepi ishte ti jepej nje keshille, ashtu si eshte vepruar per qindra raste te tjera.
      Por sistemit i duheshin disa shembuj per te kufizuar lirine e mendimit, dhe zakonisht shembuj te tille gjendeshin ne familjet me prejardhje ish te deklasuarit, sic konsideroheshin atehere.
      Prandaj mendoj se eshte krejt e pabazuar akuza ndaj ekspertes letrare si bashkefajtore per ekzekutimin e vjersheruesit te ri!

      1. i revoltuari says:

        Atehere mor Safo mos thuaj shprehje te tilla si : “mosrespektimi i ketij parimi mund te conte cdo enderrues ne karmanjolle” ? Ne ate kohe s’te conte kush ne karmanjolle per vjersha dhe pike! Pasi sot abuzohet tmerresisht me kete,prandaj edhe behet kjo bisede nga Tufa dhe tufistet e tjere te ketij vendi! Mos u dridh e sperdridh,po thuaje troc,se gomari i do drute shkurt! A KUPTON?

      2. heu bre says:

        Ata u denuan si hajdute dhe sabotatore dhe jo “per tu bere shembull”! Shko shiko dosjen gjyqesore Pis njeri ?

  7. joel shkodra says:

    Lexoni gazeten “Panorama”, 30.11.2009, dhe do te gjeni figuren e paperlyer te nje intelektuali te njohur qe nuk pranoi asnjehere te bashkepunonte me sigurimin (pikerisht ne dosjen e E. Cabejt) duke pranuar te gjitha pasojat mbi vehte e mbi familjen e tij. I rralle ky shembull, por qe tregon se ekzistonin njerez te tille.

    1. heu bre says:

      IDIOT! Ka shume qe kane bashkepunuar e shume qe s’kane bashkepunuar. E ca pastaj!?
      Sa i perket recenses letrare per kete rast (DHE GJITHE RASTET E TJERA) kjo kerkohej nga Hetuesia e jo nga Sigurimi! E keto ishin dhe jane dy organe te ndryshme! A kupton o IDIOT!

      1. joel shkodra says:

        Pikerisht pse jane organe te ndryshme, besoj se e ke te qarte se ishte shume me e lehte t’i kundershtoje hetuesise se sa sigurimit. Dhe, po te lexosh ate gazete qe kam permendur do te gjesh se shumica iu nenshtruan presionit te sigurimit dhe vetem ne nje rast iu kundershtua.

        1. Tanguli says:

          Ti mor njeri je i c’ekuilibruar menderisht! S’di as c’thua e as c’do te thuash ?

  8. xhulio says:

    Nje gje i dashur gazetar.Sot atmosfera duhej te ishte ndryshe.Kush e mban te pandryshuar.Ne socializem thoshte Kadarea tek Dimri ata qe bien te paret jane te aftet.Po ta ni perse ndodh perseri keshtu?

  9. vala says:

    E dhimbshme, por SHUME E VERTETE !

  10. shpresa says:

    O Ben! Jeta eshte “lufte” me çfaredo te del perpara dhe te kundershton drejtimin qe ti mendon. E rendesishme eshte njerzorja universale dhe relative. Gjithmone flase per njerez me karaktere pavresisht shkolles qe kane, se ka dhe pa shkolle qe jane aq te vemendshem e pergjegjes per ato qe thone dhe ato qe bejne sa thua me vete qe shkolla s’ja vlen fare. Ju vazhdimisht mirreni me periudhe e viteve te socializmit, me jete, me njerezit, me shkrimtaret, me artistet, me puntoret e fshataret, me shtetin dhe filozofine e bemjet e tij. Keni kohe qe merreni dhe do merreni akoma me shume , por pa bereqet. Shqiptaret rrojten e rrojne qe nga ajo kohe po ashtu dhe sot, por edhe neser, por ju ju shtini ne mend gjithmone ate, te kaluaren duke e pare te sotmen dhe te ardhmen me te “ndritur”. Ndersa nje qe ka jetuar ne dy kohe, me qendrim konstant dhe te sinqerte , di ti vleresoje te dy keto jete si per te vdekurit dhe te gjallet. Ndertimi i sistemit te shtetit eshte primare dhe kryesore ne jeten e njerzeve dhe nuk jane njerezit qe çoroditen neper lambirinthet e tij. Ka kohe qe elemente te caktuar, ndoshta edhe ate bindje kane, merren me cingrima te se kaluares. Theme cingrrima se shikoj me sy tani bemjet e kohes ne marrdheniet me njerezit. Megjithate u zgjata shume ne analize abstrakte, por problemi psh qe ngre Agron Tufa apo Mark Marku nuk qendron fare, megjithate ka sjelle peshtjellime ne diskutime te cilat jane te kota ashtu si mendimi atyre qe eshte nje mendim regresiv per te mos pare perpara. Sa gjera kane ndodhe ne jeten e shqiptareve qe prej formimit te tyre! Mbreme ndoqa nje emision Opinion me disa persaona te dy koheve. Nje femer, pedagoge ne universitet (!) kembengulte se filmat shqiptare te viteve te socializmit duhet te ndaloheshin se edukojne keq brezin e ri! Pra ashtu si ndaloheshin filmat apo kanalet e huaja televizive ne ate kohe. S’kisha mundesi ta pyesja: po sot a ka ndryshim ne mendjen tende me lirine e ketyre njerzeve qe nuk e kishin dhe perseri te mos ta kene ne te drejten e tyre? Ku jemi? Po çfare ndertojme? U fol dikur qe do ndalohej edhe libri Adolf Hitlerit per tu botuar e lexuar! Por shume njerez e kane lexuar. Pse te jene keta me te privilegjuar se te tjeret? Ku jemi ne çfare sistemi dhe ç’e dallon kete nga ai, vetem ekonomi e tregut edhe ne mendim? Une e ndiej si fatkeqesi veretete qenien e ketyre profesoreve ne universitete se nuk e kuptoj se çfare u mesojne atyre studenteve dhe ashtu do behen dhe ata te nesermen, perveç karakatereve te veçanta qe kane pergjegjesi ndaj vetes. Problemet nuk jane te thjeshta ne jete, por jane te lidhura pazgjidhmerisht me sistemet politike qe ndertohen dhe historia ngelet e pacenuar per ate qe ka ngjare. Ne nuk duhet ti fshihemi asaj te vertete qe prej fillimt e deri me sot dhe vetem keshtu do te leme arshiva te besueshme e jo dogma sipas qejfe te njerzeve qe shfaqin nen emrin e te qenit pedagog apo kushedi se çfare ne instanca te ndryshme. Vrej shume megallomani per tu dukur dhe pak seriozitet, pergjegjesi, karaktere tek disa qe dalin si dru i shtrember ne barren e madhe. Pa mos dashur te futem ne politike, megjithese eshte ajo qe i jep drejtimin gjitheçkaje jetesore sot, beni raportet e sotme se cila eshte domosdoshmeri per jeten e shqiptareve, braktisja e tyre per karrike pushteti apo çuarja perpara e disa piketave qe na favorizojne nje te ardhme me te mire. Por duan ta dine derrat e “mençur”? Jo; e pastaj keshtu do zvarritemi deri sa te na vije nje diktator, por jo si Saliu qe te kete zemren e mire. Hajde degjo Markun tani per kete frazen e fundit qe shkrova!

  11. Asus says:

    Ben je shume ok. Leri gjytyrymat ne boten e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje