Përmes Agron Tufës, i cili nuk la të zhvillohej një shfaqje letrare organizuar nga Ministria e Kulturës, kushtuar Diana Çulit, kësaj gruaje që ka dhënë ndihmesën e vet në vrasje njerëzish, u bë e para protestë publike ndaj një figure, përfaqësuese e shumë figurave të tjera, që i shërbyen me mish e me shpirt regjimit komunist, madje segmenteve më kriminale të tij dhe sot, në pas komunizëm, kërkojnë të jenë përsëri në qendër të vëmendjes, në krye të shoqërisë dhe politikës, të përfitojnë prej tyre dhe të japin mësime morali, kulture, lirie e demokracie. Për moslejimin e këtij imoraliteti, Agron Tufa dhe njerëzit që e ndihmuan meritojnë çdo mbështetje dhe lëvdim.
Mbas kësaj ngjarjeje, televizioni Top Channel organizoi një bisedë me Diana Çulin dhe dy mbështetëse të saj dhe me Agron Tufën dhe dy mbështetës të tij. Arrita të ndiqja pjesën e dytë të atij programi dhe pashë, atë që shihet rrallë: fytyra engjëllore që i dilnin përkrah krimit dhe imoralitetit. Mbrojtja e krimit prej tyre do të thoshte pjesëmarrje e tyre në krim. Diana Çulit iu kërkua nga hetuesia politike e kohës një recensë për poetin Genc Leka, recensë që u paraqit si provë fajësie në gjyqin që iu bë atij dhe poetit tjetër Vilson Blloshmi, gjyq që i dënoi të dy me vdekje në vitin 1977.
Ndaj kritikave që iu bënë, Diana Çuli, së bashku me mbështetëset e saj, u justifikuan duke thënë pak a shumë se recensa që kërkoi hetuesi për poetin Genc Leka ishte një detyre shtetërore dhe Diana duhej ta kryente; se Diana u gjend para dilemës ta bënte apo të mos e bënte recensën dhe se, po të mos e bënte, mund të kishte pasoja, të humbte punën dhe karrierën si shkrimtare ndërsa, nga ana tjetër, po të mos e bënte Diana, do ta bënte dikush tjetër; se recensa e Dianës nuk e çoi në plumb Genc Lekën, sepse Genc Leka kishte edhe akuza të vjedhjes dhe sabotimit; sepse nuk ishte dënuar njeri me vdekje për shkak të shkrimeve; se kritika letrare ideologjike i ishin bërë edhe Xhevahir Spahiut dhe Kasem Trebeshinës dhe këta nuk ishin dënuar me vdekje; se Diana ishte një punonjëse e re në redaksinë e gazetës “Drita” dhe atmosfera e asaj periudhe ishte tepër e frikshme e të tjera si këto.
“Erdhi hetuesi në zyrë, – thotë Diana, – dhe më tha për të bërë një analizë të poezive. Ishte detyrim ligjor për ta bërë”. Dhe Diana iu bind detyrimit ligjor.
Në gjyqet që iu bënë kriminelëve nazistë mbas lufte, ata e deklaruan veten të pafajshëm. Pse? Sepse vetëm kishin zbatuar urdhërat dhe zbatimi i urdhërave, sipas tyre, ishte meritë dhe jo krim. Njeriu gjatë jetës së tij merr urdhëra nga jashtë, por merr edhe urdhëra nga brenda. Ai duhet të zbatojë vetëm ato urdhëra nga jashtë të cilat nuk bien ndesh me urdhwrat e brendshme, me urdhërat e ndërgjegjes. Për Dianën, urdhwrat e hetuesisë politike komuniste nuk binin ndesh me ndërgjegjen e saj. Gandi thoshte: “Mosbashkëpunimi me të keqen është po aq detyrë sa dhe bashkëpunimi me të mirën”.
Por a e kuptonte Diana se po bashkëpunonte me të keqen? Nuk e besoj. Duhet thënë që në fillim se regjimi komunist nuk shkonte ashtu kot, kapte një njeri dhe e detyronte të thoshte apo të bënte atë që donte ai. Ai i zgjidhte njerëzit dhe zgjidhte ata që kishte siguri se do ta mbështesnin, dhe Diana dukej se ishte e përshtatshme, se ajo jo vetëm do ta kryente detyrën që i ngarkohej, por do ta kryente ashtu siç do të ishte më mirë për hetuesin. Nuk është e vërtetë se nuk mund të kundërshtoje në komunizëm një detyrë që ta kërkonte partia shtet, siç thotë Diana. Ka plot raste të njerëzve që u janë shmangur detyrave të vëna nga partia dhe organet e saj, natyrisht jo ashtu hapët, por me mënyra të tërthorta, sepse partisë nuk i prishej ndonjë punë e madhe po të mos e kryente dikush punën e saj. Kishte plot të tjerë që mezi pritnin ta bënin atë punë, madje, me entuziazëm.
Diana vazhdon shfajësimin: “Nëse nuk bëja unë, do ta bënte dikush tjetër.”
Në Talmud jepet ky tregim: Një person u urdhërua nga guvernatori i një krahine për të vrarë një person tjetër dhe u kërcënua se, në qoftë se nuk do të kryente ai atë vrasje, do të vritej nga guvernatori dhe detyrën e tij do ta kryente dikush tjetër. Ai shkoi e u këshillua me rabinin e tij për mënyrën se si të vepronte. Rabini i tha: “Le ta vrasë atë dikush tjetër, le të të vrasë ty guvernatori, ti nuk duhet të vrasësh.”
Justifikuesit e Dianës thonë se poetët nuk i vrau Diana Çuli me recensën e saj, sepse ata kishin edhe akuzën e vjedhjes dhe sabotimit. Në të vërtetë, ata nuk i vrau as recensa e Diana Çulit dhe as akuza e vjedhjes dhe sabotimit. Ata i vrau regjimi kriminal komunist. Kur ai regjim të kishte vënë në shënjestër për të të goditur, të vishte njëqind akuza të pavërteta. Edhe atyre poetëve u vuri akuzën e vjedhjes dhe sabotimit dhe atë të poezive jo socialiste. Por kjo nuk ndryshon asgjë për Dianën, ajo e dha kontributin e vet në atë vrasje.
Diana thotë se ishte e trembur nga atmosfera politike e asaj periudhe, se ishte një redaktore e re e gazetës “Drita” dhe se po mos të bënte ashtu siç iu kërkua, mund të humbte vendin e punës. Asnjë justifikim moral, asnjë keqardhje, asnjë pendesë. Të tjerë, mbështetës të saj, jo vetëm përsërisin justifikimet e Dianës, por thonë se gjëra të ngjashme kanë bërë edhe shkrimtarë të tjerë. Pra, kur një të keqe e bëjnë edhe të tjerë, ti nuk mban përgjegjësi për të keqen tënde, përgjegjësia shpërndahet.
Justifikimi se kritika u ishin bërë nga kolegët e tyre shkrimtarë edhe Xhevahir Spahiut dhe Kasem Trebeshinës dhe ata nuk ishin dënuar me vdekje, pra kritikat letrare nuk ishin vdekjeprurëse, nuk qëndron. Ka një ndryshim të madh këtu. Ndërsa këtyre shkrimtarëve kritikën ua kërkoi ta bënin Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Diana Çulit kritikën ia kërkoi hetuesia politike.
Regjimi komunist, ashtu siç përkëdhelte një lukuni shkrimtarësh dhe poetësh që i bënin atë punë që as i ati i Diana Çulit, si oficer sigurimi, nuk ia bënte dot, ashtu dënonte tepër rëndë edhe ata pak shkrimtarë a poetë që mendonte se i kishte kundër.
Mbrojtëset e Dianës thonë se Diana ka qenë në dilemë për ta bërë apo jo atë punë. Diana vetë nuk e thotë këtë dhe këtu ajo tregohet më e ndershme se mbrojtëset e saj. Por ne mund të themi: përse të mos mendojmë se ajo jo vetëm nuk ka qenë në dilemë për ta bërë apo jo atë punë, por e mirëpriti, se ajo e ka parë detyrën që po i ngarkohej si një nder, si një besim që tregonte partia ndaj saj, si një mundësi për autopromovim dhe, mbase, e ka vënë edhe në ato që në ato kohë quheshin autobiografi, me të cilën njerëzit mburreshin kur shkruanin se si e kishin ndihmuar pushtetin popullor. Mbështetësit e Diana Çulit habiten me njerëz që i sulen një shkrimtareje, një “zonje të letrave”, duke nënkuptuar se shkrimtarët dhe poetët na qenkan një racë në vete, një racë me gjak blu gjë, që po të analizohet si duhet, del krejt ndryshe.
Në gazetën “Telegraf” të datës 25 maj 2011, jepen këto kujtime të ish-hetuesit të kohës së komunizmit Dilaver Bengasi mbi hetuesinë që bëri ai ndaj një prej të paktëve shkrimtarë jokonformistë e disident shqiptarë, ndaj Kasem Trebeshinës:
Pyetje: “Çfarë ndodhi gjatë arrestimit të tij?
Përgjigje: Asgjë. Ne shkuam tek shtëpia e tij pranë ekspozitës “Shqipëria sot,” dhe i njoftuam vendimin. Pastaj gjatë seancave hetimore unë e kuptova se kisha të bëja me një kolos dhe gjithashtu me një njeri të pafajshëm. Dhe për këtë gjë kërkova disa herë në bazë të dispozitave dhe hapësirave ligjore ta lironim. Por pati disa reaksione nga shkrimtarët.
Pyetje: Çfarë reaksionesh?
Përgjigje: Ata vinin me radhë në hetuesi dhe dëshmonin njëri pas tjetrit kundër Trebeshinës. Dhe kjo e rrezikonte problemin.
Pyetje: Çfarë thoshin shkrimtarët?
Përgjigje: Thoshin se Kasemi kishte sharë qeverinë në librat e tij, por edhe gjatë bisedave të përditshme. Madje, nxirrnin edhe bisedat që ai i kishte bërë në tavolina, për probleme të librave.
Pyetje: Sa ishte numri i dëshmitarëve në gjyq nga Lidhja e Shkrimtarëve kundër Trebeshinës?
Përgjigje: Jashtëzakonisht shumë. Madje ishin pjesëtarë nga ajka e letërsisë së asaj kohe. Mbaj mend se gjatë një ballafaqimi në hetuesi Kasemi e goditi me pëllëmbë njërin prej tyre, i cili në thelb po shpifte kundër tij. Dhe unë i ndava. Por dua të shënoj këtu se në gjyq pjesa më e madhe e dëshmitarëve ishin shkrimtarë. Aty e pashë se sa e dobët dhe e pabesë ishte raca e shkrimtarëve dhe e poetëve shqiptarë të asaj kohe që ishin gati të spiunonin shokun e tyre qoftë edhe për një shaka që mund të kishte bërë më parë.
Diana thotë se vrasjen e dy poetëve e mori vesh në vitin 1994. Unë e besoj plotësisht. Me çfarë indiference kishte nënshkruar ajo verdiktin e saj për poetët! As nuk u interesua të merrte vesh se si kishte ndikuar recensa e saj në dënimin e tyre. E ç’rëndësi kishte për të se ç’u kishte ndodhur reaksionarëve, kulakëve, armiqve të klasës? Për të, ata ishin insekte. A mund të mbajë në mendjen një njeri se kishte shkelur një insekt?
Diana nuk është e vetme në kësi punësh, madje nuk është edhe më fajtorja. Ka plot me mëkate më të rënda se të Dianës, por Diana u bë objekt sulmesh, sepse donte të ishte person publik me rëndësi në një kohë që komunizmi kishte rënë, duke harruar se ç’kishte bërë në atë kohë, apo duke e konsideruar atë si një gjë të normale: u bë deputete në Kuvendin e Shqipërisë nga partia e Skënder Gjinushit, përfaqësuese e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryetare e Federatës të Grave të Shqipërisë, aktiviste e shoqërisë civile, anëtare jurish për çmime të kulturës. Të gjitha këto e nxorën në pah dhe e bënë tabelë qitjeje. Shokë e shoqe të Diana Çulit duhet të ulin kokën e të mos lëshojnë më hije në këtë tokë, por njerëz të tillë as që kuptojnë se ç’kanë bërë.
Mbështetësit e Diana Çulit në atë emision kërkuan që të hapeshin dosjet, se, me demek, në dosje Diana do të dilte e pafajshme. Dosjen e Dianës, mbështetësit e saj e kishin të gjallë para syve, por nuk u pëlqente, e donin dosjen në letër. Çfarë hipokrizie!
Mua më duket se fajet e Dianës janë më të mëdha sot, se atëherë. Ajo nuk shpreh asnjë lloj pendese dhe nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie, ajo vetëm përpiqet të justifikojë veprimin imoral të saj. Ajo thotë: “Unë nuk kërkoj falje, sepse nuk e quaj veten përgjegjëse. Unë nuk e ndjej veten aspak fajtore për akuzat.”
Rregulli i parë i moralit: “Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të ta bëjnë të tjerët.”
Rregulli i dytë i moralit: “Bëji tjetri atë që do që të tjerët të ta bëjnë ty.”
Rregulli i tretë i moralit: “Bëji tjetri atë që do që të tjerët të ta bëjnë ty, por bëja plot dashuri.”
Diana Çuli nuk futet dot te rregulli i parë, te më i lehti. Ajo është krejt jashtë.
Diana Çuli, je fajtore, mos dil më në publik, shiko punët e familjes tënde!
Dhe tashti, më në fund, krahasoni, ju, të dashur lexues, që lexuat këto reshta, këtë shoqe, Diana Çulin, prodhim socialist-komunist, që për karrierë ndihmoi të çonte drejt vdekjes një person tjetër pa e çarë fare kokën, me zonjën prodhim socialist-demokrat, Musine Kokalarin, që sakrifikoi gjithë jetën për parimet e saj, që u ngrit mbi veten, që u përpoq ta bënte këtë Shqipëri një vend më të mirë për të gjithë, që u përpoq të jepte një shembull morali për meskinët, edhe për Diana Çulin (edhe pse në kohën e saj nuk u lejua njeri që ta njihte), që njerëzit të shihnin sot njëri tjetrin me dashuri dhe respekt dhe jo me keqdashje dhe urrejtje!
Shkoi more idiot qe me bere te harxhoj kohen duke te lexuar ty. Diana ja dha pergjigjen atyre shokeve te tu qe i kish perballe. Dhe pergjigjja e saj ishte e nje gruaja dinjitoze dhe njeriu me moral. Puna eshte detyrim or karabush dhe ska njeri b… ti ike ligjit. Mos shiko Salistanin sot se Saliu vret dhe nuk shkon ne burg, Meta vjedh dhe nuk shkon ne burg, Luli vjedhe dhe vret dhe nuk shkon ne burg, Rama vjedhe dhe nuk do shkoje ne burge… Kudo ne bote denohesh po shkele ligjin dhe Shqiperia e kohes te xhaxhit me gjithe absurdin qe jetonte ishte SHTET dhe te fuste ne burg. Dhe sa per keta qe u vrane keta se pari ishin hajdut dhe pastaj “politikane” anti sistem. Dhe mos na cani me trapin me sojin tuaj se po te ishit vertete te denuar politike nuk do shkonit mbas njeriut simbol te komunizimit S.Berishes, por do shikonit punen tuaj se nuk ngaterrohet mielli me krunden. Po ju ishit hajduta qe Saliu ju nxorri nga burgu dhe ju dha nga nje deshmi ish te persekutuari dhe ju shperbleu me poste qe ti sherbenit. Kaq jeni ju.
KETA QE FLASIN, SI TRIMA, ASOKOHE BENIN SHURREN NE BREKE NESE I THERRISNIN NE DEGEN E BRENDSHME. AMAN KUR FLISNI JU SI KOFINI PAS TE VJELIT. JU SHURRAXHINJ QE KENI PAS FRIKE DHE NGA HIJA JUAJ NE ATO KOHERA.
bravo !
o idjot gazetar ata dy poetet e tu u pushkatuan si spiuna te serbit dhe sabotim dhe jo per poezit sic genjeni ju.Po ke te drejt sepse ky shtett dekoron diversantet dhe shan deshmoret
Zhgarravitesi i ketij shkrimi mbi te gjitha eshte treguar i PA BURRE!
Ky hiqet si cub me nje femer,ndersa me mijra kriminele dhe hajdute qe i kane bere aq shume krime Shqiperise,ky palaco burre nuk merret dot se ka ….FRIKE!
E pyes kete delenxhi:
-Pse nuk boton AKT-AKUZEN e plote qe i eshte bere ketyre te pushkatuarve qe te kuptojme se sa ka influencuar ekspertiza e saj ne denimin e tyre?
Botoje o i PA BURRE,por ti kete nuk e ben dot se te dy keta te pushkatuarit jane denuar per krimin e spiunazhit dhe te tjera krimne qe denueshme nga ligjet e asaj kohe!
Ti mashtron,o zorraxhi qe kerkon te mbash vendin e punes me shpifje e sharje dhe hiqesh se t’u hap barku per keta njerez!
Ata NUK U DENUAN SI POETE E AS PER SHKAK TE POEZISE SE TYRE,por si ARMIQ TE SHQIPERISE!
Te gjitha sa ke shpifur per Diana Culin jane per t’u perdorur si leter higjenike!
Nuk e luftoni dot komunizmin me keto letra higjenike,o te dhjere nga koka deri tek kembet!
Juve armiqve te socializmit i quani heronj ,ndersa heronjve te vertete i quani armiq!
Kjo eshte arsyeja pse shumica e popullit juve klasave te permbysura ,te denuara me pushkatime,burgosje dhe internime ju urren me gjithe shpirt!
Ne se gjykoni se duke shpifur dhe share socializmin do na mposhtni neve,e KENI GABIM!
Koken tuaj do hani ne rastin me te pare qe mund te krijohet!
Kush je ti,more fashist i ndyre,qe kerkon te behesh gjykates dhe prokuror i njerezve te ndershem?
Cfare ligji ka shkelur kjo poete e nderuar,qe ti kerkon ta poshterosh publikisht ne emer te idealit tend kriminal?
Po me ata dhjetra shkrimtare e poete qe paskan dale deshmitare ne ate gjyq,pse nuk permend asnjerin prej tyre,por merresh me nje femer?
Ti kete e ben si cub e jo si demokrat!
Ti shan LUFTEN E KLASAVE NE SOCIALIZEM,por vete po e zhvillon me tej ate tani ne FASHIZEM?
Diana Culi ka te drejte tre hape padi penale per ty o PLEHRE FASHISTE per fyerje boterisht ku pervec te tjerave te kerkojhe edhe nje demshperblim mbi 100 mije euro!
Shpifjet e tua ti i bazon ne urrejtjen e jo ne ligje!
Dhe sot asnje ligj i kohes nuk munbd te shfuqizoje denimet e dhhena per ate kohe!
Keshtu ka qerne dhe do jete edhe ne bote!
Por ti si qenie kafsherore nuk te duhet kjo,por imazhi yt i FASHISTIT qe te pelqehgesh nga sistemi i sotem packa se me shpifje e ndyresira!
Ti pretendon se mbron drejtesine,por kete e ben me PADREJTESI se je fashist!
Je ti ai qe nuk duhet te dale ne rruge e jo Diana Culi!
Z.moralizues, po ta jepnin ty kete detyre cfare do beje?Vec trego te verteten e jo te mburresh kot.
Meqe ke mesuar shkrim e kendim, nuk eshte e thene se di te formosh fjali, aq me teper te mayeroalizosh mendimet. Duket si corbe ky shkrim. Ta lish lexuar Diana ne ate kohe, do ja kalonte psiqatrit per ekpertize!
Ku ke jetu ti more zotni ILIR ne hone apo ne maj te ndonji mali.Nuk te denonte njeri me vdekje per poezi dekadente. Te demaskonin si nje poet medioker dhe nuk ti botonin ato qe shkruaje. te denoheshe me vdekje duhet te kishe bere gjera te renda shkatrim me qellim te prones, vjedhje ne shuma te medha qe rendonin ekonomine, sabotime, vrasje etje te kesaj natyre. Te shkruaje poezi jo te pranueshme qe shaje hapur sistemin ishte agjitacion e propagande denoheshe deri pese vite burg dhe kaq. Prandaj botoni vendimin e gjyqit per akuzen e ketyre djemve dhe mos abuzoni me per perfitime ne kuriz te ketyre djemve dhe te z Diana e cila ka dhene thjeshte mendimin e saj per nivelin e poezive te ketyre djemve dhe per kete nuk te denonte njeri me vdekje. po te ishte keshtu ligji per agjitacion e propagande nuk do te ishte 5 vjet por do te ishte me vdekje dhe imagjinoni se sa do te ishin denuar me vdekje simbas llogjikes tuaj te semure
Agjitacion e propagandë, KP i RSFJ, neni 118, parashihte 8 vjet burg.
Por, mirëpo, nëse tek ai agjitacion të kurdisej akuza se paskësh bërë muhabet e paskësh dashur vdekhen e socializmit e të Jugosllavisë socialiste, ahere vepra trajtohej e cilësohej si “bashkim për përmbytjen e….” ahere të priste edhe maksimumi 15 vjet. Shtetet socialiste barbare bënin nga parafrafet CAMCAKËZ e të shndërronin në majmun, po të donin.
Në Shqipërinë enveriste, e intrigave bolshevike, parimi i camcakëzit kishte formën e artit makiavelist dhe ti “arbëreshi” mos na bë injorantë e të besojmë VALLEN e ARIUT. ose të ariut në valle. Idiotizëm i kulluar.
O Hodo Gostivari nuk kam ndermend te bej njeri injorant Ne qofte se ti mendon qe qellimi im eshte ky per te te bere ty injorant eshte pune per ty. Po them se nuk te denonte njeri per shkruajtje poezish me vdekje, ne qofte se ti kishe bere sabotim veprimtari ne praktik per te minuar veprimtarine e shtetit te fusnin edhe nene te tjere agjitacion hajdutllik ceshtje morali per te te bere megjithe mend njeri me shume probleme dhe me viprimtari te gjere. Mesa kuptoj te njejten gje thua dhe ti por me ndjenjen e inferioritetit se mos te tjeret mendojne se mos ti je injorant. Xhvishu nga kjo ndjenje dhe mundohu ti kuptosh ato qe lexon more Hodo Strugari
O Hodo Gostivari nuk kam ndermend te bej njeri injorant Ne qofte se ti mendon qe qellimi im eshte ky per te te bere ty injorant eshte pune per ty. Po them se nuk te denonte njeri per shkruajtje poezish me vdekje, ne qofte se ti kishe bere sabotim veprimtari ne praktik per te minuar veprimtarine e shtetit te fusnin edhe nene te tjere agjitacion hajdutllik ceshtje morali per te te bere megjithe mend njeri me shume probleme dhe me viprimtari te gjere. Mesa kuptoj te njejten gje thua dhe ti por me ndjenjen e inferioritetit se mos te tjeret mendojne se mos ti je injorant. Xhvishu nga kjo ndjenje dhe mundohu ti kuptosh ato qe lexon more Hodo Strugari.Dhe e dyta more bole mua nuk me duhen fare ligjet e Jugosllavise dhe nuk dua tja di por po flas per ligjet e shqiperise. Ti si duket ke jetuar ne jugosllavi dhe me ben replike per gjerat qe kam jetuar une ne shtepine time. Me fal vella por qenke qesharak gabim te meresh me ty
Ti
Ti nuk më bën mua injorant kurrë, por i trajton lexuesit si turmat e Enverit dhe mirresh me punën e apologjetit, dhe gjykon sikur po funksiononte fryma e ligjit në makiavelizmin bolshevik të tipit enverian.
Akuzat enveriane, nga sa kam lexuar nga shtypi serioz dhe dëgjuar pohimet e të njohurve të mi, persona me integritet,ishin më groteske se ato që i kurdisnin prokurorët sllavë kundër shqiptarëve në ish Jugosllavinë e në FYROMIN e sotëm.
A të kujtohet pushkatimi i veterinerit 27 (?), nga rrethi i Tiranës, që e akuzuan për sabotim armiqësor lidhur me ngordhjen e lopëve…
Pati akuza mbështetje në prova, ose mbështetje në shpirtkatranizëm, skarlatanizëm?
Sa pë qëndrim inferioriteti…ndoshta ke të drejtë – kalliri bosh mba kokën përpjetë.
Qendrimi qe mban Diana Culi eshte i njejte me ate te krimineles Nexhmje Hoxha qe se bashku me kriminelin me te madh te shqiptareve E.Hoxha kryen krime makabre ne njerez te pa fajshem qe mendonin ndryshe !
Lale shko pi ilacet,se sot i paske harru dhe paske honger vetem presh ?
Kam ndjekur me kujdes emisjonin e A.Tufes,sidhe lexova me kenaqesi artikullin e Hashorves,shkurt dhe thjesht
mund te konfirmoj vertetesine se D.Culi ashtu ka qene qe ne klase te pare fillore tek shkolla K.Kristoforidhi
dhe ne gjimnazin Q.Stafa dhe deri ne perfundim te fakultetit gjuhe_letersi. PAFTYRESIA E GJALLE.
Me pelqeu shkrimi,me argumenta te sakta,por une jame gjithashtu ne nje mendje me Culin kur i tha Tufes se motivi yt eshte tjeter nga ajo qe thua ketu.Diana Culi eshte fajtore,ajo si e re kishte shume mundesi ti shmangej ceshtjes,qofte duke bere dhe nje analize as mish dhe as peshke,duke u justifikuar me mos dije,duke patur dhe babane oficer sigurimi nuk do ta gjente ndonje hata e madhe.Por Ky Tufa eshte shume me i rrezikshem se Diana,ky ne demokraci ka perkrahur dhe perkrahe krimet e Saliut,kjo esht ceshtja,me kete specie mender intelektualesh cfar do beje shoqerija shqiptare me keta muter.
po mire kaq bole jeni qe na beni te besojme se ai u denua nga shkrimet, po ai kishte nje mije probleme te tjera, thjeshte ju vune dhe mbaroi hallet, i vrau diana thote ky bashke me ate te dashurin e goces se liri berishes gezim tufeza
Ilir, e shikoj qe nuk je i lire, por po ta kursej spjegimin per aresye kohe. Kaq banale jeni ber sa me keq se ata te çadres se Saliut dhe çfare kerkoni as ju s’e dini. Po ti e di, nuk e di se çfare moshe ke, por ti e di qe 70-80% e popullit i ka sherbyer me dashje apo pa dashje sigurimit te shteti dhe pjesa e atyre qe sot jane te perndjekur merrte dhe shperblim per kete pune? Atehere, sipas ty dhe ca borrokoçave te tjere duhet te themi qe populli shqiptar eshte kriminel, pra midis tyre dhe ti kryekriminel. U bete fare laro hajnesh sot me keto teori e praktika fashiste. Ata, “poetet” nuk jane pushkatuar per poezi, por per agjitacion e propagande dhe çeshtje te tjera ekonomike qe i dine mire ata qe e kane jetuar kohen …Vetem te kujtoj: kush i nxorri ne xhamat e mapos ne Librazhd karikaturat e Hitlerit dhe te Enver Hoxhes ne darke dhe i hoqen ne mengjez ne ate kohe? Dhe ta kruaje me fik deti ne ate kohe, do te thote qe te perfundoje atje ku perfunduan ata. Prandaj argumentat tuaja dhe kjo çeshtje nuk eshte fare per te diskutuar, ndersa ju vazhdoni te llomototni. Kjo s’eshte liri, por çmenduri.
PIRDH PIRDH SE LIROHESH!
Na cate trapin me keto ?
Ti Liro cfare bere ne kohen e diktatures apo e mbare me dore edhe ti si te gjithe ” trimat ” e sotem ik ore fshihu me ndonje gjethe se tani mbas luftes behen te gjithe trima se xhaxhi u trithte vetem sa te mendonit ndryshe jo me te kundershtonit qe ju na rripte te gjalle keshtu qe pi ndonje gote llalle Liro dhe leri trimerite
OR PERËNDI, nuk pate mundësi t´i shpëtoje këta e shumë shpirtëra të pafajshëm nga dora e krimit bolshevik antishqiptar!!
U ndristë shpirti!
Diana më thuaj se cfarë faji bën këto njerëz të ri që donin Shqipërinë pa krime bolshevike antishqiptare e antinjerëzore!
DIANA, po të bëja unë një “penalitet” të kësaj natyre në Jugosllavinë socialiste antishqiptare, të fasim drejt, nga del shpirti, do merrja 2-3 vjet burgim, të betohem.
Po si nuk pate një pikë mëshire e njerëzimi!!!!
Lirisht të themi, i afroheshi nga mizoriteti polpotistëve.
Nuk e njoh fare kete Diana Culin dhe as artikullshkruesin,por nuk i mbushet mendja askujt,qe ata djemte jane denuar me vdekje per vjersha.Per nje shkrim qe u cilsua si kunder vijes se partise,shkrimtari Faslli Haliti u detyrua te punoje ne fshatrat e Lushnjes,por me pas ai njeri me vlera ju rikthye dinjiteti si krijues dhe intelektual.Ky eshte nje rast qe ma kane treguar, por sa te tille ka? Sikur te pushkatoheshin te gjithe do ishte bere hataja.Nuk e kuptoj se perse perflitet kjo ngjarje kaq shume,kur te pushkatuar nga rregjimi per 45 vjet flitet se jane diku 4000-5000 persona, nje shifer e ekzagjeruar gje qe eshte pak e besueshme. (sepse i takon te pushkatoheshin a mesatarisht nga 2-3 persona ne vit per cdo rreth).Ne rrethin qe kam punuar une per 20 vjet ne monizem me pushkatim jane denuar dy vete) !Lidhur me problemin ne fjale, po ta pyesnin sot Djanen -do burgim, apo kete pergojim sic po e bejne,me siguri do pranonte burgun shume kollaj.Atehere,merreni futeni brenda dhe denojeni simbas ligjit,te qetesohen te gjitha palet dhe te kenaqen dhe ata qe llapin kaq shume.Por une dyshoj se keta qe merren me kete ceshtje. nuk j’u digjet barku aq shume per ata djem aq sa bejne, por gjetke fle lepuri.Hajde ta gjejme !
Bogonica, ata djem duhet te vdisnin qe te jepnin nje shembull per te tjeret. E vetmja e vertete qe u paraqit ne gjygj ishin vjershat e tyre dhe recenca e D. Culit. Te gjitha akuzat e tjera ishin te sajuara. Nuk u provua nga gjykata akuza e vjedhjes, akuza e spiunazhit apo ajo e sabotimit. Ne kontrollin e shtepive te tyre nuk u gjet asgje e vjedhur, asnje dokument qe te provonte se ato ishin sabotatore apo agjente te UDB-se. U gjeten vetem libra pa hesap dhe vjersha. Me thuaj zotrote se cili ishte shkaku qe ato u ekzekutuan. Me beso, se nuk kam asnje lidhje me ata persona, por sic e kam treguar edhe ne disa komente te meparshme, kam qene deshmitar I rastesishem I asaj ngjarje makaber qe eshte ngulitur thelle ne mendjen time. Eshte e turpshme qe ka disa komentues qe perdorin nje gjuhe vulgare duke akuzuar Vilsonin dhe Gencin si hajdute, sabotatore dhe spiune, pa ditur se keto ishin thjesht genjeshtra te ngritura nga Sigurimi famekeq. Se fundi, perse u cuditkan ca individe sot per faktin se krijoheshin akuza false per te denuar individe te ndryshem ne kohen e diktatures. Ne qe kemi jetuar ate kohe e dime shume mire se keto gjera beheshin dhe jane bere ne ate kohe.
ik ore, genjeshtar dhe trillues te paskrupull, asnje nuk eshte denuar per kaq, maloku i Tufa s pi dibre ka nje marveshje per institutin e ti per te rruajtur ndonje lek dhe krijon ap me mire inskenon situata te paqena, shkoni dhe kontrolloni njehere ‘institutin” e pagezuar nga sali dhe liri dhe argita qe te kuptoni kush eshte ky dallaverexhi qe vetem me letersine ska lidhje por e qan rolin e prokurorit dhe gjykatsit, mjafton ti hidhni nje sy librave qe ka publikuar se cfare skandali dhe te pavlere jane…mik i ngushte dhe prof.gurakuqi qe ska lidhje me shkodranet fisnik te ketij fisi
Shkrimi ka dy gjera thelbesore te paverteta: 1. Recenca letrare e shkrimeve te G.Lekes nuk ka sherbyer dhe as mund te sherbente per denimin e tij. Aq me pak per denimin kapital, pasi, edhe sikur te denohej per agjitacion e propagande kunder shtetit, ky krim denohej maksimumi deri ne dhjete vjet. 2. Leka dhe blloshmi jane denuar per krime te tjera ku, me i rendi ka qene sabotimi pasi i mesonin fshataret si te demtonin te mbjellat ne menyre qe te demtohej ekonomia dhe te rritej pakenaqesia ndaj pushtetit. Nuk mundet asnje Hashorve dhe kurrfare lloj corbash te pas 1990 qe me disa shkrime bajate te hedhin poshte vendime gjyqesore. edhe sikur vendimi te kishte qene i padrejte nuk mundet nje njeri qe s’ka fare haberr nga ligjet dhe drejtesia te na beje tani rolin e Gjykatesit Suprem. keta lloj njerezish jane pjese e tollovise morale dhe intelektuale shqiptare te kesaj periudhe.
Te persekutuarit po kerkojne revansh dhe nuk kane faj se po ua fryn bythen me leke ky i gjati
Diana Culi nuk ishte deputete nga Partia Socialdemokrate por,,,,, nga vete Partia Demokratike e Sali Berishes , Sa per te tjerat nuk po flas se i thane shumica e komentuesve ketu … por per devijime ne letersi dhe art nuk u pushkatua Fadil Pacrami me Todi Lubonjen keshtu qe dicka tjeter duhet te jete shkaku i pushkatimit,,,, Tufa ben mire qe “demaskon” Dianen si vrasese ne diktature por le ta beje kete dhe per Sali Berishen qe vrau ne demokraci njerez me duar ne xhepa…. Atehere do behet vertet i besuseshm ….
Kjo eshte e keqja sot. Djana ka bere dje shume me pak nga c’po ben sot kjo qelbesira Tufa i cili me krahun e vet serb po dhunon kedo qe i behet pengese e megalomanise se tij. Ne te semave vafshin keto mostra krimi qe na e qelben atdheun.
Shkrimi eshte nje analize e pa anshme e nje dukurie te shemtuar te diktatures e qe per fat te keq nuk ka qene e vetmja.
Qe te jesh i ndershem ne analizen e cdo dukurie, duhet ta vesh veten ne vendin e viktimave e te afermeve te tyre. Pyeteni veten ( kur te jeni vetem e te mos ju degjoje njeri): A do ta mbroja Dianen po te isha nena ose babai i Gencit e Vilsonit, kur te me pervelonte shpirti per djalin tim qe e hodhen ne plehra pasi e pushkatuan? Dhe pergjigjuni ndershmerisht se nuk do t’ju degjoje njeri e pastaj t’ju thote qe po e lepini ate qe peshtyte.
Qe ta gjykosh nje njeri e veprimin e tij, duhet ta njohesh nga afer se c’karakter ka. Une e kam njohur Dianen gjate 4 viteve te gjimnazit e pastaj gjate 4 viteve te fakultetit. Nuk eshte puna se ishte vajza e nje oficeri te sigurimit apo mbese e Sofokli Lazrit, apo qe vajza e tezes se saj sapo ishte fejuar me djalin e Hysni Kapos kur e caktuan te punonte ne gazeten DRITA, pavaresisht se te gjitha keto e ndihmuan qe edhe pse pa eksperiene te shkonte e te qendronte ne nje karrike te lakmuar nga shume shkrimtare e gazetare te talentuar e me shume vite pervoje. Jo, une qe e kam njohur nga afer ambicien e saj te eger per karriere e lavdi, qe e frymezonte te shkelte me kembe kedo qe i dilte perpara per ta penguar te arrinte qellimet e saj, nuk kam as me te voglin dyshim qe akt-ekspertizen e poezive e ka bere me gjithe qejf, pa as me te voglen vrarje te ndergjegjes, madje e ka pare si nje trampoline qe do t’i sigurote nje karriere edhe me te sukseshme. Une di shume detaje nga sjellja e saj ne rini qe nuk po i permend ketu sepse jane shume intime e po ia kursej. Akt ekspertizen ua bene poezive edhe Muzafer Xhaxhiu e Nasho Jorgaqi, te dy pedagoge te saj e te mite, por kur behet fjale per letersi, interpretimet jane shume subjektive e ata nuk “perdoren kamzhikun me gjemba” kur u kerkuan ta benin ekspertizen, sepse u treguan me zemer, kurse Diana “u ra kokes” me gjithe qejf. Diana qe e re ka qene shume e rafinuar per te perdorur sipas rastit edhe kulacin edhe kerbacin, ne menyre qe te conte uje te mulliri i vet e vetem i veti. Mjeti, justifikon qellimin ka qene motua e saj gjithe jeten. Fakt: Para se Diana t’u bente ekspertizen me zell komunist poezive, gjykata i denoi te rinjte vetem me burg. Pas ekspertizes se saj, gjykata e nderroi vendimin ne pushkatim. Keshtu shkruhet te dosjen e atyre fatzinjve. Diana mund t’u hedhe hi syve me pamjen e saj prej zonje fisnike, atyre qe nuk ia njohin thelbin e karakterit te saj, por jo atyre qe e njohen qe ne rini. Sot, ajo nuk ka as edhe nje shoqe te vetme nga rinia, te gjitha e neverisin sidomos kur pane se si e nderroi ngjyren pas renies se komunizmit. Edhe kameleoni do t’ia kishte ziline! Tani, ajo e ka
rrethuar veten me me te reja se mosha e saj. Me to e ka patur shume te lehte manipulimin, sepse vertet, menyra e saj elokuente e te folurit dhe pamja qe i jep vetes kur del ne ekran, mund t’ua prishe mendjen njerezve. Por vetem atyre qe nuk ia njohin dhembet e dhemballet.
Do te ishte mire sikur vjershat e dy poeteve te pushkatuar te lexoheshin ne nje mbremje pwrkushtuar atyre dhe viktimave te nje sistemi absurf diktatorial, por ti perdoresh ata dhe krijimet e tyre per ndaluar kedo te thote ate qe mendon, nuk eshte gje tjeter vecse te shnderrohesh vete ne nje vegel te diktatures.
Ky eshte shkrim me mjaft kulture, me mjaft moral e analiza brenda. Diana Culi nuk demonstron as ndjeshmeri letrare, as femrore she as njerezore. Ajo eshte komuniste, karieriste, qe meriton vetem perbuzje.. Ajo Nik duhet the Dali me NE publik. Kurse Ata qe e mbeshtesim Jane si ajo, pjesa e keqe e kesaj shoqerie, qe duhet the jene perzier ne afera te tilla.
ivana te falenderoj
Kam thene thjesht te vertreten, Idi! Une vetem asaj i falem!
Kam thene thjesht te verteten mbi karakterin e saj qe pak veta ia njohin, Idi
Lexoni gazeten “Panorama”, 30.11.2009, dhe do te gjeni dokumenta mbi figuren e nje njeriu intelektual qe nuk pranoi asnjehere, me gjithe presionin madh qe iu be, te bashkepunonte me sigurimin duke pranuar gjithe jeten mbi vehte e mbi familjen e tij pasojat qe diheshin. Shembull i rralle, por qe ka ekzistuar, i kundert me kete te D. Culit.