Disa efekte të pritshme të lëvizjeve në qeveri

12 Mars 2017, 17:08Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Tashmë është zbuluar edhe fabula më e fundit që ka prodhuar fabrika historikisht më e madhe e “dramave politike” në vend: Partia Socialiste e Shqipërisë. Katër ministra përgatiten të lenë postet e tyre në prag të fushatës elektorale, me një krizë delikate në raportet me opozitën, me Vetingun e bllokuar dhe me zgjedhjet presidenciale e politike në horizont. Ministri më i sulmuar nga pozita, por më i lavdëruar nga kryeministri Rama, Saimir Tahiri, është kreu i listës së ministrave që largohen. Pas tij vjen ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, gjithashtu i përgëzuar jo rrallë nga kryeministri, i cili e ka mbrojtur projektin qeveritar të shëndetësisë pa mëdyshje dhe me stoicizëm. Bledi Çuçi, ministri i reformës së suksesshme administrative dhe Blendi Klosi, ministri i Punës e përkrahjes sociale, janë gjithashtu në listën e të larguarve.

Prej 48 orësh ambjenti politik i Tiranës mundohet të zbulojë përsenë e kësaj lëvizjeje të fortë të kryeministrit për të ribërë shtyllën kurrizore të qeverisë, ndërkohë që i ka rezistuar këtij tundimi shumë herë gjatë katër viteve të fundit, kur ka qenë vërtetë rasti për të ndërhyrë në kabinet. Pikëpyetjet rreth këtij akti shtohen, kur sheh se në prag të zgjedhjeve, Edi Rama ka sakrifikuar ministrin më të rëndësishëm të kabinetit, ministrin e brendshëm. Një shënjestër e përhershme e opozitës dhe një element kyç në ekuilibrat politikë brenda dhe jashtë maxhorancës.

Në një lexim didaktik të logjikës që shoqëron fushatat elektorale, mund të vërehet pa vështirësi fakti se maxhorancat tregohen konservative në prag zgjedhjesh. Kabinetet tkurren, lëvizjet bëhen me shumë kujdes dhe balancat shihen me kandarin e farmacistit. Rama, në të kundërt, ka vendosur të hyjë me “rruspa” brenda kabinetit të tij, duke larguar katër anëtarë qeverie. Çka ka ngritur jo pa drejtë dyshime mbi llojin e fushatës që dëshron të bëjë Edi Rama, të cilën një koleg e quajti “fushatë elektorale më të papunë”. Prej sot, kundërshtarët politikë të qeverisë kanë të drejtën formale që të thonë se Tahiri iku “për shkak të kanabisit që ka mbytur Shqipërisë”, kurse Beqaj për shkak të “dështimit të shëndetësisë falas dhe koncesioneve korruptive”. Është rasti klasik i rrezikimit të bilancit qeverisës, që vjen për shkak të largimit të drejtuesve të dikastereve në fjalë.

Përtej faktit sesi e lexon kryeministri këtë situatë të re, me informacionin dhe njohjen më të madhe që ka në mënyrë të kuptueshme, rreth rrethanave që e çuan atë vendimmarrje, efektet e pritshme të këtyre lëvizjeve mund të sjellin lëkundje jo të vogla sizmike brenda skenës politike. Edhe nëse në pikënisje të këtij akti nuk ka qenë dora e dyshuar e aleatit Meta, ky konfigurim i ri brenda shumicës i jep indirekt zemër LSI që të ndjehet më mirë me kabinetin e rinovuar. Më së pari me largimin e Tahirit dhe Beqajt, dy ministra që kanë qenë “armiq” të vjetër ose të rinj të Ilir Metës, por më në përgjithësi me klimën që krijon brenda koalicionit. Dy ministra të LSI kanë hedhur sot në shtyp idenë se e duan Ilir Metën kryeministër. Duke qenë se në LSI asgjë nuk ndodh “pa dashje”, ky është një sinjal i qartë i ndjesisë që ka krijuar brenda kësaj force politike ribërja e segmentit socialist të qeverisë në këtë moment.

Sa i përket opozitës, duket më e pritshme që këto lëvizje të shihen si një sukses i rezistencës opozitare në shesh, sesa si një dorë e shtrirë e Ramës për kompromis. Të mbahemi se e hoqëm një pjesë, të qëndrojmë këtu se do të ikë edhe Rama, duket sikur thonë vallet dhe muzika që pasoi në çadrën e opozitës, lajmi se qeveria Rama po riformatohej papritur.

Basha ka nënvizuar orët e fundit se opozita nuk kërkon kokën e Tahirit, por ikejne  Ramës. Politikisht ai ka të drejtë të pretendojë më shumë në kushtet aktuale, sepse gjithsesi maxhoranca largoi disa nga ministrat më me peshë. Ashtu siç ka të drejtë të besojë se kjo ndodhi për shkak të presionit të saj, pavarësisht se cilat janë shkaqet reale. Largimet e katër ministrave mund ta bëjnë edhe më të ngurtë qëndrimin e opozitës në orët e ardhshme, përveç rastit të një ndërmjetësimi ndërkombëtar, që do të ndryshonte gjithçka në skakierën aktuale të ngjarjeve.

Prezenca e një dore të huaj në lëvizjet aktuale të qeverisë, do të ishte i vetmi element që do të justifikonte jo vetëm qëndrimin e Ramës ndaj ministrave, por edhe të gjithë zinxhirin e ngjarjeve eventuale që do të pasonin. Por kjo është një alternativë që duhet verifikuar dhe vërtetuar në praktikë. Deri tani, ajo që shohim nga vitrina e të majtës shqiptare, është një krizë e papritur qeverie dhe një akt dobësie, kur pritej që vetë qeveria të ishte duke veshur çizmet e fushatës që qershorit.

6 komente në “Disa efekte të pritshme të lëvizjeve në qeveri”

  1. Skypion says:

    Si fillim,kam nje pyetje te thjeshte per te gjithe analistet,te majte dhe te djathte ,pa dallim: nese nuk do te ishte faktori proteste,domethene nese nuk do te kishte proteste nga ana e Opozites, a do ta shkarkonte Rama,Tahirin?!
    Te gjitha arsyet qe po perfliten keto ore nga analistet,per shkarkimin e Tahirit,qendrojne.Nderkombetaret,Meta,rivalitetet e brendshme,presionet te tjera te paqarta deri me tani etj etj.
    Qendrojne,por ne kontekstin e protestes se Opozites.
    Po te mos ishte protesta e Opozites,asnje nga keto arsye nuk do te ishte aq e arsyeshme per Edi Ramen,sa te bente ate te shkarkonte bashkepunetorin e tij me te ngushte ne Qeveri.
    Kjo eshte logjike e thjeshte.Te tjerat jane spekulime,te qellimta apo paqellimta,per t’iu shmangur arsyes kryesore.
    Gjithsesi,shkarkimi i Sajmir Tahirit,eshte shenje e padiskutueshme e panikut te madh te Edi Rames.
    Vetem nje njeri ne panik,mund te bente nje akt te tille,qe as mbeshtetesit e tij me te sinqerte,nuk po munden ta kuptojne dot!
    E ketu,nuk jane pa gje edhe keshilltaret e tij.Keshilltaret me te keqinj qe ka patur ndonjehere nje Kryeminister shqiptar.
    Jane po ata keshilltare,qe e kane shtyre t’i perkeqesoje marredheniet me fqinjet tane,si kurre me pare meto vite demokraci.
    Jane po ata keshilltare,qe e kane shtyre,te ndryshoje kursin tradicional te aleancave,duke i dhene prioritet Turqise islamike te Erdoganit dhe Serbise armiqesore me shqiptaret,te Vucicit.
    Jane po ata keshilltare,qe e kane shtyre te perkeqesoje marredheniet me Greqine,gjoja per interes te ceshtjes Came;duke i bere ne fakt asaj, demin me te madh,e shume te veshtire per t’u rikuperuar per nej kohe qe s’dihet sa e gjate mund te jete.
    Jane po ata keshilltare,qe e kane shtyre te hartoje platforma per shqiptaret e Maqedonis,te kapardise me to publikisht;duke i bere nje dem shume te madh ceshtjes se shqiptareve ne Maqedoni,njejte si ne rastin Cam: per nje te drejte qe u takon.
    Jane po ata keshilltare,qe e kane shtyre dhe e shtyjne te kercenoje Europen,ShBA-ne,Perendimin me kercenime flirtimesh me rusine e Putinit apo Turqine e radikalit islamik Erdogan.
    Jane po ata keshilltare,qe ia kane perkedhelur sedren e semure,duke e quajtur lider rajonal, e boteror ,deri ne ate pike,sa edhe vete Rama te besoje se eshte me te vertete lider rajonal dhe lider boteror.
    Jane po keta keshilltare,qe tani ,pas shkarkimit te Tahirit,”zbulojne” arsye kaq te cuditshme,sa edhe vete Rama,zor t’i kete marre me mend!
    Natyrisht,qe me keto,nuk dua te shfajesoj Ramen.Perkundrazi.Ai eshte i vetedijshem per sojin e keshilltareve qe ka.Ata thone ate qe ai pelqen e qe do te pelqente.
    E nuk ka gje me te pelqyer prej Rames,sa ne veprimet e tija te gjenden arsye madhore,te thella ,shume te thella dhe kaq spektakolare,sa te cudisnin boten!
    Dhe e gjitha kjo,ne nje rrethane qe e ka nxjerre zbuluar ne gjithe friken dhe panikun e vet…!
    Edi Rama,ne te gjitha variantet,sidoqe te shkojne shvillimet politike,nuk do te jete me Kryeminister i Shqiperise per nje mandat tjeter.
    Madje,edhe ne rastin me te mire per te dhe socialistet e tij,domethene kur te fitonte edhe vetem ,pa LSI-ne e Metes,prapeseprape,Edi Rama,nuk do te jete me Kryeminister i Shqiperise.
    Shqetesimi i tij i vertete dhe makthi i tij me i madh ne te njejten kohe,eshte sesi te shpetoje nga ndeshkimi per zullumet qe ka bere,brenda dhe jashte Shqiperise.
    Pikerisht ketu,duhet gjetur shpjegimi racional per veprimet,sjelljen e”pakuptimte” dhe coroditjen e tija.

  2. Ali says:

    sKYPION PIRDH TE SHFRYESH O LUMMADH, Ne 18 qershor merrni pergjigjen si ti si hajdutet e cadres me ne krye bacen e krimit, brekdhjerin Sali !

  3. KF says:

    O Keno Minxhozi, si te ka lala o bir? Po mire o njeres me keto gjysem enderrat e gjysem pordhet e ketij Skender Minxhozit do ngopemi ne? Ne jemi te zote vete ta lexojme se cfare ndodh ne kwte haurin e politikes shqiptare, pse me mendte e doktor Skenderit do shkojme ne PS?

  4. gogo says:

    skypjon je akoma i vogel…..

  5. Nora says:

    Kam një pyetje për SKYPIONISTAT!!
    Çfar bëri në 8-vjet BERISHA dhe BASHA???
    Pse duhet ti mbështesim dhe ti japim votën??
    Idjot e dini këtë popull???
    Ca fanatik,Ca fukarrenj të mendjes dhe ca
    masksrrenj SKYPIONISTA, mund t’ja japin votën.!
    Por votën POPULLORE ,këto zgjedhje ,nuk e
    marrin dot.!!!
    Katandisja e ÇADRËS ,e tregon këtë!!

  6. landi says:

    Rama ka hapur tenderin e radhes per deputet. Skender Minxhozi, nje bythlepires i tij, ka paraqitur kandidaturen.
    Ai ka zevendesuar S[artak Ngjelen, qe nuk po e bind Ramen me sherbimet e tij. Heqja e Beqajt, por edhe e pritshmja e Gjiknurit, ja ulin rrogen me 65% Takut te Njgelajve. Se ai p[er leke leh, nuk ka shanse te jete as minister e as kreu i Byrose se Hetimeve. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje