Festa e 7 Marsit, si ditë e korrupsionit legjitim

8 Mars 2017, 20:44Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Ndërsa 7 Marsi vijon të jetë një ditë e shënuar për mësuesit, më tepër të shqetësuar për këto “festime” mbeten prindërit dhe nxënësit. Detyrimi për t’u bërë dhuratë mësuesve shoqërohet ende me frikën se a po u jep gjënë e duhur për të cilën kanë nevojë. Si çdo vit, denoncimet në rrjete sociale kanë ilustruar me shembuj konkretë panikun e nxënësve më 7 Mars dhe shqetësimin e prindërve.

Lulet sa vinë e bëhen të papërfillëshme në listën e dhuratave ndërkohë që në jo pak raste kërkesat e mësuesve për fëmijët kanë qenë konkrete. Institucionet arsimore që presupozohet të jenë baza e nxënies së dijes vijojnë të mbeten një problem shqetësues. Sikur të mos mjaftonin rastet e dhunës ndaj të miturve që denoncohen dita-ditës në kopshtet dhe shkollat private apo publike, një dite e vetme në vit hedh poshtë të gjithë rolin e punonjësit në arsim.

Në pamundësi për t’i kontrolluar rastet në fjalë, sigurisht që edhe parandalimi bëhet i vështirë. Frika për ta denoncuar mësuesin mitmarrës shtohet dita ditës ndërsa mesatarja e notave ka marrë një rol tashmë për vijimin e studimeve. I gjithë shqetësimi nis që në arsimin 9-vjeçar dhe deri në përfundim të shkollës së mesme, kryesisht nga mësuesit e rinj që kanë guximin të kërkojnë sende me vlerë duke nisur nga bizhuteritë e deri tek aparatët celularë.

E gjitha kjo situatë e krijuar dhe që vë në siklet prindër e nxënës bashkë të një vendi të varfër nxitet sepse pavarësisht denoncimeve nuk është marrë asnjë ndëshkim penal apo administrativ. Dhurata ndaj mësueseve ngjan më tepër si një gjobëvënie apo akt korruptiv i ndërsjelltë, sepse askush nuk e mohon dot që dhurata më e mirë përkthehet në notë më të lartë e njëkohësisht të pamerituar.

George Bernard Shaw shkruante dikur: “Në moshë të njomë e ndërpreva edukimin tim pasi m’u desh të shkoja në shkollë…”

Një marrëdhënie mësues nxënës që prishet ditën e Shkollës së Parë Shqipe tregon jo vetëm sa larg jemi nga sakrifica e vitit 1887, por edhe edukimin e gabuar për brezin e ri që nesër presupozohet të jetojë në një Shqipëri pa korrupsion.

9 komente në “Festa e 7 Marsit, si ditë e korrupsionit legjitim”

  1. Visari says:

    mjaft me me keto budallalleqe sikur mesuesit u bene milonier me dhurata nxenesish. Dhurata eshte dhurate dhe nuk permendet. Askush nuk jep dhurate per frike e servilizem por thjeshte nje respekt e stimul material per veshtiresite qeheqmesuesi i gjore ne kete mjedis cedukues qe eshte krijuar, dhe ku eshte frike te jesh mesues

    1. Gramozi says:

      Po po dhuraten e pranon dhe mbreti… Ku jeton ti? Ne Suedi apo ne Londer? O miko ketu zysha ta kerkon tull ca ka nevoje, shti leke gjithe klasa dhe ia blen. Ca stimuli eshte ky per veshtiresite?

    2. Vasha says:

      Mesuesi apo cdo individ qe vesh nje petk me nje funksion te caktuar ben vetem detyren. Merr rroge per ate pune. Ne rastin me te mire, i ka patur te qarta sfidat dhe pikerisht per ideal “vetesakrifikohet”. Ne rastin me te keq, shkon, punon, kthehet ne shtepi e i gezohet rroges ne fund te muajit si cdo hallexhi tjeter. Me kete logjiken tende, i bie qe duhet te gjithe pacientet te mbledhin lek per doktoret e t’u bejne dhurata ne diten e doktoreve. E kupton tani korrupsionin e legjitimuar?

  2. Alma says:

    Ardit e ke myt!!! Fiks ato qe duhet te jene mesuese ushqejne ndjenja per korrupsio…

  3. emer says:

    mesuesi ska arsye pse merr dhurate materiale.
    nese pranon dhurate materiale nga femijet, nje mesues i mire ne ditet e sotme te korrupsionit e distancon veten ose duke refuzuar materialen, ose duke e bere reciproke: sa femije t’i japin dhurate po atyre femijeve mesuesi t’ju dhuroje dicka ne shenje mirenjohje dhe reciprociteti. Mbani mend filmin “Plage te vjetra” kur plaku Gjin dhuron nje pale corape doktoreshes, kjo ia kthen me dhurate nje stilograf qe ky tha do tja jap mbeses.

  4. mesuesi pa diplome says:

    Me duket se e tepruam me lirine e shprehjes dhe te mendimit, me lirine e te shkruarit per çdo ngjarje imtime si pergjithesim i te keqes. Shikoj tv e lexoj gazetat dhe te gjithe jane terbuar duke kritikuar, nuk shikoj e lexoj ndonje ngjarje a falenderim per nje pune te mire. Mos valle nuk punohet fare por vidhet e imponohet? Kush duhet pergjithesuar shembulli i mire apo i keq? Kush ndikon me shume ne edukimin e femijeve dhe nxenenesve?Te gjitha keto qe ndodhin e kane burimin me shume tek pergjithesimi i te keqes dhe reklamimi saj me pathos nga ata qe ” e duan me shume” te miren! Sa me shume reklamim i se keqes, aq me shume rritet ajo. Pse behen reklamat? Malli mire s’ka nevoje per reklame. Prandaj ju sugjeroj, te dashur shkrues te gazetave qe na nxirrni edhe te mirat qe behen ne ate vend se na mbushet jeten vetem me vdekje, droge, kurveri, politike interesash ect. Qenka bere probleme se mesuesit u kerkojne dhurata te çmuara nxenesve! Ky eshte thelbi shkrimit? Mesues te mire nuk paska fare per tu kundervene kesaj te keqe, qenka shuar rraca e mesuesve fare. Nuk luftohet e keqja duke e stimuluar a reklamuar kaq shume ate, por duke i vene perballe te miren.

    1. Vasha says:

      Problemi, i dashur mesues pa diplome, eshte se mentaliteti i strucit nuk i ben pune askujt ne kete vend. Nuk mund te mbyllesh syte e te thuash, e keqja dhe problemi nuk ekzistojne. Dihet boterisht qe festa e 7 Marsit eshte stres me vete per nxenes e prinder, per dy arsye: e para cfare do dhurosh, se mesueses nuk i pelqen cfaredolloj gjeje, dhe e dyta, sa do shpenzosh, se nje dhurate e mire kushton shtrenjte shumicen e rasteve. Nuk do e harroj kurre nje rast ne klase te 8te kur mblodhem leke te gjithe dhe nja dy nxenes thane se nuk kishin apo nuk donin te jepnin lek me klasen. Dhe ne te kartolina qe dhuruam bashke me dhuraten nuk e shkruajtem emrin e tyre. Merre me mend vete si pasoi viti shkollor dhe c’qendrim pati kjo zysha ne vazhdim. A s’eshte gjynah t’i vesh femijet ne te tille pozite?

  5. Entela Beqo says:

    iPhone dhe varese floriri duan

  6. On my Bench says:

    Si luftohet e Keqja duke mbyllur syte para saj. Pse cirren te gjithe duke thene qe gjyqtaret e prokuroret jane te korruptuar dhe nuk bejne asnje diferencim me ata qe nuk kane marre asnje kacidhe per punen e tyre perveç rroges, qe e gdhijne duke arsyetuar vendime, te cilat ia rrezojne 6 mujoret e plepave neper Apel e gjetke. Pse situata per mesuesit e mjeket duhet te te jete ndryshe? Le te futen te gjithe ne Vetting, ti çirret maska kesaj shoqerie te korruptuar qe ne gjeneze. Sa per mesuesit mos te floasi njeri, se ktu e para 20 vjetesh ka filluar kjo tradite e neveritshme e dhuratave te shtrenjta dhe nuk po pushon. Deri ne klase te peste ne vitin 2000 mbaj mend qe e kishim kompletuar mesuesen me varese flori, me byzylyl, vathe unaze, dhe mbajtese bizhuterish. nga klasa e 5 deri ne nw tw 8-twn u morem me kompletimin e shtepise. Dhe na vini e na thoni qe duhet tu njohim punen?!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje