Populli pa çadër dhe çadra pa popull

14 Mars 2017, 20:03Blog TEMA

Nga Anri Bala

Sot ja vlente, për çdo shqiptarë të “protestonte” për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme, për t i u bashkuar çadrës pa popull, sepse ishin aq shumë sa….  Do i kënaqej syri kryeçadrës, kur të shikonte aq shumë protestues, që po “protestonin”…për atë, por në fakt ishin ato të vërtetit… populli që po festonte…për vete. Çadra e bardhë, çadra e zezë, nga ku kryeçadristi famëzi ishte zhdukur e fshehur pa nam e nishan, rrinte e heshtur. Ai ishte zhdukur, i frikësuar me mendjen e keqe, se mund t’i pushtonin çadrën podium, ku deliron çdo ditë me idenë e “shpëtimitarit” dhe po përpëlitej që bunkerin mos t’i a dorëzonte askujt.

Asnjë nuk shihej në çadrën e lirisë, që në fakt të ngjante si çadra e zbrazëtisë! Banorët e vetëm, endacakët e gjorë, që nuk dinin se ç’të bënin, të festonin me barkun bosh dhe me lemosha, që mund t’i u jepeshin me bollëk dhe bujari nga festuesit, apo të rrinin në çadër duke pritur qoften dhe birrën e radhës, që rrallë herë kishin pasur mundësi ta pinin. Banorët e fundit, këto hallexhinj të mëdhej, kur panë që mijëra njerëz po festonin, deshën ta ndjenin dhe ato njëherë vetën si njerëz të gëzuar dhe vendosën t’i bashkohen festës së popullit “pa çadër”.

Më mirë mes njerëzve se sa në çadër, ku janë mbledhur ata që i kanë bërë gjëmën ketij populli, ata që nuk duan të na lënë as të festojmë dhe as të votojmë, tha një hallexhi, që nuk kishte as lek dhe as pasuri, që nuk kishte vrarë e nuk kishte prerë, që nuk e dinte se çfarë është një avion dhe çfarë janë vendet ekzotike ku pushojnë të ngujuarit e çadrës, me gra e fëmijë, miq edhe shokë dhe të gjithë ata që erdhën nga shpellat dhe zgafellat brekgrisur dhe sot na u bënë milionerë të kollarisur. Ky hallexhi kishte dalë të festonte dhe jo të protestonte, megjithëse kishte plot gjëra për të protestuar, kundër fatit, të keqes, qeverisë dhe perëndisë.

Ata, sot në atë çadër të boshatisur, i’u dhimbsën dhjetra mijëra qytetarëve me pisllëkun dhe çibanin e stërmadh që kishin vendosur para këmbëve të tyre, në rrugën e tyre, në atë rrugë ku sot festohet dhe çdo ditë gjoja protestohet. Aty, ku ata mizorë vranë njerëz, vetëm sepse po kalonin me duar në xhepa në rrugën e tyre dhe të Zotit, në një tokë pa pronar me emrin Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pronë e atyre që e kishin larë me gjak vetëm për një ëndërr… lirinë.

Por sot, çadra ishte e braktisur dhe e boshatisur, sepse në atë bulevard po parakalonte populli, jo populli imagjinar, por populli i vërtetë, që ka hallet dhe problemet e tij, ka pakënaqësitë dhe zhgënjimet e tij, ndaj pushtetarëve të të gjithë llojeve dhe modeleve politike, që nuk mund t’i kënaqin të gjithë, por duhet të pakësojnë të pakënaqurit. Shikoni fotot dhe binduni o të verbër që doni të na tregoni rrugën, ju shurdhë që doni të na tregoni bubullimën, ju memec që doni të na recitoni Shekspirin.

Ky është populli, jo ai i bashkive dhe partive, i “hedhur” në bulevardin tonë, në bulevardin e tyre, për të na thënë se janë të mërzitur dhe nuk i lidh asgjë me ju mashtruesa. Mërzituni ju që keni humbur prona dhe pasuri, ju që kurrë nuk gjetët drejtësi dhe qetësi, ju që e lat me lotë dhe djersë bukën e fëmijëve, mërzituni dhe mos heshtni, ulurisni dhe protestoni, kur ju kanë harruar dhe braktisur, por mos u poshtëroni nga ata që janë tallur me ju ndër vite!

Lerini të mërziten karrigexhinjtë, që humbën ato ndenjëse të lyera me gjak dhe m*t, por mos i lini të flasin në emërin tuaj, në emër të popullit, sepse nuk ka popull si soji i tyre! Ky i sotmi është populli, që nuk është marrë peng dhe zvarrë, e që jeton dhe gëzon atë pak gëzim, që mund t’i fali jeta. Ky është populli që përfaqëson veten e thërret sot e gjithmonë: “Më mirë sorrën se horën”!

10 komente në “Populli pa çadër dhe çadra pa popull”

  1. koburja says:

    BRAVO!PO KUJT I FLET KUSH TE KUPTON,KUSH DO, TE KUPTOJ! KUSH KERKON TE KUPTOJ?RRETH 600000 QYTETARE SHQIPTAR AKOMA NUK DUAN TE KUPTOJNE KJO ESHTE SHQETESUESE.

    1. adi says:

      FIKS SI TORTA E PAMVARESISE SE SALIUT.
      O KASOLLE KU NA MBLODHE!

    2. Mirela says:

      Po pse o kobure është shqetësuese, përse ka në Shqipëri hallexhinj dhe të kollarisur o kobure? Kësaj pyetje duhet ti përgjgjet Anri Bala dhe jo të flasi për çadrën, sepse ne nuk na shqetëson çadra, por na intereson vetëm mirëqënia. Na intereson, që edhe ai hallexhiu të bëhet i kollarisur dhe jo të vuaj
      Eh more Anri të mbeti goja brekgrisur dhe kollarisur, dhe nuk the një herë të vërtetën, që Shqiptarët vuajnë sepse janë gati ta shqyejnë njëri tjetrin

  2. Nadi says:

    ANRI.!Sot qe vërtet sh.bukur.
    Njerëzit,populli, e kthente kokën nga çadra,jo se s’e kthente, por pë kuriozitet.
    Çdo njeri shifte punën dhe qefin e vet,dhe jo atë të
    çadrës.!
    Në fakt ,kishte dhe hallexhinj tek çadra sot dhe
    dukeshin të dëshpëruar ,tek shikonin lumin e
    gëzuar dhe indiferent të POPULLIT?
    KY ISHTE POPULL. ,,, O. Ç’POPULL????

  3. shqip says:

    ” çadra e vetmise se madhe “. Po lusni zotin te mos dalin nga llafi. Mbase kete radhe e mbajne fjalen e nuk futen ne zgjedhje. Keshtu shpetojme te gjithe nje Here e mire nga kjo kolere.

  4. dijetari says:

    Titulli eshte fantastik, shume i gjutur.

  5. FLORENC IDRUSHI says:

    populli eshte i neveritur nga PEDEJA,,,PESEJA,,,LISIJA TERE POLITIKA QE NA RRJEP TERE JETEN TALLEN ME NE NA LENE PA PUNE KAME 26 VJET QE VOTOJ PSENE PRAPE PA PUNE JAM OK CA FITOVA NGA RAMA SE NGA BERISHET JO E JO SE JAME SOCIALIST BUDALL QE VOTOJ PA FITUA GJE DUHEN ZHDUKUR TE TERE SE NA PINE GJAKUN SHUSHUNJAT TE TERA PD,,PS,,LSI JANE PJESE TE KOMUNISTAVE QE TALLEN ME NE GJOJA BEJNE REFORMA NA LENE PA BUKE TE PRESIM 30 VJETE TE TJERA SA TE MAJMEN MIRE ME KEQ SE JAN MAJMUR

  6. "horri i bulevardit" says:

    Do te kishte bere buje, sikur njerzit e festes, ata pa cader, te fillonin te hidhnin monedha leku, 10-20 sic i hidhen lypsareve, kjo do ta kishte terbuar shokun saleh dhe shoqen lule, thjesht per meshire.

  7. joti says:

    Andri Lara Bala,
    Rit, dardha e ka bishtin prapa.
    Prit , do e shohesh .
    Do te duket “prifti gomar”.,
    Bej pak durim, pak jo shume, do ceni ne te semes me te gjatin, stadiumin dhe stregen e kryemijistrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje