Mund të ketë dy fitimtarë, nëse…

14 Mars 2017, 20:11Blog TEMA

Nga Met Dervishi

Një lider, nëse është vërtet i tillë, për objektivat e tij kombinon politiken, si veprim, akt, me propogandistiken, si diskurs, retorikë. Një kombinim të tillë e kemi parë dhe dhe gjatë këtyre tre-katër ditëve të fundit ku veprimi , akti politik: shkarkimi i katër ministrave të kabinetit, është shoqëruar me diskursin propogandistik të z. Rama.

Dhe, po të mbetemi në fushën e politikes, këtu nuk ka asgjë të re që nga koha e Aristotelit, siç nuk ka dhe asgjë për t’u shqetësuar, përkundrazi…

Në të vërtetë, në këtë rast, që nuk është i pari kësisoj, ajo që është shqetësuese është se receptorët e politikës, ato të zëshmit, ato të paneleve: media, analistët, editorialistët, rrjetet sociale etj.etj., me ndonjë përjashtim të rrallë, e kanë injoruar pothuajse tërësisht domethënien e aktit politik të z. Rama dhe janë përqëndruar kryesisht te aspekti propogandistik i paketimit të tij. Dhe, siç ndodh rëndom, kur janë në fushën e vet, këta receptorë kanë prodhuar versione pas versionesh, sipas orientimit, për të parë jo se çfarë ka ndodhur politikisht, por se kush ka fituar e po fiton në aspektin propogandistik. Apo, dhe sidomos, për të rrëzuar versionin propogandistik të z. Rama, atë të punës politike me qarqet.

Kësisoj, një palë na thonë që “kokat” e ministrave në tepsi i ka kërkuar z. Meta, një palë tjetër ( Fatkeqësisht lideri i opozitës) se “kokat” e ministrave i kanë kërkuar bandat, një palë tjetër, ndërkombëtarët e ka, madje, dhe një palë tjetër e cila, këto që kanë ndodhur, i shpjegon dhe me nervat e dobësuara të kreut të ekzekutivit, madje janë marrë dhe me broçkulla të tilla se ku ka qenë Tahiri, çfarë ka thënë e si e ka pritur, po Beqja pse hyri në listë, po Nikolla pse nuk doli etj. etj.

Kjo është njëlloj si të tjerrësh e e të tjerrësh pafund furkën e fillit të Arianës, jo për të dalë, po për të mbetur në labirint. Kësisoj, duket qartë  që analiza orientohet nga propogandistikja, një ves i vjetër ky i shkollës së Plepave, e cila nuk karakterizon vetëm gjyqësorin shqiptar dhe injoron, nuk e kupton ose nuk don ta kupojë aktin politik të z. Rama.

Ta lemë tani mënjanë propogandistiken dhe vesin e shkollës së Plepave: kemi një çadër, me gjithë asfiksinë e saj, (se kishim dhe një 18 shkurt), e cila kërkon garanci për zgjedhjet e ardhshme, ose, ndryshe, kërkon që kanabisi dhe të fortët e kanabisit të mos ndikojnë te to. Legjitime, nëse vërtet kjo është agjenda e protestës.

Në këtë mes, akti politik i z. Rama, ( duhet thënë që gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve askush nuk i është përgjigjur protestave me akte politike, po propogandistike, dhe kur kanë qenë me qindra e mijëra në shesh apo kur ka pasur 21 Janar) shkarkimi i ministrave shkon në këtë drejtim, pra, ai po i jep garanci opozitës se është i angazhuar për zgjedhje të ndershme  dhe të lira. Ajo që është e rëndësishme në këtë rast është se nuk kemi garanci propogandistike, po kemi veprim politik. Që, e përsëris, nuk ka ndodhur ndonjëherë në mjedisin shqiptar.

Ky akt politik i z. Rama nuk është as frikë arrogante, as trimëri arrogante, por, përkundrejt mjedisit shqiptar që don medoemos një fitimtar dhe një shesh me  “koka” të prera ( Mesjetë dhe në media, përveçse te instiktet e masave të ndërsyera mesjetare) është ftesa për të prodhuar një kulturë të re: kulturën e dy fitimtarëve. Pra, çadra merr garancinë e zgjedhjeve të ndershme, kurse vendi merr garancinë e stabilitetit me dy fitimtarë.

Dreka e ambasadorëve me opozitën kishte këtë mesazh.: garancitë i morët, tani kthehuni në institucione. Kësisoj, përtej propogandës, jemi përballë një akti politik: z. Rama e kapërceu vetveten,( Një milionë vota etj.), madje dhe traditën e politikës shqiptare. Tani të shohim çdo të bëjë opozita.

Nëse z. Basha mbledh çadrën dhe iu kthehet institucioneve, del e qartë që vërtetë kauza e tij janë zgjedhjet e lira. Po nëse , si deri tani, vijon e na flet për luftë bandash brenda shumicës, atëherë kauza e tij nuk janë zgjedhjet e lira, po destabiliteti i vendit dhe kaosi. Kësisoj, nuk po shkojmë drejt  një “republikë të re” të qytetarëe të lirë, por po kthehemi  te republika e kaosit. Dhe, nëse në vijim do të kemi po këtë pozicion, kauza e zgjedhjeve të lira është maska dhe përtej saj del fytyra e z. Berisha me paranojën e Vetingut.

Është e kuptueshme se njerëzit në çadër s’kanë si e kuptojnë këtë: ata janë mësuar me një fitimtar dhe me “koka” të prera në tepsi.

Këtë duhet ta kuptojë z. Basha. Por, edhe nëse s’e kupton, duhet të konsultohet përtej kuzhinës së kasandrave me maska dhe duhet të ndahet një herë e mira nga propogandistikja në funksion të politikes. Kemi njëzet e pesë vjet që nuk e kemi bërë Shqipërinë demokraci me një fitimtar. Thjesht,se duhet të mësohemi me dy fitimtarë: pozitën dhe opozitën.

Z.Rama, me aktin e tij politik, i ka dhënë legjitimitet shqetësimit të opozitës për zgjedhje të lira. Dhe e ka bërë këtë si askush tjetër, për t’i kapërcyer gogolët e tranzicionit. Kurse z, Basha nuk duhet e nuk mund të bëjë sikur s’e kupton këtë.

Nëse z. Basha, si shef i opozitës, mori nga kryeministri garanci për zgjedhjet, qytetarët shqiptarë duan të marrin garancinë e stabilitetit. Prej kryeministrit e kanë marrë. Tani pritet z. Basha.

12 komente në “Mund të ketë dy fitimtarë, nëse…”

  1. DETARI Atlantidhes @ says:

    shume sakte !

  2. Usa1 says:

    Nje njeri me mend shkruan dicka te bukur nje budalla si basha vetme ti djallosi gjerat di te bej !.
    Dalasha une gabim por mullar qe duket vetem per ta ngren bagetite eshte ndertuar.

  3. beni says:

    Nuk kupton ai, po Ju mire e keni,nuk kane hallin e zgjedhjeve ata jo.

  4. NO COMMENT says:

    CFAR TE KUPTOJE BASHA, AI ESHTE I LYER ME MUT NGA KOKA TE KEMBET! E DI CE PRET! VRASES, HAJDUT, TRADHETAR! 21 JANARI, RRUGA E KOMBIT (240 MILJON EURO TE VJEDHURA NGA AI), SHITJA E DETIT! SDO AS MEND AS KALEM! TUNG!!!

  5. kleptofagos says:

    Meti i dashur,
    Ne nje ndeshje, mund te kete dy fitimtare vetem ne rastin kur ata te dy jane ortake…te fshehte qe bejne sikur ndeshen,,
    Problemi tjeter me i rendesishem eshte se kujt ja marrin placken qe duan te fitojne..

  6. Z.met komplimente per shkrimin zoti Rama po ben shtet kete duhet ta kuptojne ai popull qe e shikon te ardhmen ne Europe.

  7. Fatmir Mehdiu (Cami) i ngjizur ne tren says:

    Z. Met garancia e stabilitet nuk pritet nga shalengjituri Lulzim, ai eshte nje dordolec qe nuk tremb dot nje laraske, garancia duhet kerkuar nga krimineli i pandeshkuar Sali.
    Saliu e jep garancine vetem me kusht qe te kete nje “Amnisti te dyte” per ate si kriminel dhe familjen e tij, ne menyre te vecante per Shkedhenin nje kontrabandist armesh dhe qe i ka duart me gjak ne Gerdec-Hiroshimen, me Kosta Trebicken etj.

  8. Emigranti SHBA. says:

    Rama me kete veprim qe ndermori i tregoi edhe je her evropes dhe SHBA, se ka qene dhe eshte per zgjedhje te lira e te ndecme. Ka qen dhe esht per funksjonimin e institucjoneve, ka qen dhe esht per implementimin sa me par te rreformes ne drejtesi, e te vettingut. Ndryshe nga opozita qe ka frik nga vettingu, i gjyqetareve, prokuroreve, politikaneve, si dhe nga humbja e sigurt ne zgjedhjet e 18 qershorit. Ska aresye tjeter vec humbjes ne zgjedhjet e arceme, prandaj esht mbyllur ne cader si Oso Kuka ne kulle. Lulezim Basha , leri qarjet dhe sharjet dhe shkoni ne parlament, diskutoni, debatoni dhe miratoni organet qe dote meren me rreformen dhe ligjet qe kan ngelur pezull dhe mos u mer me cadren se po beheni gazi i botes, askush ste mbeshtetet. Mjer ju dhe Sali Berisha qe beni sikur se kuptoni izolimin nga populli dhe nderkombetaret.

  9. Donela says:

    Teper e qarte,Bashaflet me gjuhen rrugace te Sali Berishes.

  10. ilir says:

    Reale dhe e besueshme do te ishte,neqoftese z basha qe kerkon zgjedhej te lira nepermjet te ashtuquajturen greve tek cadra qe nuk ka asnje lidhej me nje greve….ku ahengu dhe njerez qe pertypin fara luledielli e kercejne….dominojne kete lloj tubimi…do te kerkonte heqjen e z Rama dhe te vetvetes pa asnje ngurim dhe le ti hapte rrugen qeverise teknike….po kjo as qe vjen ndermend dhe as qe diskutohet se perendimi i tij ka lidhje me drejtesine gje qe atij nuk i intereson dhe z Rama nuk mund te japi doreheqjen sepse, nuk u vu ne ate post per tu terhequr kur ai do ,ose te tjeret e dejtyrojne…eshte sovrani qe vendos dhe mendimi im eshte se per hater te nje grup njerezish qe nuk perfaqesojne aspiratat e nje populli te tere te jepet doreheqja e kryeministrit.JO eshte absurde ,nuk mund te abuzohet me fjalen demokraci per te shpetuar ata qe abuzuan kur ishin ne qeveri dhe tani kerkojne te na qeverisin qe te abuzojne ne nje forme te re..kesaj i thone (me bej dhe nje here nuse qe tja u tregoj se di te nuseroj)kjo sduhet te ndodhi kurre se i ve nje njolle popullit qe z Basha nga cadra i quajti …e citoj luftoj per ju njerzit e thjeshte nuk e di se ne cilen kategori njerezish hyn ai vete..???

  11. Ceni says:

    BASHA,—-Ky rrugaç, dembel!?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje