Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian te vila qeveritare në ish Bllok.
Në takimin e Ramës me ambasadorët e BE ndodhet edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.
Nuk ka marre pjese ne takim ambasadorja e BE Romana Vlahutin, e cila eshte jashte Shqiperise ne takime pune.
Por kane qene prezente dhe ambasadori i OSBE Bochardt dhe shefja e bordit te ONM, Genoveva Ruis Calavera.
Në qendër të takimit mes kryeministrit të vendit dhe ambasadorëve është situata politike pas protestës së opozitës dhe bllokimi i ngritjes së komisioneve të Vettingut pas bojkotit të PD.
Ditët e fundit me ambasadorët e vendeve të BE ka zhvilluar disa takime edhe kreu i PD, Lulzim Basha, por përfaqësuesja zyrtare e Brukselit, Romana Vlahutin nuk ka qenë e pranishme.