Zakonisht kur shikon një krokodil menjëherë krijon distancë në mënyrë që të shmangësh ndonjë kafshim që mund të jetë me pasoja për jetën.
Por jo për këtë golfist amerikan, i cili e pa aligatorin dhe madje e trembi atë.
Teksani Cody Gribble pa krokodilin 1.8 metra të gjatë buzë një liqeni në Orlando të Floridës, iu afrua me qetësi.
Më pas e goditi lehtë në bisht, duke bërë që zvarraniku të futej në panik në ujë e të zhdukej.
Videoja ka marrë shumë klikime, por specialistët thonë se një veprim i tillë nuk duhet imituar.
Don’t try this at home.
— PGA TOUR (@PGATOUR) March 16, 2017