Vetëm kur i ka mbushur 18 vite Karin Dubler ka kuptuar se ajo në fakt kur ka lindur është quajtur Laura Rushiti dhe se prindërit e saj biologjikë janë nga Kosova dhe e kanë dhënë për adoptim pak ditë pas lindjes, transmeton albinfo.ch informacionin e srf.ch.
Çifti zviceran Erich dhe Erika Dubler e ka adoptuar vajzën në Reichenberg të Kantonit Schwyz ndërsa prejardhjen e saj të vërtetë ia ka zbuluar vetëm kur ajo ka mbushur moshën madhore.
Tani ajo shkon për herë të parë në vendin e saj të prejardhjes për t`u njohur me kulturën, vendin dhe njerëzit e atjeshëm.
Në këtë aventurë Karina shoqërohet nga babai i saj adoptues, Erich-u. As ai nuk ka qenë ende asnjëherë në Kosovë, në shtetin më të ri të Evropës.
Ata udhëtojnë me tren, autobus, me kuaj dhe me taksi nga kryeqyteti Prishtina deri në Alpet Shqiptare, nga Prizreni në Mitrovicë, në qytetin e lindjes të prindërve biologjikë të Karinës.
Atje ajo përjeton një takim që do t`ia ndryshojë përgjithmonë jetën…
Po mire,gjithe kjo histori e bukur,a nuk do te ishte me mire qe te shihjohej nga te gjithe ata qe do e shikonin ?
Nje perkthim ne shqip,do te ishte dicka shume e mire!
Shume bukur qe me ne fund kjo vajze arriti qe me ndihmen e prinderve te adptuar te njifte origjinen dhe vendin nga ka ardhur.
Desha te dija se ne cilin fshat te Rugoves ishte kjo vajza per dreke sepse me beri pershtypje natyra shume e bukur?
flm