“3 pikëshi” i Nishanit në garën për kreun e PD-së

20 Mars 2017, 19:06Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Ka mbi një vit që në Partinë Demokratike shihet një dualitet Basha-Nishani për kreun e PD-së. Ky i fundit u fut në një garë të ethshme me Bashën duke kundërshtuar hapur qeverinë dhe bashkinë e Tiranës në çdo moment që gjente shteg të fliste apo vepronte me fuqinë që i jepte posti i Presidentit. Një sjellje absurde kjo për një President Republike që prezupozohet të ketë një rol bashkues e jo përçarës. Megjithatë Nishani që nga rrëzimet e ligjeve të mazhorancës e deri te protesta kundër këndit të lojërave që bashkia Tiranë ndërtoi të Liqeni, ndërmori një valë sulmesh opozitare kundër mazhorancës që e mbanin atë larg të qënurit President dhe e bënin njësh me partinë e tij mëmë, atë demokratike.

Nishani bëri një gjest duke lexuar Kushtetutën sipas ambasadorit Lu (siç shkruan dhe gazetari Mero Baze) e duke i dhënë njëkohësisht një shuplakë Bashës në sytë e ndërkombëtarëve dhe vetë militantëve të Partisë Demokratike. Sepse Nishani mesa duket ka informacionin e plotë që po qarkullon dhe në korridoret e gazetarëve e politikës, se Basha është në ditët e tij më të këqija sa i përket marrëdhënieve me Berishën.

Duke gjuajtur këtë rast, Nishani gjeti momentin për të vrarë dy zogj me një gurë. U tregua korrekt me ndërkombëtarët dhe me militantët. Basha është i zënë ngushtë në të gjitha rastet. Tanimë është e qartë se Basha nuk është ngujuar në çadër se ka merak cilësinë e zgjedhjeve. Basha është ngujuar dhe do qëndrojë në atë çadër deri në momentin që të marrë siguri nga Berisha se do jetë po ai kryetari i Partisë Demokratike edhe pas humbjes së 18 qershorit.

Ndërsa Nishani është në aksion, duke parë momentin delikat në të cilin ndodhet Basha i cili ka humbur ndërkombëtarët dhe Berishën e ka mbetur fillikat në shesh. Nishani po bën të kundërtën e Bashës. Ai lexon Kushtetutën siç i thotë SHBA/BE dhe hedh akuza ndaj Xhafës njëlloj si Berisha. Pra Nishani qëndron formalisht kah perëndimit kur Basha është nisur drejt Rusisë. Ky është udhëkryqi i Partisë Demokratike dhe halli i saj më i madh.

Pra problemi i madh i Partisë Demokratike sot është se kë do ketë kryetar pas 18 qershorit që t’i udhëheqë në një opozitë të vështirë 4-vjeçare me një parti akoma dhe më të tkurrur se kjo e sotmja.

Sot Nishani është 3 pikë para Bashës në garën e hapur brenda Partisë Demkratike. Basha pret mesa duket që arbitri (Berisha) të ndërhyjë në favor të tij.

4 komente në ““3 pikëshi” i Nishanit në garën për kreun e PD-së”

  1. tradita says:

    Nuk thua se e eshte thirrur Bashen ne ShBA per t’i terhequr vrejtjrn per sjellje jo te mira. Ha. Ha. Ha…

    1. Republika e Kanabisit dhe Plehrave says:

      perdor google translate, per shqipen o njeri i mire

  2. ts says:

    NJE PARTI GJELL QENSH !!! PARTI QE TE DREJTOHET NGA BUJAR NISHANI!!!!! SHIFNI KU PO KATANDISET OR SHQIPTAR….HAHAHAHAHAHA……..

  3. Buci says:

    PD nuk do drejtohet kurre nga Bujar Mehmeti..as mos tju shkoje nder mend..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje