Askush nuk e parashikon dot se si mund të zgjidhet katrahura e bllokimit politik në vend. PD-ja ka mbetur brenda dhe Çadra i doli si ajo fjala e urtë « jep një lek e hyn në valle, jep 100 e nuk del dot ». PS-ja dhe Edi Rama thonë me gjysmë zëri se Vetingu do të realizohet dhe zgjedhjet do të mbahen në afat. Ilir Meta, që duket se ka marrë rolin kryesor në këtë maskaradë, sillet si bipolar, i pëlqen martesa e dytë me Ramën, po e joshin edhe kujtimet me burrin e parë, me Berishën dhe ditën bëhet serioz e hiqet si i shqetësuar për fatin e familjes me burrin e dytë dhe natën sheh nga penxherja se çfarë bën burri i parë dhe, nën avujt e kujtimeve të martesës së parë, fërkon duart kur mendon se burri i parë po ia nxin jetën burrit të dytë. Mirëpo nata bie shpejt dhe vjen dita tjetër. Ilir Metës i duhet të shkojë në punë dhe, për fat të keq, dritarët e punës bien mbi shtëpinë ku është transferuar tani në fund burri i parë. Në katin e poshtëm rri ai, burri i parë, energjik, gjysmë i çmendur, por joshës, në katin më sipër rri burri tjetër ky i tanishmi, nursëz, pak karagjoz dhe arrogant.
Përtej ironisë dhe sarkazmës, situata që është krijuar po na neverit nga dita në ditë dhe po e bën Tiranën një qytet të bezdisshëm dhe e ka kthyer gjithë vendin në një çmendinë. PD-ja dhe Çadra po vertetojnë gjithnjë e më shumë se, ne, shqiptarët, nuk e duam demokracinë. Mua më vejn keq ta shkruaj, por më duket se ka ardhur koha që ta shpallim publikisht se ne nuk jemi komb që qeverisemi me sistemin demokratik. Në këta njëqind e pak vjet që kemi dalë më vete, kemi pasur vetëm dy herë njëlloj ekuilibri qeverisës. Njëherë kur u qeverisëm nga një mbret dhe herën tjetër kur u qeverisëm nga një diktator. Na duhet ta pranojmë përfundimisht se, qoftë mbretin, qoftë diktatorin, i kemi dashur vetë dhe i kemi zgjedhur vetë, sepse ne nuk e duam demokracinë, ne nuk dimë të ndërtojmë institucione që të delegojmë pushtetin tonë dhe këto institucione të na ruajnë balancat e pushteteve, të ndëshkojnë krimin dhe të na sigurojnë barazinë para ligjit. Shqiptarët nuk e pranojnë barazinë para ligjit. Cilido shqiptar shpall se ligji jam unë. Ndërsa protesta e opozitës është kulmi i shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe shkatërrimit të rregullave të lojës.
Le t’i marrim gjërat me radhë. Zogu u detyrua të shpallte mbretërinë dhe veten mbret, veç të tjerash, edhe sepse e kishte të vështirë të qeveriste me shqiparët e pabindur që nuk respektonin asnjë rregull e normë demokratike. Ka një episod tragjikomik edhe gjatë qeverisjes së tij që e përmend B. Fisher në librin për të. Zogu sapo ishte bërë kryeministër dhe kishte ardhur në Tiranë pas Kongresit të Lushnjes që e shpalli Tiranën kryeqytet. Aty ku sot është Rruga e Barrikadave Elez Isufi dhe mijëra luftëtarë dibranë kishin bllokuar rrugën dhe nuk shkuleshin që aty, sepse Elez Isufi i kërkonte post në qeveri Zogut. Për muaj të tërë, Tirana ishte si një ishull i vogël. Durrësi jashtë kontrollit, Tirana gjysmë për gjysmë dhe natën vonë kur Zogu dilte nga zyra dhe shetiste në rrugën afër Pallatit Mbretëror, vinin konsujt e ambasadorët e huaj dhe e takonin duke i kërkuar që ta zgjidhë konfliktin me dibranët që i kishin bllokuar rrugën dhe kishin muaj që rrinin aty. Zogu thoshte se nuk mund t’u jap pushtet, sepse ata firmosin me gisht. Metafora e Çadrës nuk është e re, ajo është në konstitucionin psikik të shqiptarëve. Enver Hoxha sapo mori pushtetin e qeverisi këtë vend me dorë të hekurt dhe me gjak. Ai ishte tërësisht fajtor ai? Sot po bëhen gati 27 vjet nga koha kur vendi është futur në sistemin demokratik dhe Shqipëria ka vënë në pikëpyetje gjithçka. Në këto 27 vjet ka bërë një luftë civile të përgjakshme, ka konsoliduar një kastë kriminale të frikshme që kontrollon jetën publike, ka një sistem drejtësie të kalbëzuar e të korruptuar ku gjykatës e banditë bëjnë ligjin, ka krijuar një pabarazi të frikshme sociale dhe ka një klasë politike që, në pjesën dërrmuese, është hajdute dhe e lidhur me krimin. PD-ja me shkatërrimin e rregullave të lojës i jep shkelmin e fundit demokracisë në këtë vend. Aktualisht jemi në atë gjendje që Kushtetuta e parashikon si gjendje lufte, pra PD-ja ka dalë nga sistemi dhe kërkon ta shkatërrojë atë sistem me metodat e luftës dhe me ultimatume. Jemi i vetmi vend në glob që krijojmë konflikte dhe për t’i zgjidhur ato nuk repsektojmë asnjë tekst të shkruar, as Kushtetutë dhe as ligj. PD-ja në këtë rast po krijon precedentin sui generis të panjohur në botë. Sipas këtij precedenti pushteti në Shqipëri nuk ndërrohet nga populli, por nga humori i bandave. Populli shqiptar dhe çdo popull tjetër ka vetëm një pushtet-që është vota. Mirëpo, PD-ja po i vë minat këtij pushteti sepse ndërrimin e pushteteve e kërkon me ultimatume.
Për ta përmbyllur. Nëse gjendja në Shqipëri, do të ishte ashtu siç e vizaton PD-ja me monologët e saj, atëhere, ajo duhet të ishte e bindur që më 18 qershor populli do ta rrëzonte këtë qeveri me votë. Alibia e vjedhjes së zgjedhjeve nuk është argument sepse PD-ja ka përfaqësuesit e vet në të gjitha komisionet zgjedhore vendore e rajonale. Kjo protestë mund të kishte kuptim vetëm pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Nëse atëhere PD-ja do të denonconte me fakte vjedhjen e zgjedhjeve, atëhere populli do të ishte në shesh dhe ajo kishte të drejtë të bojkotonte gjithçka. Mirëpo të shkatërrosh sistemin me ultimatume dhe të paragjykosh me insinuata, ky nuk është argument, sepse vetë PD-ja është e paragjykuar si forca politike që i ka shkatërruar zgjedhjet sistematikisht.
Po arbitrat e huaj? OSBE-ja, BE-ja, SHBA? Të gjithë këto institucione PD-ja i ka shpallur armiq. Pra pas 27 vjetësh jemi përsëri në kohën e komunizmit tribal shqiptar. Politikanët kriminelë shqiptarë nuk pyesin më për asnjë arbitër kur është fjala për pushtet. Ndaj Zogu dhe Enver Hoxha nuk kishin faj. Ne, shqiptarët nuk e duam demokracinë.
Nje shkrim serioz qe te ben te mendohesh thellë.
Brravo autorit
Bravo! nje shkrim vertete serioz dhe me kuptim te madhe.Kembanat bjen per ata qe kane veshe e te degjojne.Kjo eshte per pd-ke qe as degjojne e as kuptojne se ç’po behet,dhe ç’po bejne drejtuesit e inkriminuar te kesaj partie,qe ju harrofte emeri.
Me keqardhje duhet te jem dakord me juve,por tani mos ka ardhur koha qe te filloj pak kerbac!
I KAM KOMENTUAR EDHE ME HERET PO KETO SHQETESIME, JANE PERPARA SYVE TE TE GJITHEVE,DISA JANE NE NJE PLANET TJETER DISA JANE KRIMINELA PAK RENDESI KA SE NE C’PARTI BEJNE PJESE, NUK MUNDEN TA LENE NJE REFORME TE TILLE NE DREJTESI, KAM FRIKE SE NJERES SI ILIR META NUK E KAN KUPTUAR AKOMA EREN E RREZIKUT QE NA KANOSET SI KOMB, POR DUAN TE PERFITOJNE NE MAKSIMUM NGA KAOSI I KRIJUAR, DO BEJ NJE PYETJE DHE DO TE ME PELQENTE QE DIKUSH QE I NJEH GJERAT ME MIRE TA SHPJEGOJE, NE QOFTE SE DYSHIMI I PENETRIMIT TE RUSEVE NE KETE GJYLLURDI(KUPTOHET NDERMJET KUJT) KTHEHET, NGA DYSHIM NE DICKA SERIOZE E REALE, C’FARE NA KANOSET?A DOTE NA RREZIKOHEN MARRDHENIET ME SHBA-TE? PO ME VENDET KYCE TE BE-SE? SA RREZIKOJME NE SHQIPTARET? NE KOSOVE NE MAQEDONI E SI KOMB?C’FARE PASOJA MUND TE KEMI?NE QOFTE SE PO, A DUHET TE VIJE ERA SHTET? A DUHET TE MBLIDHET KESHILLI I SIGURISE KOMBETARE?SE PO U BE EDHE NJE HERE SI 97, TE JEMI TE BINDUR, QE SHQIPTARET DO I VUAJN PASOJAT DERI SA TE EGZISTOJN, GREKET NUK GABOJNE PER HERE TE DYTE, SERBET JO, SEPSE KESAJ RADHE NDERKOMBETARISHT DO TE NJIHET SI VETVRASJE E SHQIPTAREVE, PRANDAJ KUSH DREJTON INSTITUCIONET ESHTETIT NE KET MOMENT KA PERGJEGJESI JETESORE PER KOMBIN, PROKURORI, POLICI, SHEBIME TE FSHEHTA, USHTRI DUHET TE JENI NE NJE GJENDJE TE TILLE QE TE NA JAPIN QETESI E GARANCI, NUK ESHTE E MUNDUR TE RRIHET NE HESHTJE, PSH.LULEZIM BASHA KA SHKELUR LIGJIN DUKE BERE THIRRJE PER LUFTE CIVILE, DUHET TE ISHTE PERPARA NJE GJYKATE TE JEPTE LLOGARI,NUK ESHTE E MJAFTUSHME QE ESHTE BERE PADI EJEMI NE RREGULL, ESHTE AI QE E ZGJODHI NE KETE KOHE TE DEKLARONTE KESHTU, KESHTU TE MOS TRILLOJE ASKUSH QE PO GJYKOHET OPOZZITA, DUHET FILLUAR TE LEVIZET SA NUK ESHTE VONE.
Bravo per pkat e nxehta qe i parashtron per terhjekjen e vemendjes atyre qe e ndjejne vten SHQIPTAR! Duhet reagim i menjehershem qe te mbrojme KOMBIN SHQIPTAR nga tradhetaret dhe qakenjte e jashtem qe po jargojne kush te perfitoje copen me te majme!
Nje analze prefekte per gjendjen tragjike te Shqiperise te krijuar nga lufta e paskrupull per pushtet!
Te lumte Ilir per qartesine dhe realizmin!
Po te mundohesh ta besh me te mire kete shkrim, e prish.
Z. Yzeiri, jeni nje shkrues i mire e me bagazh te pasur, por une jam dakord vetem me 1/2 e artikullit tuaj. Dakortezohem me ju ne shembujt empirike te veshura edhe me gjuhe artistike, por nuk eshte i vertete ” zbulimi” i dashakeqesve ndaj kombit tone, te cileve ti u behesh zedhenes, se ne “shqiptaret nuk e duam demokracine”, apo nuk e duam shtetin, se nuk dime te qeverisemi nga ligjet, etj. Ti i di keto qe po them une, por nga revolta ke humbur gjykimin.
Jo, ne jemi popull si gjithe popujt e tjere, me disa ane me te mira e disa me negative, por, per fatin e keq tonin e te ketij vendi, qeveritaret tane vazhdimisht kane rene ne gracken e ” aleateve” qe luajne me maska, ose kane qene te pafuqishem te perballojne “oreksin” per pushtet e pasuri te pakufishme. Ata kane qene e jane INDIVIDE qe numerohen me gishta, por kane mberthyer institucionet me “Besnikerine” ndaj Naltmadhnise dhe te gjithe te tjeret qe s’jane te bindur ndaj tij, “humbin” pa lene gjurme. Keshtu ndodhi me kundershtaret e Zogut, Enverit, Saliut. Por kjo s’do te thote qe ne shqiptaret s’duam shtet e s’dime si te qeverisemi ne demokraci. Ha buken shqiptare e bej dovane shqiptare, i dashur mik.
Kam disa vrejtje , per shkrimin , qe u reziston te tera vrejtjeve . Populli shqiptar ka sensin llogjik te qeverrisjes , sepse u ka rezistuar te tera komlloteve bashkepunuse . E dyta : gjithcka I duhet demokracise se vonuar , e ka ndertuar qeverria aktuale . Po qe se nuk do te kishte mbushur gropat e qeverrive para ardhese , shqiptaret do te shijonin demokracine integrale . Autori mbetet nje analist objektiv , qe I ka shoket te rralle . Zgalem
Ik ore debil, shfajeson dhe ditaktoret me keto lloj shkrimesh…
ROZA TRENDAFILI, ME THUAJ E DASHUR NE KE NDONJE VEND DEMOKRATIK QE OPOZITA TE KERCENOJE ME LUFTE CIVILE 2 MUAJ PERPARA ZGJEDHJEVE PO NUK U PLOTESUAN KERKESAT ABSURDE TE TYRE? EDHE ME MEMORJE TE LARGET NUK GJEN DOT, PRANDAJ VERE SHPIRTIN NE PAQE, KETE QE KA SHKRUAR Z.YZEIRI ESHTE NJE REALITET I HIDHUR, NUK E DI SE NGA NA VJEN. NGA OTOMANIZMI 500 VJECAR, APO NGA KARAKTERI YNE QE JEMI TE PRIRUR TE SHOHIM VETEM OBORRIN TONE PERSONAL, JASHTE TIJE MUND TE NDODHIN EDHE KATAKLIZMAT NUK NA INTERESON,POR KEMI NJE IDE TE DEMOKRACISE PAK TE SHTREMBERUAR NUK TE DUKET KESHTU?KY ESHTE SHPJEGIMI PSE ISHIN AQ NJERES NE 18 SHKURT, A NUK ESHTE E VERTET QE VETEM PER NE KUSH KA SHUMICEN E VOTAVE, KA PAK RENDESI?PO TE ISHTE VETEM LULUSHI NE 18 SHKURT, NDOSHTA AUTORI NUK DO ISHTE SHTYRE TE REFLEKTONTE SE CMENDOJME NE PER DEMOKRACINE, POR ME TE DREJT SHKRUAN QE NE NUK KEMI KUPTUAR ASGJE NGA DEMOKRACIA.
Z. Pjeter, kundershtova vetem konkluzionin. Sa per pjesemarresit ne proteste, po jap mendimin tim:
– Ne Shqiperi ke me shume se 1001 arsye te protestosh, flas per njerez qe veprojne me vetedije.
-Njerezit shkojne pas interesit te castit, ne kete rast shteti qe filloi te mekembet nuk u pelqen atyre qe ne prag fushate u faleshin detyrimet e pashlyera ndaj shtetit D Drite- taksa- tatime-regjistrime makinash, etj, etj) dhe ata edhe per ca kohe do dalin ne protesta.
– 2013 permbysi lidhje te fuqishme klanore, qe kane force ekonomike e propogandistikete te mjafte per te nxjerre njerez ne rruge.
– Popujt drejtohen nga elitat. Po u kapen elitat, populli do kohe t’i hapen syte. Por ne, shqiptaret e duam shtetin dhe demokracine. Edi Rama do arrije te fitoje edhe kesaj radhe, megjithese “miq” te rinj ne vazhdim te rruges se vjeter, kane hyre ne “valle”
Zgjidhja
Kocokedhima
Shaka
Po mire mor yzeir
Demokraci me hetues diktature
Me vjedhes pronash
Nga te dy krahet
Ku ke pare zotrote?
Ka njè paqartèsi historike midis autorit apo B.Fisher qè duhet tè riparohet. A .Zogolli nuk u zgjodh k/m nè Kongresin e Lushnjès por S. Delvina. Ndoshta Iliri e bèn pa qèllim, le ta kalojmè. Por ajo qè nuk duhet tè kalojè èshtè shenja e barazimit midis mbretèrisè dhe diktaturès. Nuk mund tè pranoj citimin e Zogut pèr “Gjeneralin me shajak” Ai u la jashtè qeverisè si ‘luftètarè i shquar kundèr serbève ‘ dhe jo pèr arsimin pèrkatès……. Duhet tè bèhet e qartè qè PD kurrè nuk ka pèrfaqèsuar shqipètarèt, nè asnjè rast dhe nè asnjè drejtim. Shqipètari i vèrtetè e don atdheun, paqen, familjen, arsimin, nuk vjedh, nuk vret. As mbretin e as diktatorin nuk i kemi zgjedhur vetè, pasi çdo shqipètarè ndihet vetè mbret, ndèrsa demokracinè e kemi zgjedhur vetè, po na e infektuan. Edi .R e zgjodhèm vetè, po duan t’na e rrèzojnè. Po qe pèr tu rrèzuar po NE njè milion votuesit do ta rrèzojmè dhe nèse ndodh dhe unè do tè mbèshtes opinjonin tènd Ilir pèr demokracinè dhe shqipètarèt.
Si, ÇEÇO , me një këmbë në zgjedhje.!
Përsëri , SHUPLAKA,nga SOVRANI.!?
Por ,përsëri do na çajnë kokën me çadër të re?
TË SHPRESOJMË TI QERROJË VETINGU.!!
MAJTAS. E DJATHTAS.,?
Shqiperia eshte vend islamik, me nje mentalitet tribal otoman. Ndermjet mentalitetit otoman, islamik dhe demokracise nuk ka asgje te perbashket. Demokracia ne nje vend islamik s’ka strehe, s’ka habitat, eshte e papajtueshme.
Kjo eshte dhe arsyeja qe Shqiperia e ndikuar nga otomanizmi, nga mentaliteti tribal islamik pranon dhe adhuron diktatore dhe satrape te cdo lloji.
Ky eshte nje handikap real, I provuar tek ne dhe ne vende te tjera ku islamizmi dominon.
Kultura islamike nuk njeh demokraci, sheet ligjor, shtet te se drejtes. Te gjithe shtetaret islamike qe Kane qeverisur Shqiperine, e Kane lene kete vend ne mjerim, ne varferi, ne amulli dhe kaos.
Demokracia per shtetaret islamike eshte thjesht fasade, maske, sepse ata I gjene me Kuran nen jastek.
Shembulli me tipik eshte kryeplehra e kombit shqiptar Sali bajge Berisha.
Ne fakt thjesht tek mentaliteti otomanoislamik qendron dhe gjejme handikapin e shoqerise dhe kombit shqiptar.
Ka nje vectori , e cila buron natyrshem dhe duket sheshit, eshte gjenetike, qe kristianet, shtetaret kristian shqiptare, jane ata qe punojne, kontribuojne e luftojne per demokraci dhe shtet ligjor, megjithe te metat e tyre.
Dhe pikerisht, eshte Edi Rama sot ai qe mund ta bej realitet te pakten shtetin ligjor. Gjithmone nese islamiket, mamluket, spahinjte dhe haxhiqamilistet e lene.
Si s’ka faj Enver HOXHA e si mund te pohosh qe populli shqiptar nuk e do dhe nuk i bindet demokrcise, more zoteri, kur realiteti flet ndryshe ! Po e nis nga dyta: ne kohen e Zogut kishte rend dhe shteti funksiononte si cdo shtet i se drejtes, vetem se ekonomikisht ishte me i prapambetur, gje qe si kishte nisur, do te kapercehej. Ishte merite e gjithe parise e popullit shqiptar, jo vetem e Zogut. Pra, Enver HOXHA dhe PKSH-ja gjeten nje popull te shtruar dhe nje shtrese te mesme mese te emancipuar (Lexo “Para Agimit“ te Shefqet MUSARAJIT, cfare e ke bere besoj, nje roman thellesisht social-demokrat e disident). Enver HOXHA nuk vrau per te qeverisur, por per te cuar drejt shuarjes se popullit shqiptar per interesa te atyre qe lakmojne ate toke te bukur ne cdo cep te saj. Nje shembull fare i rendomte: ku e cenonte rendin dhe mireqeverisjen Festivali i 11-te ne R&T ! Cfare te shtyn te pohosh te paverteta kaq te kobshme kur populli shqiptar midis dy te keqiave ka zgjedhur gjithnje me te voglen, PS-en. Po te kujtoj fitoren e Edi RAMES me 10 vota kur PD-ja kishte marre masat qe ne rastin me te keq te fitonte me 4000 vota. Clirimtarja i ka frytet e embla ne fillim e te hidhura ne fund, zoteri…
SHqiperis i duhet 1 kamikaz te plasi brenda tek cadra.
Te lumte Yzeiri,
Me shume nuk ka se cfare te shkraush per situaten jodemokratike qe ka krijuar P. Demokratike.
Me keqardhje Z. Trendafili (alias Znj. Roza) per cfare shkruani por duhet te pranojme se sic duket ne (populli)
e meritojme kete klase politike qe kemi. “Popullin heroik qe ben cudira” per te cilin ju shprehni konsiderata te larta,
ju siguroj qe ju e shikoni vetem ne enderr sepse ne realitet nuk ekziston.
Goni
Te pergezoj per trajtimin serioz serioz te problemeve ne kete shkrim dhe guximin qytetar.kush ka sy le te le xoje,kush ka veshe te degjoje.kush ka pergjegjesi institucionale te veproje sa nuk eshte vone se historia do e ndeshkoje jo vetem me vote.
Ne se nuk vleresohet objektivisht gjendja e turbullt ne BALLKAN AKTUALISHT e ndikimet e huaja dhe lejohet destabilizimi i i situates ne shqiperi pasojat mund te jene te pa llogariteshme jo vetem per ballkanin ,por dhe per europen dhe me gjere ndaj dhe roli i faktorit nderkombetar NE KETO MOMENTE duhet te jete me aktiv per ti vene pikat mbi si thote populli. Partite oilitike te ulin tensionet dhe te lene intereat e ngushta se popullit nuk mund tja hedhesh kaq lehte .TE ZBATOHET KUSHTETUTA DHE LIGJET PAHEZITIM
Edhe pse kohet e fundit kam rezerva per inatin tuaj pse s’te bene drejtor te RTV shqiptar, me duhet te them se analiza ishte e sakte.
Nuk bie dakort me konkluzionin se ” .. shqiptaret nuk e duan ligjin, nuk e duan demokracine e tj…”
Sepse disa shqipfoles neperkembin ligjet dhe sistemin e dakortsuar nga vet Ata, kjo nuk pergjithson te gjithe shqiptaret, shumicen e tyre.
Sepse Institucionet qe e kane per detyre te ruajne rendin, qetesine, stabilitetin, sigurine nuk e bejne detyren, kjo nuk nenkupton deshiren e te gjithe apo shumices se shqiptareve, sikur nuk kane deshire te jetojne ne paqe dhe harmoni me njeri tjetrin.
Jo, gazetari Ilir Yzeiri, Jo! Ne rast se Shqiperia dhe qytetaret e saj po hiqen zvarre dhe jane gjendur ne situata teper te veshtira sepse aventuriere sic Sali Berisha me te tijte dhe ky Lulushi i Tij, per pushtetin dhe cmendurite genetike te tyre i vune flaken, i vrane, shkaterruan dhe grabiten pasurite e Saj, tentuan te hedhin popullin ne vellavrasje :
– per te gjitha keto nuk jane shumica e shqiptareve fajtore. Qytetaret e Shqiperise, shumica e Tyre, veprojne ne baze te ligjeve dhe rregullave te Sistemit qe u instalua menjehere pas v.90. Vetgjyqesia nuk eshte ne kulturen e ketij sistemi. Sepse po te ndodhte keshtu sot do te ishim pergjysmuar duke vrare njeri-tjetrin. Jane institucionet ligjore qe duhet te veprojne kur shkelen ligjet dhe normat e miratuara . Cdo vonese ne zbatimin e tyre eshte e demshme.
Ky shkrim, si me siper, kete konkluzion te fundit nenkupton.
E shkëlqyer, zoti Yzeiri…! Nuk mund t’i heqësh asnjë presje shkrimit tënd, me të vërtetat e thëna troç, por që ne i mbulojmë nën qilim, sepse nuk na pëlqejnë… Por sa shqiptarë mund të të kuptojnë dhe të të japin të drejtë, kur injoranca dhe fodullëku idiot, bëjnë kërdinë në anët tona……???!!! Duam dhe “Shqipëri të Madhe”…me parrulla dhe mëndësi haxhiqamiliste…! Hahahahahahahahaaaaaaa……(???!!!) Qesh sepse nuk dua të qaj…
Ne jemi nje vend qe kemi ngelur mbrapa. Ku e mesuam ne demokracine apo sundimin e ligjit? Zogu, beri mbreteri si nevoje per me shume fuqi po dhe si refleks te bajraktarizmit. Komunizmi erdhi per arsye te Jashtme dhe u aplikua perputhshmerisht me kulturen tone. Ne ende nuk njohin, e Jo me te respektojme te drejtat e njeriut. Keto qe po ndodhin tregojne se jemi ne procesin e te mesuarit. Per arsye historike ne e shohim pushtetin si prone per ta mjele Jo si te drejte per ta ushtruar. Ceshja nuk eshte se nuk I kuptojme gjerat, po nuk kemi kulturen e berjes se tyre. Shto pastaj kulturen tone te vjedhjes, mosbindjes etj …..
Per fatin e keq por te domozdoshem edhe kjo qeveri duke konstatuare te gjitha keto qe thote ky autor duhet qe me pa tjeter te filloj nga kerbaçi por nga ai kerbaçi qe ka shume gunga dhe gjemba,atehere mund ta kuptojene çadristet se çdo te thote shtet dhe ligj.Ndryshje me Sali kreminelin nuk ka me bisedime po ashtu edhe me Ilir Meten pa le pastaj me Lulezimene qe eshte fare jashte çdo rregulli dhe norme.
Autori thote se Zogu dhe Enver Hoxha kane pasur te drejte,po kane pasur shume te drejte dhe ndaj koha e tyre binte era shtet dhe ligj pa te cilat njeriu nuk mund te jetetoje dhe te ndertoje konforme normave.
Kesaj çadre duhet ti derdhen te gjithe institucionet mbi krye dhe ta perlajne me gjithe çka brenda,se ata duhen djegur si miu,kjo duhet bere sa pa na i bere ata neve se per keto gjera jane ustallare dhe me shume eksperience te marre nga perendimi dhe nga lindja .Sali kremineli duhet te dergohet ne Hage per te gjitha çfar i ka bere ai kesaj shqiperije ,po ashtu edhe shpura e tij kreminale,tradhetare me nje babezi shembullore para pasurise se atij populli te vuajtur. Saliu ne litar,shqiperia duhet shpetuare nje here e mire popullit i duhet demokracia dhe Europa.
Z yzeiri
Do beje mire ne analizen tende
Ti referoheshe
thenieve te konsullit anglez te asaj kohe:
Kam mbetur i mahnitur se si dy burra njeri 60 vjec dhe tjetri 27 vjec u Moren vesh vetem me nje shterngim duarsh.