Berisha, pasion për të përbaltosur të vërtetat më dhunë ndaj zonjave

18 Mars 2017, 17:33Blog TEMA

Nga Alban Daci

Keto dite eshte hapur nje debat per ngjarjet e vitit ’97. Realisht ngjarjet e renda te vitit ’97 kane mbetur vetem ne retoriken politike dhe nuk eshte bere asgje ne kete drejtim.

Te gjitha ngjarjet e vitit ’97 jane mbyllur me larje hesapesh mes bandave apo edhe me burgosjen e perjetshme te drejtuesve te tyre, por deri me sot nuk kemi asnje pergjegjes politik apo institucionale ne lidhje me ato ngjarje.

Ngjarje e cila ishte e rende me viktima dhe per imazhin e vendit ishte padyshim edhe “Gerdeci”, por edhe per kete ngjarje ashtu si edhe per ato te ’97 nuk kemi pergjegjesi politike e institucionale dhe ajo qe eshte edhe me e turpshme eshte fakti, se disa kane prej tyre kane gjetur guximin te hyjne ne cader e te bejne beteja per termat si: “demokracia”, “zgjedhje te lira” e rotacion pushteti.

Ngjarjet e ’97 dhe te “Gerdecit”, kane te perbashket dhunimin e institucionit te Ministrise se Mbrojtjes dhe po ashtu dhunimin deri ne ofeze te misionit te vertete te Ushtrise Shqiptare.

Deri me sot, asnje Minister Mbrojtje duke perjashtuar  Ministren Kodheli nuk kane pasur guximin te sjellin ne memorien e qytetareve dhe te publikut ato ngjarje.

Kete rregull heshtje keto dite me guxim dhe me qellim te mirefillte me shume per te mbrojtur dinjitetin e institucionit dhe te Ushtrise e ka bere Ministrja Kodheli qe ka folur qarte per ’97 dhe per “Gerdecin”.

Ja cfare shkruaj ajo: ““Marsi i vitit 1997 shkërmoqi plotësisht strukturat tona ushtarake, sipas një skenari të qartë dashakeqës për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e ndonjë individi, i cili urdhëroi makabritete që asnjë udhëheqës europian nuk ia ka bërë vendit të tij.

E prapë, në marsin e vitit 2008, po e njëjta klikë hodhi në erë një fshat të tërë, duke shkaktuar 26 të vdekur, nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak. I kemi sot mes nesh, të angazhuar që të pengojnë reformën në drejtësi”, deklaroi Kodheli”.

Zonja Kodheli pa perdorur emer e mbiemer thote, se ata qe shkermoqen strukturat ushtarake ne ’97, qe hodhen ne ere fshatin Gerdec ne 2008, jane perseri mes nesh duke tentuar te pengojne reformen ne drejtesi.

Ajo nuk permend asnje emer duke e lene ceshtjen e emrave ne doren e qytetareve, te cilet kane informacione te mjaftueshme per te gjetur dhe per t’i vleresuar.

Sic shihet nga reagimi i Ministres nuk ka ofeza personale apo perbaltosje personale kunder askujt, ajo flet parimisht duke mbrojtur me krenari institucionin qe drejton bashke me transformimet qe kane ndodhur.

I vetmi reagim qe vjen eshte nga Sali Berisha, ish President Republike dhe ish Kryeminister. Fjalori qe perdor ai kunder nje gruaje, nje nene dhe nje Ministre nuk jane te denja per nje lider dhe per nje malesor.

Berisha e vazhdon dhunen verbale kunder ministres duke perdorur fjalorin qe ka perdorur Ministri i Mbrojtjes se Greqise.

Kush eshte filozofia ne kete rast? Ka dy filozofi:

Nuk e kam besuar kurre se Kodheli ka qene striptiste ne Greqi dhe ky eshte nje sulm i ulet dhe nje akuze e turpshme kur nuk gjejne argumente qe lidhen me institucionin qe drejton ajo nga 2013.

Megjithate, edhe sikur akuzat te ishin te verteta, perderisa kane dale nga goja e Greqise ata nuk duhet te jene argumente per luften e brendshme politike te Shqiperise.

Nese lexojme reagimin e Kodhelit dhe te Berishes ka dy kendveshtrime te ndryshme, Kodheli reagon parimisht per ngjarjet dhe per institucionin pa perdorur asnje emer e Berisha fillim e mbarim nuk mohon asnje fjale te reagimit te Kodhelit, por e fillon dhe e mbaron me ofendime e perbaltosje personale e per me teper kunder nje femre, nene e nje Ministre.

Fjalori qe perdor Berisha eshte aq shume fyes sa as nuk mund t’i referohemi.

Duhet te kemi parasysh se Ministri Greke e ka te justifikuar te sulmoje Ministren tone edhe me fjale te renda se jemi ne Lufte te Ftohte, por sinqerisht eshte e papranueshme dhe e ulet qe Berisha te perdor nje fjalore te tille per nje nene qe tashme ka edhe djalin te bere burre. Nuk eshte e hijshme per nje malesor dhe per nje ish President Republike perdorimi i nje perbalostje te tille qe kalon cakun e retorikave politike te pranueshme.

Megjithate, sulmet e Berishes nuk jane te rastesishme, sepse tashme Kodheli eshte nje kandidature e forte per Presidente Republike. Berisha ndoshta e konsideron rivale per nostalgjine e tij te vjeter, ose ndoshta per kurajen e tij te re per ta rimarr perseri kete institucion. Nje gje eshte e sigurt se debati Berisha-Kodheli eshte mes nje ish Presidenti dhe mes nje Presidente te ardhshme.

4 komente në “Berisha, pasion për të përbaltosur të vërtetat më dhunë ndaj zonjave”

  1. Bushi says:

    Nqs,do jete e vertet,zgjedhja e zonjes Kodheli presidente e republikes,do jete nje nga lajmet me te mira dhe te mirepritura per gjithe popullin shqipetar.Zonja kodheli eshte vertete zonje,dhe e meriton nje vend te till,kaq te larte.Ajo eshte e paimplikuar ne afera koruptive,eshte nje figur politike shume e paster,dhe kemi besim se parlamenti do t’a zgjedh presidente.Pershendetje per zonjen Kodheli.Mirenjohje.

  2. alphade says:

    Po nuk iu vune prangat Sali Berishes per malin me krime qe
    mban mbi kurriz ,keshtu do te shkoje Shqiperia nga rremuja
    ne rremuje,trazira,shpifje,vrasje mashtrime ,sabotime, cdo
    gje qe sajon cdo dite,cdo ore,cdo minute demoni i Vicidolit !

  3. fteri says:

    Prej lufte që veç ai që largohet
    që është i lindur tradhëtor ,
    kush është burr e nuk friksohet ,
    vë në gitonë Sali shkërdhatin ,
    ekzekutimin e tijë në ballë të vendit ,
    Lul Bashën e Shkelzenin !
    Të tre armiqtë e kombit ,
    shitën atëdheun si zogolli ,
    vranë njerëz në gërdec ,
    dhe e quajtën veten mbret.

    vranë njerëz në bulevard ,
    dhe të gjithë fletën rehat ,
    pa ju hyrë gjemb në këmbë ,
    përsëri kërkojnë pushtet
    me dhëmbë

    për tu bërë përsëri mbret ,
    dhe të bëjnë si duan vet.
    Për të vrarë e për të prerë ,
    deri sa ta saktojnë këtë milet .

    Kan ngrit çadrën maskarejt ,
    hanë pica e bëjnë muhabet ,
    si të marrin të shkretin pushtetin ,
    Po pushteti nuk u takon ,
    se këta jan TRADHËTOR !

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Ashtu sic behet per barerat e keqia qe sperkaten me ilace per t’i “ngordhur”,po ashtu duhet bere me gojen e halese Sali Berisha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje