Kryeministri poston foto të Kavajës në dy kohë. Dy gishtat e fëmijët me armë, komentuesit: Rama, e ke kapur keq me ‘97

21 Mars 2017, 09:41Politika TEMA
Kryeministri poston foto të Kavajës në dy kohë. Dy gishtat e

Mëngjesi për kryeministrin e vendit Edi Rama ka nisur me një pamje të bukur nga qyteti i Kavajës.

S’kishte si të ndodhte ndryshe, ku në fokus të aparatit edhe këtë herë është transformimi i monumentit me dy gishta që simbolizonte demokracinë në një vepër arti.

Rama e krahason pamjen e sotme që është gjithë dritë e ngjyra me atë të vitit 1997. Dallimi duket vetë, ku për gjithë meritat Edi Rama ka vlerësuar punën e ish kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit.

Por kjo foto e postuar nga kryeministri Edi Rama, që tregon Kavajën e sotme dhe atë të vitit 1997, ka zgjuar interesin dhe reagimet e shumta të komentuesve.

Shumë syresh, pyesin kryeministrin se pse pikërisht ka zgjedhur një foto të vitit 1997, duke kujtuar të shkuarën shumë të dhimbshme dhe të trishtuar.

Disa nga komentet:

Edi, çfarë kuptimi ka vepra, dua të di si është emërtuar, sinqerisht?

Foto e pare tregon nje gjarper te zi dhe nje te kuq.Foto e dyte nje djale me pistolete loder.Futi ca foto nga 1997 te zones tende elektorale

Flm, por nuk besoj te ishte nje ide e mire te nxjerresh femije me arme se je leader i vendit dhe po te ndjekin ti si leader..mbahu nje dite se shkon per l…edhe populli nuk ka nevoje per rekujtimin

e 1997 ju kishit qene faqja o zeze , sikur ta dinim me 1999 se ne qfar gjendje jeni me mir do rrinim ne kosove perball plumbave te serbit, sesa te vinim refugjat te ju o plako Puna eshte te ndryshoj i gjith shteti,e jo vetem ca fasada,te investosh ne infrastruktur, rruge, industri, buqsi, kanalizime, ujslles, energji, metalurgji, ne industrin hidrokarbure qe te hapen vende te reja pune.

Nuk mjaftojn kto zoti kryeminister.Duhen i vestime me konkrete per

popullin qe te dal nga varferia e te ecim ne rrugen drejt europes..

Le Te behet vetingu zgjedhje te pa cenuara nga politika nga tre partit e medha. DHE MOS TE HARROHEN 21 JANARI ,GERDECI, 7% VRASJA SANTOS . SUKSESE

Kavaja eshte ber lule…..po vloren e ke len ne meshire te fatit…..kte radhe vlora do te perze me gur jo me vez

Imagjinoni kryeministeri i 1 vendi evropian te merret me gjera te tilla o krye k… jane parat tona taxat tona leri pordhet po bej lungo murin e vlores se e qelbet.

2 komente në “Kryeministri poston foto të Kavajës në dy kohë. Dy gishtat e fëmijët me armë, komentuesit: Rama, e ke kapur keq me ‘97”

  1. kasem gahinji says:

    Po zoterij,qe te mos harrohen krimet e pandëshkuara,qe kriminelet ,te cilët paturpësisht bëjnë thirrje te tipit fashistokomunist pikërisht atje ku kane derdhur gjakun e 4 njerëzve te pafajshëm,duke shkelur mbi njollat e gjakut te viktimave te vrare me urdhër te tyre,duke korrur duartrokitjet e hordhive te “korpuseve “fashiste te udhëhequra nga nje debil me mbiemrin kërriçi,e pra kriminelet te mos riciklohen me ne politike dhe pushtet.Prej tyre duhet te distancohen te gjithë ata qe i thonë vehtes patriote ,ata qe ithone vehtes shqiptare te ndershëm.Ndaj permendet 1997,2008 etj.Kujt i lodhen sytë e veshët duke dëgjuar e lexuar per to,eshte i lire te nderroje faqen .

  2. loni says:

    Ky ska nevoje per zyre, ky komputerin ne dore dhe ne kafe…kryeminister ne styrbucks…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje