Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka bërë sërish një deklaratë të stilit të tij karakteristik.
Në përgjigje të kritikave lidhur me mënyrën se si po vepron në vendin e tij kundër trafikanëtve të drogës, Duterte ka sulmuar Brukselin.
“Mos u përpiqni të na impononi kulturën apo besimet tuaja. Mou iu imponomi vendeve të tjera , sidomos ne.
Pse nuk shihni punët tuaja? Pse duhet të … me ne, dreqi e mori”, ka thënë ai gjatë një vizite në Mianmar.
Duterte është siguruar që mesazhi të shkojë direkt te ata që u adresohej, pasi ka zgjedhur të flasë vetë në anglisht.
Reagimi i tij i ashpër erdhi pasi Parlamenti Europian miratoi një rezolutë në të cilën shprehej shqetësimi lidhur me dënimet me vdekje për trafikantët e drogës në Filipine.
Kur ti mbaroj mandati do behet klient i rregull i gjykates.