"Çahet" bojkoti i opozitës: Majlinda Bregu vijon punën në zyrën e Kuvendit, ndërsa Albana Vokshi...

22 Mars 2017, 10:00Politika TEMA

Kur ka kaluar nje muaj nga protesta me turne para Kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama”, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë dhënë sinjalet e para të zbutjes së bojkotit të Kuvendit, bojkot i cili ka paralizuar Reformën në Drejtësi.

Teksa drejtuesit më të lartë të opozitës përbetohen çdo ditë për bllokim të zgjedhjeve dhe distancim nga jeta parlamentare, deputetë të Partisë Demokratike, sa publikisht aq edhe fshehurazi, kanë nisur të shfaqen në mjediset e Parlamentit si në zyrat e tyre në Kryesinë e Kuvendit.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, e njohur për qëndrimet e saj më të moderuara, madje shpeshherë edhe jashtë linjës zyrtare të Partisë Demokratike, ishte dje prezente në mjediset e Kuvendit.

Një muaj pas vendimit për të ndërprerë çdo marrëdhënie me Kuvendit, zonja Bregu është deputetja e parë demokrate, e cila në një farë mënyre, e ka sfiduar këtë vendim.

Gjatë paradites së djeshme, ndryshe nga kolegët e saj demokratë, zonja Bregu ka kaluar një kohë të gjatë në zyrën e saj në Kuvend.

Ndërkaq, ditët e fundit, vihet re një ndryshim edhe në përmbajtjen e retorikës së kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Një ditë para se të nisej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Basha foli për listën e kandidatëve për deputetë të PD, një e treta e së cilës do të përbëhet nga të rinj, duke nënkuptuar një pjesëmarrje në zgjedhje, pavarësisht plotësimit të kushtit për krijimin e një qeverie teknike.

“Dhe sa më takon mua, një e treta e kandidatëve të PD, në zgjedhjet e lira dhe të ndershme që do ti paraprijnë Republikës së Re do të jeni ju të rinj e të reja të PD, të rinj e të reja shqiptarë.

Asgjë nuk ju mungon. Keni mençurinë, keni gjykimin politik, keni dashurinë për Shqipërinë, për atdheun, për familjen për shoqërinë për komunitetin.

Ju mungon diçka, dhe shyqyr Zotit që ju mungon, dhe kurrë mos e paçi, ju mungon vesi, ju mungon dinakëria, ju mungon hipokrizia”, tha Basha.

Pra ne PD ka dhe njerez te pergjegjshem qe pasi kane punuar ne qeverisje gati tete vite ne sherbim te integrimit te vendit, dhe tani kur vendi ka nevoje per kontributin e te gjitheve vijon te punoje per integrimin.

Bregu nuk ehste e para qe ka “thyer” bojkotin e PD.

Ka qene dhe deputetja tjeter e PD Albana Vokshi ajo qe nuk e ka lene viziten e delegacionit parlamentar shqiptar ne Austri para disa diteve.

6 komente në ““Çahet” bojkoti i opozitës: Majlinda Bregu vijon punën në zyrën e Kuvendit, ndërsa Albana Vokshi…”

  1. shqip says:

    1/3ta i bie diku te 5-6 te rinj. Ne zgjedhjet e ardheshme pedja do katandiset kokoshi nje thele. Vete prononcimi i B1 me amb Lu, tregon se pedja do futet ne zgjedhje. Por me koston e largimit te B2 nga kryegomar i shqupit. Ne fakt visita ne shba eshte vetem per te qetesuar ahengxhinjte e çadres.

  2. ts says:

    Shikoni cfar femrash !!!O Zot hajde futi ne krevat …..

  3. albani says:

    albana vokshi fytyra me e diskretituar e grupit parlamentar te pedese. Ca kohe u mor me mjekesine se e ndriti kur ishte vete ne krye me mbesen e sales tek fondi vodhen aq leke dhe euro saqe nuk dinin ku ti fusnin nga korrupsini me ilacet, ne fakt ngaqe i dinte pislliqet prandaj edhe flet me shume se te tjeret dhe e mban veten per kompetente te mjekesise. Sa per pjesemarrjen ne delegacion ajo nuk ka turp te shkoje kudo ku ka interes mjafton ti hypi avionit cfare fytyrash te neveritshme dhe duan te vijne perseri ne pushtet. Lulushi po nuk zhduku disa nga keto hajdute si albana nuk ka per te bere hajer ndonjehere se nuk ka shqiptar qe voton me saliun apo boden e imamin e rulin per te mos folur pastaj per albanerat.

  4. saliu qorri says:

    TE rinjt e te rejat e PDse jan ata me xhupa lekure qe rrin me kurriz kur bejn foto dhe perhapin thirrje per dhun , akoma nuk u mbushet me mend o njerez qe kjo parti duhet te dali jasht ligjit , se esht parti antishtet qe ka grumbulluar rreth vetes ter llumin e kombit ton , mos genjeni veten se te rinjt e ksaj partie do jen burra e gra me te mir, si kta te vjetrit jan , se dhe vetveten tek kto figura monstruoze e kan gjetur.

  5. Remi says:

    O Lulush si shkove si nuk shkove ne zgjedhje njesoj do Te marresh,per nje 20 vjet nuk qeveris me,do Te qeverisesh atehere kur Ps-jado Ti beje nje Te keqe me Te madhe popullit se I bete ju,atehere Ti lulush ke dale be pension invaliditeti.

  6. ILIRIA E BASHKUAR says:

    O ZONJA BREGU, PO SI KA MUNDESI QE MBANI NJE KRYETAR TE TURPSHEM SI BASHA-HOXHA ?
    SI KA MUNDESI QE SKA ANLIZE TE JU SE KU PO E CONI PARTIN TUAJ DHE SE KU PO E CONE PD VENDIN ?
    SI KA MUNDESI QE MISHERONI MENTALITETIN ME TE DOBET TE SHQIPTARIT ATE TE DEMBELIT DHE TE LLAFEZANIT PARA PUNES DHE PERPARIMIT ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje