Nuk do ta besoni, por kjo bandë ishte e specializuar në grabitjen e… djathit

22 Mars 2017, 03:55Sociale TEMA

Mund të keni dëgjuar për grabitje bankash, shtëpish, makinash, etj. Por, me siguri nuk keni dëgjuar për banda të organizuara që grabisin ushqime.

E përse jo, kur është më e thjeshtë dhe me më pak rrezik?

Pikërisht kjo është zbuluar në Modena, Itali, ku një grup criminal prej dhjetë personash është arrestuar për grabitjen e disa sasive djathi “Parmixhan” dhe vere, kryesisht në zonën e Emilia-Romagna.

Sipas policisë italiane, vlera e grabitur arrin deri në 180 000 Euro gjatë këtyre dy viteve të fundit.

Një nga anëtarët e bandës dyshohet se ka patur lidhje profesionale me bizneset agrikulturale të zonës dhe iua kishte kaluar informacionin bashkëpunëtorëve të tij.

Megjithatë, sipas ekspertëve, grabitja e ushqimeve nuk është e kufizuar vetëm në një zonë të Italisë, por është në fakt një problem në të gjithë vendin.

Sipas një prej organziatave agrikulturale, rreth 14 milionë dollarë djath “Parmixhan” janë grabitur në Itali gjatë tri viteve të fundit.

Një rrotë e vetme djathi mund të shitet me një vlerë prej $500 dhe prodhuesit në zonat rurale, shpesh nuk kanë burimet e duhura për të shtuar sigurinë në vendet e grumbullimit, apo në fabrika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje