Nuk ka qenë një moment i këndshëm për reporteren Lauren Hewitt, të televizionit anglez “Mustard TV.”
Gjatë një transmetimi direkt nga Costessy, ajo ishte duke raportuar mbi reshjet e shiut dhe motin e keq që kishte përfshirë zonën, kur një makinë kalon me shpejtësi duke e lagur të gjithën.
Madje, ndërsa ajo kthehej për të vazhduar raportimin, ngjarja është përsëritur sërish.