Këto ditë kam patur një problem shumë shqetësues e madhor të fëmijës tim 4 muajsh. Në të dy sytë kishte tension të lartë dhe të dy sytë i kishin zënë perde, gjë që, sipas mjekëve, ishte e rrallë në fëmijët e porsalindur.
Ky diagnostikim u bë fillimisht në Spitalin Amerikan II-Tiranë, i cili nuk mori përsipër operacionin, pasi të tilla ndërhyrje i bënin kur fëmijët ishin mbi 2 vjeç. Fillova të interesohesha në disa klinika private dhe një pjesë më refuzuan operimin për arsye të moshës dhe pjesa tjetër kishte një kosto shumë të lartë të operacionit. Po bëhesha gati për ta dërguar jashtë shtetit me urgjencë, pasi kisha frikë mos më mbetej fëmija i verbër. Fillova të interesohem me farefisin tim për të grumbulluar ndonjë lek, madje vendosa të vija në shitje edhe shtëpinë e prindërve të mi, pasi gjendja ime ekonomike është e dobët. Me rrogën time mbaj 2 prindërit e mi, bashkëshorten dhe fëmijën tim.
Në këtë kohë një i afërmi im më telefonon dhe më thotë se një kolege pune e tij i kishte rekomanduar një mjeke në QSUT “Nënë Tereza” (spitali francez), mjeken Arjeta Grezda. Kontaktova me mjeken gjatë asaj dite, e cila shumë shpejt pranoi për vizitë djalin tim dhe konkludoi se fëmija duhej të operohej dhe ajo do ta bënte një ndërhyrje të tillë! U qetësova dhe u habita njëkohësisht kur ajo mori përsipër një gjë të tillë! Menjëherë mendova se në këtë botë paska edhe mjek të mirë dhe humanë.
Filluan menjëherë veprimet e pranimit, (pasi ndërhyrja duhej bërë sa më shpejt), duke filluar nga analizat mjekësore, të cilat u ndoqën nga mjekja anesteziste Lindita (të më fali që nuk ja mbajë mend mbiemrin), hapja e kartelës për operim nga asistentja e mjekes Arjeta, nënshkrimin e menjëhershëm të saj nga shefja e pavijonit Vilma Mema dhe përcjellja e kartelës tek urgjenca nga Lida. Në pavijon si kryeinfermierja ashtu edhe infermieret sapo lexuan kartelën, u përkujdesën maksimalisht që dhomës të mos i mungonte asgjë.
Si operacioni i parë për eliminimin e tensionit të lartë në sytë ashtu edhe operacioni i dytë për heqjen e perdeve, u kryhen nga mjekja duarartë, e palodhur dhe humane Arjeta Grezda dhe anestezistja Lindita, të cilat refuzuan në mënyrë tepër kategorike çdo lloj pagese kesh nën dorë apo dhurate, te cilat u ofruan nga ne në shenjë gëzimi e mirënjohje mbas operacioneve. Përsëri mendova se mjekë të tillë human janë me të vërtetë krenaria e vendit tonë.
Pa u mbushur afati kohor prej 4 javësh për rikontroll pas operacionit, doktoreshë Arjeta kërkoi që të shikojë fëmijën tim, për të parë ecurinë, e cila është shumë e mirë. Pas 2 javësh do të shkojmë përsëri, për të bërë matjet për lente apo për syze. Tani që po shkruaj akoma nuk është mbushur afati 2 javor.
Por unë nxitova të shkruaj, për ti thënë lexuesve të gazetës dhe opinionit, se në Shqipëri ka mjek humanë e me integritet të lartë moral e profesional. Faleminderit shumë nga zemra të gjithë ekipit mjekësor, të cilët punuan me përkushtim, për ti sjellë dritën e syve fëmijës tim. Zoti ju bekoftë!
ERMIR STAFA: Lagja “Ali Demi” Tiranë
Shume profesionale dhe mbi te gjitha Njeri ne kuptimin e plote te fjales !
Te mbushet zemra me gezim dhe shprese me kete shkrim. Femijes i uroj shendet te plote, njekohesisht mjekeve dhe zonjes qe ka treguar historine, veç respekt. Jeta ka plot gjera te mira te cilat duhen treguar dhe ndare me te tjeret. Mjaft me lajme kriminale se na e nxine jeten.
Dok Arjeta eshte nje nga mjeket me profesioniste te QSUT, kobsuderata maximale per te!
Natyrisht qe ka mjeke e njerez te mire, dhe na behet qejfi qe te degjojme te tilla raste. Sic thote edhe komentuesi tjeter, na kane merzitur shume mediat me lajme te zeza qe i fryjne e shpesh shtremberojne. Ju lumte per kete rast qe transmetoni: me emer e mbiemer duket qe eshte histori e vertete!
Uroj vetem te mira per femijen e familjen dhe natyrisht per ekipin mjekesor.
femijes i uroj sherim te shpejte. dhe vertet ju uroj gjithe te mirat. faleminderit qe ndate kete histori humane ka shume dhimbje dhe varferi ne kete vend.me kete histori shohim pak drite ne fund te tunelit respekte per mjeken dhe ekipin mjekesor…qofte nje enderr e keqe kjo qe kaluat
I urojme sherim te shpejte femijes tuaj,dhe falenderojme Dr.Arjeten per seriozitetin dhe profesionalitetin ne punen e saj.Suksese te metejshme Dr.Arjeta Grezda ne kete profesion aq sa human por edhe me pergjegjesi.Falenderojme edhe te gjithe stafin tuaj.Bravo dhe respekte.
Femijes te shkura dhe nuk diskotohet se dhe ti vete je shume human . thone nje llaf se zoti sheh , dhe shume lutje per ty bejme dhe ne per ty familjen te shkura Femijes e miresi per ju.
Shume dakord, me nji korigjim Te Vogel. Natyrisht, qe ka dhe mjeke jo te mire, Te pandergjegjshem.
Dr. Arjeta Grezda nuk ka fjale per te te falenderuar. Isha plotesisht e bindur qe nuk do te isha i vetmi prind qe do kishte te njejten experince me nje profesioniste dhe njeri te jashtezakonshem si ju. Vajza ime kishte vetem 4 dite qe kishte lindur kur ne spital mori nje infeksion ne sy. Per dy jave syte e saj qendruan te mbyllur deri sa ju gjeta ju, e vetmja qe me dha zgjidhje. Ma late mua ne dore ta vleresoja punen tuaj dhe per shkak te kusheve nga ana monetare nuk iu vleresova sa e meritonit. Gjithmone kam dashur te vij perseri te klinika por tju falenderuar por u largova nga Shqiperia. Nuk do e harroj kurre ate qe keni bere per femijen tim. Ju uroj me gjithe zemer me te mirat e kesaj bote juve dhe familjes tuaj.
Jeni shembulli me positiv ne mjekesi.
Mirenjohese pa fund!