Një kamera sigurie ka arritur të filmojë momentin e frikshëm, kur një oficer policie tërhiqet zvarrë për 70 metra nga një triçikël në Kinë, përpara se t’i shtypë këmbën.
Incidenti ka ndodhur në provincën Anhui, ndërsa oficeri i policisë nuk ishte në detyrë, por pa se triçikli kaloi një semafor të kuq në kryqëzim dhe u përplas me një automjet tjetër.
Por, kur polici u afrua për t’i kërkuar dokumentet, drejtuesi i triçiklit vendosi të largohej. Oficeri i policisë u përpoq ta ndalonte, por nuk mundi.
Triçikli, pasi mori shpejtësi, e rrëzoi atë në rrugë dhe i kaloi mbë këmbë.