VIDEO/ Rama vizitë për Sulltan Novruz në një familje, urime dhe batuta

22 Mars 2017, 13:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të vizitojë për festën e Sulltan Novruzit një familje kryeqytetase.

Shefi i qeverisë në bisedë e sipër me familjarët u befasua kur u prezantua me pinjollen e familjes, një vazjë 4 muajshe me flokë të zeza.

“Uaaa, po kjo, kush është kjo, kjo është shoqja e Zahos”­ tha Rama duke e shoqëruar me nota humori.

E ëma i tregoi se është vetëm katër muajshe.

 “Po ti ke qenë kaq e vogël, e mbarë me flokë për t’ja pasur zili, gjithë këto flokë, Zahon e kemi qeros, e kemi si ‘lulëkuqet mbi mure’ se e kemi edhe katunar Zahon, rri në Surrel, rri me pulat e me lopët e me qenin atje, janë një grup shokësh e shoqesh atje”­ u shpreh Rama.

Në këtë vizitë Rama u shoqërua nga ish­-ministri Saimir Tahiri.
Më pas  zonja e shtëpisë ka qerasur me ashure Ramën dhe Tahirin ku të dy nisën të provojnë ushqimin simbol të Sulltan Novruzit. /ad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje