Një person i armatosur me thikë, ka hyrë me makinë mes kalimtarëve në Westminster Bridge, në Londër, si edhe vrau një oficer policie jashtë ndërtesës së parlamentit, në atë që u cilësua si sulmi terrorist më i rëndë që ka goditur Londrën vitet e fundit.
Të paktën pesë persona, përfshirë edhe agresorin, mbetën të vrarë, ndërsa 40 të tjerë u plagosën në kryeqytetin britanik, në një sulm të “frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar.”
Ngjarja ndodhi rreth orës 2:40 të pasdites, sipas policisë londineze.
Autori, i cili ngiste një makinë sportive, hyri midis këmbësorëve në Westminster Bridge,” pranë ndërtesës së parlamentit, ku mbetën të vrarë dy persona dhe disa të tjerë të plagosur.
Pas përplasjes, ai doli nga automjeti dhe iu afrua ndërtesës së parlamentit, ku vrau me thikë një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje.
Sipas policisë britanike, ata ishin përgatitur për një ditë të tillë, por shpresonin se nuk do të vinte kurrë.
Sulmi ndodhi në përvjetorin e sulmeve në Bruksel, ku mbetën të vrarë 32 persona.