Sulmi në Londër, kulla Eiffel shuan dritat në shenjë solidariteti

23 Mars 2017, 03:18Sociale TEMA

Pas sulmit të rëndë teorrist që goditi Londrën, ku mbetën të vdekur pesë persona dhe të paktën 40 të tjerë të plagosur, kulla Eiffel në Paris ka shuar dritat në shenjë solidariteti.

Mbrëmjen e të mërkurës, në shenjë respekti ndaj viktimave që humbën jetën në Britaninë e Madhe, kulla Eiffel është zhytur në errësirë.

Franca dhe kryeqyteti i saj kanë qenë një ndër vendet më të goditura nga sulmet terroriste të viteve të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje